“Nuk din me lexu oj loçkë” – Canaj kërkon që mentori i doktoraturës së Gecit të dalë para gjyqit

Analisti Shemsi Jashari në emisionin “Click” në RTV21 tha se në partinë Vetëvendosje ka deputetë që kanë hapur llogari bankare për herë të parë pasi janë bërë deputetë.

Këtu replikoi edhe Blerim Canaj duke thënë se ka deputetë që nuk dinë as të lexojnë.

Paraprakisht duke iu referuar deputetit Fatos Geci për deklaratat që bëri ndaj deputetes Vlora Çitaku, tha se mentori që atij i ka dhënë doktoraturën duhet të dalë para gjyqit.

“Qysh është e mundur që ti se kalon as shkollën fillore as të mesme kur s’din me lexu, a po e kuptoni si i kemi punët”, tha ai.
“Ti deputet ki që s’din me lexu oj loçkë”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës me dy seanca sot, në agjendë 10 pika të rëndësishme

Në Kuvendi i Kosovës sot pritet një ditë me agjendë të ngjeshur, pasi do të zhvillohen dy seanca.

Në orët e paradites, rreth 10:00, deputetët do të mblidhen në një seancë të veçantë kushtuar nderimit të kongresmenit amerikan Eliot Engel, si shenjë respekti për kontributin e tij.

Më pas, në orën 11:00 do të vazhdojë edhe seanca e rregullt plenare, ku ligjvënësit pritet të shqyrtojnë dhe trajtojnë dhjetë pika të ndryshme të rendit të ditës.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
parlamentare.

E rëndë: I riu gjendet pa shenja jete në banesën me qira

Një rast i rëndë është regjistruar në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026, në rrugën “Papa Gjon Pali”, ku pronari i banesës, pasi ka hyrë në hapësirën që e kishte lëshuar me qira, ka konstatuar se qiramarrësi ndodhej pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Ajvaz Pirecit, 36 vjeç.

Rasti është trajtuar nga të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimet rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të sqarojë rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

MINTI cakton çmimet tavan, ja sa kushton sot nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.63 euro për litër;

Benzina: 1.40 euro për litër;

Gasi: 0.87 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se këto çmime janë maksimale dhe asnjë pikë e shitjes së karburanteve nuk guxon të shesë mbi këto vlera. Ky vendim vjen si masë për të mbrojtur konsumatorët nga lëvizjet e pakontrolluara të çmimeve në tregun e derivateve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve. Ankesat mund të adresohen në:

Email: konsumatori@rks-gov.net

Nr. tel.: 0800 11000

Këto çmime do të jenë valide për 24 orët e ardhshme nga momenti i hyrjes në fuqi./Insajderi

 

Musliu: Të martën, ky pushtet dhe ky regjim merr fund

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se tashmë koha ka filluar numërimin prapa për kalimin e afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit.

Pikërisht për këtë, ajo ka thënë se të martën do të marrë fund pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka cilësuar si arrogant.

“Fatmirësisht, koha ka filluar të numërojë mbrapsht dhe të martën kjo qeveri, ky pushtet, ky regjim, kjo arrogancë do ta marrë fundin. Meqë e hëna është dita përfundimtare për zgjedhjen e presidentit dhe arroganca e tyre tregon që këta nuk janë të interesuar t’i ofrojnë shtetit institucione dita mbrapa që është e martë e sqaron gjithçka dhe do ta dimë edhe datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Musliu, pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

“Ia ktheu sovranitetin Kosovës”: Çka shkruante Rexhep Qosja për votën e tij pro Albin Kurtit më 2025?

Rexhep Qosja, akademik i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot në prani të familjes.

Në dy palë zgjedhjet e fundit të vitit 2025, Qosja ishte deklaruar se do të votonte pro kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim të gjatë, ai kishte njoftuar aryset pse do të votonte për Kurtin dhe VV-në.

“Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, kur e kur të serbëve në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje” – shkruante Qosja, ndër të tjera.

 

Avokati i Naim Murselit, i gatshëm të ankohet për dënimin me burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa për Kushtrim Kokallën është shqiptuar dënimi me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, në një prononcim për KlanKosova ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit me burgim të përjetshëm për klientin e tij.

