div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajmërohet deputeti i Vetëvendosjes që u “akuzua” se ia shkroi fjalimin Fatos Gecit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli ka mohuar kategorikisht pretendimin e Nehat Gecit, xhaxhait të deputetit Fatos Geci, se gjoja ai është autori i fjalimit skandaloz të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket fjalimit, deputeti ka reaguar duke thënë se fjalimin e ka shkruar vet. Sa më përket mua, dihet publikisht qëndrimi im për krerët e UÇK-së në Hagë”, ka thënë Kërqeli.

“Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam takuar të gjithë të paraburgosurit një nga një. Në dy protestat e organizuara kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje, e kam marrë pjesë edhe vet”.

“Lutem sot, e dje e çdo ditë që ata sa më parë të kthehen në mesin e familjeve të tyre”.

Tragjedi në fshatin Kabernik: Babai vret vajzën 2-vjeçare, më pas vetën

Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Bosnjë e Hercegovinë.

Dyshohet se një burrë 49 vjeçar e ka vrarë vajzën e tij 2 vjeçare dhe më pas e ka vrarë vetën.

Prokuroria Publike e Qarkut të Sarajevës Lindore, ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia e trupave të babait e fëmijës, që u gjetën të vdekur në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.

“Prokurori kujdestar ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar autopsia për të përcaktuar saktësisht kohën dhe shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruajnë mediat.

Bazuar në rezultatet e para të hetimet dyshohet se E.D, nga Gorazhde ka vrarë fëmijën e tij dyvjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave lokale, ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, i kishte lënë familjes një letër lamtumire, të cilën ata e kanë raportuar në polici, të cilët kanë dalë në terren dhe në fshatin Kabernik kanë gjetur trupat e babait dhe fëmijës

Rama nuk ndalet: tjetër shkarkim në Komunë, ja kush e zëvendëson drejtorin e Shëndetësisë

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po shihet si goditje brenda strukturave të LDK-së.

Nga detyra është liruar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Izet Sadiku, i cili përmes një reagimi publik ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet për mbështetjen gjatë ushtrimit të funksionit.

“Ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë të shërbej në këtë detyrë…”, ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohje për qytetarët, stafin shëndetësor dhe drejtuesit institucionalë.

Sipas informacioneve, në vend të tij është emëruar Bujar Gashi, i cili pritet të marrë drejtimin e sektorit të shëndetësisë në kryeqytet.

Ky është shkarkimi i dytë brenda një kohe të shkurtër nga ana e Ramës, në një periudhë kur raportet brenda LDK-së janë përshkallëzuar dhe tensionet janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Lëvizjet e fundit në Komunën e Prishtinës po interpretohen si pjesë e një riorganizimi më të gjerë politik, ndërsa nuk përjashtohet që shkarkime të tjera të pasojnë në ditët në vijim.

Reagon babai i Fatos Gecit: Qëndrimin tonë ndaj Thaçit e di krejt Kosova

Halil Geci, babai i deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka thënë se po synohet të dëmtohet koalicioni VV-GUXO.

Nehat Geci deklaroi se vetë Fatos Geci i ka thênë se deputeti Ilir Kërceli ia ka shkruar fjalimin

Të njëjtën e kishte thënë edhe Gani Geci në “Pressing” të T7, referuar Nehatit.

Fatos Geci ka uruar burgim të përhershëm të Hashim Thaçit, por Halil Geci tha se djali e tij nuk e vendosë procesin gjyqësor.

Sipas tij, ata që po akuzojnë problemin e kanë me Albin Kurtin e Donika Gërvallën, jo me Gecin.

Kurti emëron Bajramin kryenegociator në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Me këtë rast Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.