Pamje dramatike nga Parisi – tornado e fuqishme merr një jetë dhe plagos katër persona

Një  tornado e fuqishme përfshiu lagjet në veri të Parisit të hënën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima. Stuhia rrëzoi tre vinça ndërtimi, duke lënë pas një person të vdekur dhe katër të tjerë me lëndime kritike.

Qyteti i Ermont, rreth 20 kilometra në verilindje të Parisit, ishte zona më e prekur nga “vorbulla” e papritur, e cila shkaktoi dëme në rreth 10 lagje.

Prokurori rajonal Guirec Le Bras konfirmoi se viktima ishte një punëtor ndërtimi 23-vjeçar që humbi jetën në një kantier ndërtimi, ndërsa dhjetë persona të tjerë u lënduan – katër prej tyre në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve, tornado rrëzoi vinça dhe shkuli çati ndërtesash, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, reagoi në platformën X, duke e përshkruar stuhinë si një fenomen me “intensitet të papritur dhe të rrallë”.

Ai shtoi: “Po e ndjek situatën nga afër dhe shpreh mbështetjen time për zyrtarët, ekipet e shpëtimit në vendngjarje dhe banorët e prekur. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të viktimës së ndjerë.”

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi binin brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.

Njëri prej vinçave ra mbi një klinikë, pa shkaktuar lëndime, ndërsa një tjetër u shemb mbi një ndërtesë banimi. Autoritetet franceze thanë se në vendngjarje kanë dalë dhjetëra zjarrfikës, policë dhe personel mjekësor për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe për të vlerësuar dëmet.

Pamje:

Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Numërohen votat me postë në Gjilan, mësohet a do të ketë balotazh

përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Gjilanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 51.76% të votave të diasporës, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 36.53% të votave me postë.

Ndërsa dhe në rezultatet preliminare të KQZ-së, Hyseni i VV-së prin në Gjilan me 49.76% të votave, derisa i dyti radhitet Ismajli i cili ka grumbulluar 34.24%.

Me këtë rezultat edhe Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor.

Polici serb i Kosovës i referohet shtetit “Kosova Metohija” në profilin e tij

Stefan Iliç, zyrtar policor që i përket gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës, prej kohësh në profilin e tij në Instagram mban mbishkrimin “Kosova e Metohija”, një referencë jozyrtare dhe politike që nxit përçarje dhe urrejtje, e cila, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër të dënueshme.

Iliç, i diplomuar në janar të këtij viti, është i angazhuar në stacionin policor në veri të vendit, konkretisht në ekipin A, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nëse dhe çfarë masash merren në raste të tilla.

Ndërkaq sa i përket aspektit ligjor, avokati Visar Rrecaj pohon se kjo është shkelje e rëndë.

“Referimi i zyrtarit policor vendit e shtetit te cilit i shërben Kosovës, me termin jo zyrtar ‘Kosova e Metohija’ është shkelje e rëndë madje edhe i betimit të dhënë, pasi ai pikërisht betohet se do të jetë besnik ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa t’i referohet kësaj republike me Kosova Metohi është më shumë se shkelje e betimit”, tha Rrecaj për Klan Kosova.

Nga Altiana Zogaj

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 72 cent më i ulët se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar, në 60.57 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 66 cent më poshtë, në 56.88 dollarë

Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Furnizimi po rritet ndërsa kërkesa është e zbehtë, raportoi javën e kaluar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Në kushte të tilla, rezervat globale arritën nivelin e tyre më të lartë në katër vjet në gusht, në 7.9 milionë fuçi, llogariti agjencia, dhe teprica e furnizimit duhet të rritet ndjeshëm deri në vitin e ardhshëm, më së voni.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për bllokadën e qeverisë amerikane për shkak të mosmarrëveshjes mbi shpenzimet buxhetore.

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Prishtinë.

Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga VV-ja, Hajrullah Ceku nga ka marrë 55.38% të votave të diasporës.

Ndërsa kryetari aktual, Përparim Rama ka marr 26.67% të votave me postë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Rama prin në Prishtinë me 33.78% të votave, derisa Ceku radhitet i dyti me 33.00%.

Kurti shkon në Londër, zbulohet agjenda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, kjo për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesi të Berlinit. Samiti do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2025.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të hënën, duke paralajmëruar edhe takime bilaterale.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njioftim.

Ndërkaq, Serbia do të përfaqësohet me kryeministrin, Đuro Macut. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes Kurtit dhe Macut.

Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së

Policia serbe ka kryer bastisje në shtëpinë në Tërnoc të zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Ramizit, i cili ka qenë edhe ish-pjestar i UÇPMB-së.

Bastisja ka ndodhur para disa ditesh, ndërkohë raportimi dhe pamjet janë publikuar sot në mediat lokale të Luginës.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Ramizi ka kandiduar për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK’së.

 

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë ndaluar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të ndodhur më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas komunikatës së përbashkët për media, pas veprimeve hetimore dhe identifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

IPK, në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur të sigurojë prezencën e personave të dyshuar dhe të sekuestrojë prova materiale, përfshirë një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën e tipit AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor - Insajderi - image 197
“Kurti pagoi Adelinën për ta lavdëruar” – akuza e fortë nga Haki Abazi

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila para disa javësh në një emision kishte thënë: “Është epoka e Albin Kurtit.”

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Abazi u shpreh se kryeministri në detyrë i ka dhënë para artistes.

“Kam thënë që Kurti ka hyrë në lloçin ballkanik të bërjes fushatë dhe të arritjes tek elektorati, duke paguar. Nuk kam thënë që Adelina Ismaili i ka marrë paret, por Albin Kurti i ka dhënë paratë Adelina Ismailit. Ka grant prej Ministrisë së Kulturës, ka marrë grant prej kësaj Ministrie”.

“Jemi në një ide e koncept që Kurti është bërë më lloç se sa që kanë qenë politikanët e tjerë. Ka përdorur të gjitha fondet”, deklaroi Abazi, njofton Klankosova.tv.