div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-166 category-paged-166 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërohen votat e diasporës për Mitrovicën – ja kush po prinë bindshëm

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes.

Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsejtë 298 vota, derisa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.

Rezultatet e diasporës në Prishtinë: Çeku bindshëm para Ramës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për komunën e Prishtinës.

Vota nga disapora më shumë ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.

Hajrulla Çeku ka marrë gjithsejtë 395 vota, derisa Perparim Rama ka marrë 168 vota.

Befasi në këtë komunë: Diaspora voton masivisht VV-në – a arriti të përmbysë rezultatin ndaj LDK-së?

Vitia ishte komuna e vetme ku votat e diasporës mund të ndryshonin rezultatin e balotazhit, por megjithatë LDK ka arritur ta ruajë epërsinë.

Sipas numërimit të votave me postë:

VV ka marrë 317 vota,

LDK ka marrë 234 vota.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese në diasporë, diferenca nuk mjaftoi për ta kapërcyer avantazhin e krijuar nga votimi i rregullt, transmeton Indeksonline

Rezultati total:

LDK – Sokol Haliti: 8,622 vota

VV – Arsim Ademi: 8,486 vota

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë, këto janë rezultatet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82% prej tyre.

Kurse, në votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, derisa Prebreza me 48.39% të këtyre votave.

Dramë në Viti, LDK e VV në garë të ngushtë – kaq është diferenca pas numërimit të votave të fundit

Në Viti po zhvillohet beteja më e ngushtë e balotazhit. Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, ndërsa 552 vota nga diaspora pritet të numërohen sot.

LDK me Sokol Halitin ka 8,352 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Arsim Ademi, 8,155 vota.

Meqë numri i votave me postë është më i madh se hendeku mes tyre, Vitia mbetet e vetmja komunë ku rezultati mund të ndryshojë plotësisht.

QNR sot nga ora 10:00 nis numërimin e fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë në 18 komuna, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Votat me kusht dhe me nevoja të veçanta, sa vota morën Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Pejës.

Sa i përket votave me nevoja të veçanta, Gazmend Muhaxheri ka marrë 107, derisa kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi vetëm 38.

Ndërsa tek votat me kusht, Kelmendi ka marrë 14 vota, derisa Muhaxheri vetëm 8.

Numërohen votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Prizren: Sa fituan Totaj e Abrashi?

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prizrenit.

Shaqir Totaj i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 47 derisa Artan Abrashi i VV-së 28.

Sa i përket votave me kusht, Abrashi i VV-së ka marrë 75 derisa Totaj 52.

Kaq vota morën Arian Tahiri e Faton Peci nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka  marrë 38 vota, derisa Faton Peci i LVV-së, 26.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Faton Peci i LVV-së ka marrë 70 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së vetëm 39.

AAK në prag të kthesës? Reagimi i zyrtarit për Konjufcën shkakton bujë të madhe

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Krasniqi ka vlerësuar se dalja e Glauk Konjufcës si kandidat për kryeministër ka ndryshuar llogaritë politike në vend dhe se kjo situatë kërkon një qasje serioze, të matur dhe larg interesave të ngushta partiake.

“Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse kjo hap rrugën për stabilitet institucional, shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe zgjidh njëherë e mirë çështjen e presidentit. Nëse VV-ja dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe.

“Kërkohet stabilitet, jo tension. Kërkohet vendim, jo improvizim. Kosova ka nevojë për drejtim të qartë dhe kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër”, ka shtuar ai.

Përfundon numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Prishtinë

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prishtinës.

Kandidati i LDK-së për kryetar, Perparim Rama,  pas numërimit 100% të votave të personave me nevoja të veçanta ka marrë 108 vota, derisa ai i LVV-së, Hajrulla Çeku ka marrë 68.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Çeku ka marrë 82 vota, derisa Perparim Rama 54.