“Kur të merret vendimi, gjithsesi po. Pa e marrë aktgjykimin nuk mund të them asgjë. Pa e parë aktgjykimin nuk e di saktësisht, por ankesa do të bëhet”, deklaroi ai.

Deklarata skandaloze e Gecit për Thaçin, reagon edhe Sami Lushtaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili ka thënë se ish-krerët e UÇK-së do të kenë fatin e njëjtë si Naim Murseli.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka mbrojtur figurat e luftës çlirimtare, duke vlerësuar veçanërisht rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në historinë e Kosovës

Ai e ka cilësuar Thaçin si një emër të pandashëm nga rrugëtimi i popullit drejt lirisë dhe shtetndërtimit, duke theksuar se ai përfaqëson një epokë të tërë të sakrificës dhe vendosmërisë

Lushtaku është shprehur krenar për bashkudhëtimin “në luftë dhe në paqe”, ndërsa ka shtuar se historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, por as nuk i fal ata që, sipas tij, zgjedhin “anën e turpit”.

 

Amaneti i fundit i pazakontë por fisnik i Akademik Rexhep Qosjes

Lajm tejet i hidhur ka pllakosur mbarë kombin shqiptar këtë të enjte, pasi një nga mendjet më të ndritura dhe figurat më emblematike të letrave tona, Akademik Rexhep Qosja, është ndarë përgjithmonë nga jeta. Ikja e kolosit, i cili për gati një dekadë drejtoi Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe na dhuroi kryevepra të pakontestueshme si “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, lë pas një zbrazëti që vështirë se mund të mbushet në kulturën dhe historinë shqiptare.

Megjithatë, ajo që e ka bërë këtë lamtumirë vërtet të jashtëzakonshme dhe ka tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare, nuk është vetëm pesha e humbjes, por amaneti i fundit dhe tejet i pazakontë i vetë akademikut.

No photo description available.

Përmes një njoftimi të thellë e prekës, rrethi i tij i ngushtë ka zbuluar detajet e atyre që duket se ishin dëshirat e fundit të Qosjes.

Ndryshe nga çdo figurë tjetër publike e këtij kalibri, e cila rëndom përcillet me protokolle të rrepta, ditë zie kombëtare dhe homazhe shtetërore me dyer të hapura, ai ka zgjedhur një heshtje absolute dhe një ikje plotësisht modeste.

Varrimi i tij është kryer po sot, totalisht larg dritave të kamerave dhe vëmendjes mediatike, ekskluzivisht vetëm me praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë.

Në këtë porosi të prerë, ai ka kërkuar që të mos ketë as ceremoni pritjeje për ngushëllime nga njerëzit dhe familja ka refuzuar kategorikisht çdo organizim institucional e shtetëror për nder të tij. Të afërmit kanë bërë një lutje të sinqertë publike që t’u respektohet privatësia për të mbajtur këtë zi të madhe në qetësi të plotë, duke shënuar kështu një fund po aq unik e fisnik sa vetë jeta dhe vepra e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Vëllai i Fatos Gecit i reagon Kërçelit: Ky Ilir Teknefeci po gënjen, shumë i pafytyrë

Faton Geci, vëllai i deputetit të Lëvizjes Guxo, Fatos Geci, ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Kërçelit, i cili kishte mohuar se kishte shkruar fjalimin skandaloz kundër Hashim Thaçit.

Përmes një komenti në postimin e Gazetës Insajderi, Fatoni ka thënë se Ilir Kërçeli po “gënjen”, duke e quajtur të pafytyrë.

“Ky Ilir Teknefeci po gënjen sa po i nxë goja, shumë i pafytyrë, marre banu burr!”, ka shkruar Fatoni, vëllai i deputetit të Guxo, Fatos Geci.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas deklaratave të familjes Geci, ku është përmendur emri i tij.

Nehat Geci kishte deklaruar se fjalimi i Fatos Gecit ishte shkruar nga Ilir Kërçeli. Megjithatë, vetë Fatos Geci e ka mohuar publikisht këtë pretendim, duke theksuar se fjalimin e ka hartuar vetë.

Në një video-reagim, Kërçeli ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se qëndrimet e tij për krerët e UÇK-së në Hagë janë të njohura publikisht.