div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajm i hidhur: Vdes infermierja e njohur nga Mitrovica

Ka vdekur infermierja mitrovicase, Emine Lushi, shkruan Mitrovica SOT

Ajo shërbeu dhe dha kontribut të çmuar për tre dekada në Shëndetësi.

E ndjera njihej për përkushtimin, profesionalizmin dhe etikën e lartë me pacientët.

Ngushëllime familjes, miqve e kolegëve!

Të dielën paralajmërohet protestë në Prishtinë

Të dielën me datën 14 qershor, do të organizohet një tubim paqësor “Kundër shitjes së tokave shqiptare”, shkruan GazetaDemos.

Protesta do të mbahen në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet me fillim nga ora 18:00.

Lajmërimi:

Gjini fton PDK-në dhe LDK-në ta krijojnë qeverinë e opozitës: Në të kundërtën, vendi është në rrezik

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie të opozitës.

Gjini tha se është i shqetësuar nga ajo që e cilësoi si keqkuptim i një pjese të elektoratit lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam një drojë se lajthitja e një pjese të elektoratit e ka arritur atë nivel sa nuk po e kuptojnë që kushdo që është kundër Amerikës është kundër Kosovës. Është kaq e thjeshtë dhe nuk mund të interpretohet në asnjë mënyrë tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Gjinit, veprimet që dëmtojnë raportet me aleatët strategjikë janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi se, pavarësisht se Aleanca do të ishte partneri më i vogël në një koalicion, ka të drejtë të kërkojë bashkëpunimin, pasi sipas tij, Kosova do ta pësonte keq.

 “Nëse edhe 10 kosovarë janë që mendojnë sikur ky mua më dhemb zemra, qysh s’janë t’u e kuptu që këto veprimet janë kundër Kosovës, kundër qytetarëve të këtij vendi. I ftoj dy partitë  e tjera me u bë bashkë, e di që kam me qenë partneri më i vogël. Kam të drejtë të plotë, me i ftu me u bë bashk me ndërtu një qeveri të opozitës, për shkak se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova ka me pësu shumë keq.

Jashtë Kuvendit – veteranë të UÇK-së nuk e bindin as votuesin e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës e themeluar nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka asnjë veteran të UÇK-së në top-pesë kandidatët më të votuar për deputetë.

Ndërkaq disa prej veteranëve të Uck-së e anëtarë të hershëm të PDK-së nuk po arrijnë të sigurojnë ulëse në Kuvend, të paktën tani për tani kur janë numëruar 49.04 për qind to votave.

Në top-pesë janë Bedri Hamza me 57 mijë e 266 vota, Përparim Gruda me 35 mijë e 896 vota, ndërkaq Arian Tahiri me 31 e 188 vota. I katërti është Uran Ismaili me 28 mijë e 19 vota dhe top-pesëshen e mbyll Sala Jashari me 19 mijë e 705 vota.

PDK-ja sipas rezultateve preliminare, pritet të ketë 24 ulëse. Jashtë tyre kanë mbetur veteranë të Uck-së si Hajdar Beqa, Rrustem Mustafa, Xhavit Haliti e Nait Hasani.

Hajdar Beqa ka siguruar 8 mijë e 194 vota, pas tij është Remi me 7 mijë e 995 vota, i pasuar nga Xhavit Haliti me 7 mijë e 875 vota.

Nait Hasani është i 31-ti në renditje me 6 mijë e 783 vota.

Numërohen 40% e votave, dhjetë kandidatët për deputetë më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 40% e votave të kandidatëve për deputetë.

Votat janë nga 1008 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë gjithsej.

Nga Lëvizja Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me mbi 92 mijë vota, shkruan Reporteri.net.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK prin Bedri Hamza, me rreth 44 mijë vota.

Lista vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben Mustafën, Mërgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.

Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 29 mijë vota.

Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.

Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 15 mijë vota.

Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn dhe Albana Bytyqin.

Në nëntë Qendra Komunale të Numërimit është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi është përmbyllur në Junik, Han të Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novëbërdë.

Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Këta janë top 10 e PDK-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes ueb faqes në vazhdimsi ka regjistruar votat e kandidatëve për ulëse në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës, shkruan GazetaDemos.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, në krye të listës prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ku ka grumbulluar 40 mijë e 841 vota.

Pas tij vjen Përparim Gruda me 26 mijë vota, pasuar nga Arian Tahiri me 22 mijë e 634 vota.

Ndërkohë, i katërti është Uran Ismaili, i njëjti ka arritur të posedoj deri tash plot 20 mijë e 356 vota.

Sala Jashari renditet e pesta, me mbi 14 mijë vota, sikurse kjo njejtë edhe Vlora Citaku që radhitet pas saj.

Ish-deputetja Ganimete Musliu ka marrë 10 mijë e 808 vota.

Arben Mustafa e siguroi vendin e 8-të me 9 mijë e 906 vota në plotni.

Ndërkohë ish-deputeti Mërgim Lushtaku u votua nga 9 mijë e 546 veta.

Dhe i 10-ti sikurse edhe numri me të cilin garoj është Enver Hoxhaj që siguroj 9 mijë e 316 vota.

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Pak kohë pas thirrjes së të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, ka folur në detaje për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili  në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.

“Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, ka thënë Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.

Kreu i VV’së ka thënë se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.

“Ne jemi shumë të interesuar për ekspertizën amerikane dhe për korporatat amerikane për gazifikimin e linjitit meqenëse ne i kemi burimet tona. Dhe mendoj se kjo nuk është në shpërputhje me politikën aktuale të administratës amerikane, e cila nuk ka një distancë për përdorimin e  qymyrit siç e kishte administrata paraprake”, kishte shtuar Kurti

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në vitin 2021 kishte vendosur që përfudimisht të mos e përzgjidhte projektin e gazsjellësit amerikan që financohej nga MCC-ja.

Vendimin e kishte konfirmuar atë kohë ministrja Artane Rizvanolli.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, kishte deklaruar Rizvanolli në vitin 2021./GazetaExpress/

Mantelbardhët në garë për deputetë, ja sa vota siguruan doktorët e LDK-së

Në mesin e shumë kandidatëve , pjesë e garës për deputetë në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor janë dhe emra të njohur të cilët për vite me radhë kanë ushtruar profesionin e mjekut.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë kandiduar tre mjekë të njohur, të cilët po garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të deritanishme, teksa janë numëruar mbi 26 për qind e votave, kandidati Ekrem Hyseni renditet i 29-ti në listën e LDK-së me 2,013 vota të fituara, raporton Indeksonline.

Megjithatë, Hyseni nuk është i vetmi mantelbardhë në këtë listë. Pas tij renditet Ferid Agani, i cili aktualisht mban vendin e 37-të me 1,459 vota.

Ndërkaq, Haxhi Avdyli pozicionohet në vendin e 39-të, me 1,408 vota të grumbulluara deri në këtë fazë të numërimit.

Mbetet të shihet nëse numërimi i votave të mbetura do të sjellë ndryshime në renditjen e kandidatëve të LDK-së dhe në garën e mjekëve për një mandat deputeti.

Bëhet hor Rozeta Hajdari, ish-ministrja e akuzuar e Kurtit renditet e 80-ta

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ishte kandidate për deputete në listën e Veetëvendosjes nuk është as afër të bëhet deputete, bazuar në numërimin e 30% të votave.

Hajdari, e cila akuzohet lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore aktualisht është e 80-ta në listë, me 2 mijë e 599 vota në nivel vendi, raporton Klankosova.tv

Shefi i VV-së, Albin Kurti, vendosi që ta përfshijë në listë, përkundër që para pak muajsh u konfirmua aktakuza ndaj saj, e ngritur prej Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Klankosova.tv

Kaq vota ka marr deri tani djali i Jakup Krasniqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.

Jashtë 10-shes më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës momentalisht është Altin Krasniqi.

Kësisoj, në përditësimin e fundit të bërë, të orës 15:30, nga 31,18%, Krasniqi rënditet i 20-ti me 5 mijë e 946 vota.