Rrahje brutale mes serbëve në një lokal në veri, bëhen për spital

Tre shtetas të Serbisë derisa ishin duke qëndruar në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre persona serbë, shtetas të Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 ne lokalin ”Monte Negro” në rrugën Nemaninja në Leposaviq, transmeton klankosova.tv.

“Me datën 18.10.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor Leposaviq, ku të dyshuarit, A.B 24 vjeçar, S.R 21 vjeçar dhe N.S 24 vjeçar kishin sulmuar fizikisht tre persona të tjerë”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë intervistuar dhe në vendngjarje kanë takuar viktimat P.S, A.B dhe L.T, te cilët kanë deklaruar se derisa sa kanë qenë duke qëndruar në lokal janë sulmuar nga të dyshuarit dhe verbalisht kanë deklaruar se nuk i njohin personat e dyshuar.

Bëhet e ditur se të sulmuarit së pari kanë pranuar trajtim mjekësor ne QKMF Leposaviq, me pas janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë veri.

Personat e arrestuar pas inetervistimit janë liruar me procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv.

Don Xhoni kështu po iu përgjigjet deklaratave të fundit nga Lladrovci

Kohës së fundit raporti i Ramiz Lladrovcit dhe Don Xhoni është përfolur shumë në mediat rozë.

Në një intervistë Lladrovci është shprehur se “Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë”.

E mesa duket kësaj deklarate Don Xhoni i është përgjigjur indirekt, kështu e kanë kuptuar veprimin e tij të fundit fansat.


Pasi në ditën e zgjedhjeve reperi është larguar nga vendlindja e tij, duke udhëtuar drejtë Dubait, duke bërë të mos merr pjesë në votim.

Andaj nuk kanë munguar as postimet nga Dubai.

Shala: Kurti tmerrohet nga kthimi eventual i Thaçit

Analisti Azdren Shala, ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale dhe qëndrimet, sipas tij, kontradiktore të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë gjykatë.

Shala tha se VV-ja ka thënë që Specialja nuk duhej themeluar e më pas duhej zhbërë, por sipas tij, është bërë një test për zhbërjen dhe se “një telefonatë nga burgu ia ka ndërruar qëndrimin” se s’i japin votat për këtë çështje.

“Konsistenca në raport me gjykatën nuk është akt, është proces. Vetëvendosja ka thënë që duhet zhbërë Gjykata Speciale dhe mos të themelohet”.

“Është bërë një test në vitin 2018, i ka bërë gati votat kundër, Rexhep Selimi ka thënë ‘ne i japim votat’. Por, një telefonatë nga burgu ndërron qëndrim, nuk i japin votat”, tha ai në “Jehona politike”.

Tutje, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka përfituar më së shumti vota nga Gjykata Speciale dhe Kurti tmerrohet nga lajmi për kthimin eventual i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Pra, kemi të bëjmë me një farsë politike dhe Vetëvendosja është partia që më së shumti ka përfituar vota nga Gjykata Speciale duke na mbështjellur neve fabulën sikur është kundër, a në fakt është pro”.

“Albin Kurti sic i është gëzuar lajmi kur është arrestuar Hashimi, sot e tmerron lajmi për kthimin eventual i kthimit të Thaçit sepse ia prish disa ambicie që i ka për pushtet”, tha ai.

Operacion i madh policor në Veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas komunikatës, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me njësi tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, janë duke zbatuar një urdhër të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë Speciale për të kryer bastisje në nëntë lokacione të ndryshme.

Bastisjet thuhet se janë duke u kryer nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara, ose personelit që vepron në marrëdhënie me ta”, “vrasje e rëndë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale ka theksuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale./teve1.info/

Këta janë 10 asamblistët më të votuar në Kosovë

Tashmë janë konfirmuar edhe asamblistët më të votuar në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Duke përjashtuar bartësit e listave – të cilëve votat e subjektit politik u kalohen automatikisht – disa kandidatë për asamble komunale kanë arritur të fitojnë mbi një mijë vota personale, duke dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Lista:

Islam Ukaj (PDK – Prizren) – 1,524 vota

Gëzim Sveçla (LVV – Prishtinë) – 1,377 vota

Burim Bajrami (PDK – Ferizaj) – 1,344 vota

Rexhep Kurtbogaj (LDK – Pejë) – 1,218 vota

Qendrim Millaku (AAK – Klinë) – 1,183 vota

Rasim Hasani (LDK – Lipjan) – 1,181 vota

Bujar Gashi (LDK – Prishtinë) – 1,174 vota

Xhevdet Haxhidemaj (PDK – Ferizaj) – 1,167 vota

Bekim Gashi (LDK – Prishtinë) – 1,115 vota

Fikret Rexhepi (PDK – Skenderaj) – 1,109 vota

Pamje nga operacion policor në disa pjesë të Veriut, ku Prokuroria Speciale po kryen bastisje

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga operacioni qe po zhvillohet nga mëngjesi në pjesën veriore të Kosovës.

Ndëkaq në njoftim thuhet se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

 

 

Vrasje të Rëndë;

Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Prishtinës, vdes një person

Ka vdekur personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë të Prishtinës.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Policia njofto se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për Obduksion.

“Çagllavicë, Prishtinë / 11.10.2025 – 12:00. Më 18.10.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima m/k, i cili ka qenë i lënduar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /

Arrestohen shtatë kosovarë në kufirin Kroaci-serbi

Shtatë kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi.

Në një video të publikuar nga Jepi zë, një kosovare rrëfen se si me autobusin që po udhëtonin, janë arrestuar pesë pasagjerë dhe dy shoferë,  transmeton Klankosova.tv.

E njëjta thotë se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi qysh nga ora 15:00 e së shtunës.

Madje përgjatë videos, ajo tregon gjendjen e kufirit, i cili bazuar në ato pamje, nuk ishte i mbingarkuar nga automjete, por i lirshëm për qarkullim.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë më agjencinë turistike të transportuesit që është ndaluar, megjithëse të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

VV feston – votat e diasporës vendimtare, s’ka nevojë për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Shtimes.

Fitues me votat e disaporës ka dalë kandidati i Vetëvendosje, Qamajl Aliu, me 51.63%, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Përparim Musa me 35.15% të votave.

I treti renditet Kastriot Shabani i LDK-së me 13.22% të votave.

Kurse kandidati i AAK-së, Ramë Bislimi, nuk ka marrë asnjë votë.

Aliu nga votat e rregullta në Kosovë kishte fituar 50.49 për qind të votave, ndërsa votat me zarfë vetëm sa ia konfirmuan fotoren pa balotazh

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re Notrit Emini

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, Notrit Emini nga Tupalla e Medvegjës, raporton Gazeta Sinjali.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me Namazin e Ikindisë në ora 15:30, në varrezat e Arbërisë (ish Dragodan).