div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
EKSKLUZIVE/ LVV-LDK drejt marrëveshjes, Lutfi Haziri kryeparlamentar, Albulena Haxhiu presidente

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, megjithëse hollëistë e këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura.

Por burime të RTV21 brenda LVV-së, thonë se bisedimet Kurti-Abdixhiku janë fokusuar jo vetëm në zgjedhjen e presidentit, por edhe në ndarjen e posteve, që përfshinë edhe kryetarin e Kuvendit.

Sipas të njëjtave burime të besueshme për televizionin, në një marrëveshje të mundshme LVV-LDK, në vend të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zgjidhej nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa për presidente do të votohej u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu.

Burimet e RTV21 kanë thënë se kandidati për president, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura e tij për president, për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

Ndërkohë, kjo marrëveshje e mundshme nuk do të nënkuptonte që LDK-ja të përfshihej në qeverisje me LVV-në.

Në një marrëveshje midis LVV-së dhe LDK-së do të siguroheshin 80 vota, që janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit dhe për votimin e kryeparlamentarit. Duke qenë se LVV-ja, së bashku me minoritetet joserbe, ka 66 deputetë, ndërsa LDK-ja ka 15.

Zvarritja e një marrëveshjeje LVV-LDK për çështjen e presidentit po shkaktohet pasi kryeministri Kurti i ka kërkuar në takim Abdixhikut që të sigurohen 84 deri në 85 vota për zgjedhjen e presidentit, duke shfaqur dyshime se brenda deputetëve të LDK-së mund të ketë të tillë që nuk do ta votonin Albulena Haxhiun për presidente, për t’ia liruar vendin e udhëheqjes së Kuvendit Lutfi Hazirit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë ka prezantuar kryesinë e re të partisë, duke lënë jashtë listës disa prej emrave si: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri./RTV21/21Media

Pozoi me Kurtin pa ‘aminin’ e kryetarit, vjen hakmarrja e Abdixhikut ndaj “Xhafës”

“Më mbani për fjale, më pritni pas datës 9 nëntor se nuk e lë pa e trajtu këtë rast”, kishte deklaruar Lumir Abdixhiku në një paraqitje televizive kur ishte pyetur për veprimet që do të ndërmerrte ndaj anëtarit të kryesisë Xhafer Tahiri, pasi ai kishte lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe pse me pesë muaj vonesë, kryetari Abdixhiku nuk i ka harruar veprimet e Tahirit.

Abdixhiku ka vendosur t’i hakmerret ‘Xhafës’ me largim nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të mërkurën, LDK bëri të ditur se kanë bërë ndryshimin e kryesisë së partisë. Në listën me emrat e rinj të kryesisë nuk figuron edhe emri i Xhafer Tahirit, i cili për shumë vite ishte pjesë e kësaj listë.

Përpos Xhafer Tahirit, kryetari Abdixhiku ka lënë jashtë kryesisë edhe emra tjerë të njohur të partisë si Driton Selmanaj, Besa Gaxherri, Arben Gashi e Rrezarta Krasniqi.

Lumir Abdixhiku e Xhafer Tahiri e kishin prishur miqësinë e tyre pas zgjedhjeve të fundit lokale në tetor të vitit që lamë pas.

Xhafer Tahiri, i cili kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, kishte arritur marrëveshje për koalicion në balotazh me kandidatin e LVV-së, Sylejman Mehollin.

Marrëveshja mes dy partive LDK e LVV ishte nënshkruar gjatë një ceremonie në qendër të qytetit në prezencë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku kishte thënë se Tahiri nuk kishte marrë leje nga niveli qendror i partisë për ujdinë me Vetëvendosjen dhe se kjo do t’i kushtonte me përjashtim nga partia.

“Më mbani për fjale, më pritni pas datës 9 [nëntor] se nuk e lë pa e trajtu këtë rast”, tha Abdixhiku në paraqitjen e tij në Debat Plus më 23 tetor. “S’ka më me qenë në LDK, e prapa shpinës një kryetar të një partie tjetër. S’ka më!”, kishte deklaruar Abdixhiku në një paraqitje në Debat Plus.

Përkundër se kishte caktuar një datë, Abdixhiku nuk kishte marrë një vendim zyrtar kundër Xhafer Tahirit.

Prokuroria Speciale kërkon burgim të përjetshëm për tre terroristët e Banjskës

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim maksimal – burgim të përjetshëm – për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë, duke e cilësuar si të vetmin dënim proporcional me peshën e veprës penale

Prokurori i rastit, Naim Abazi, në fjalën përfundimtare tha se në raste të tilla mesazhi juridik duhet të jetë i qartë dhe i prerë.

“Në një rast si ky, ku kemi të bëjmë me një sulm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës dhe kundër rendit kushtetues, mesazhi juridik duhet të jetë i qartë, i prerë dhe i padiskutueshëm. Sulmet e organizuara dhe të armatosura kundër institucioneve shtetërore nuk tolerohen dhe dënohen me ashpërsinë më të lartë të paraparë me ligj. Nëse në një rast me këto përmasa, me këtë shkallë të organizimit dhe me këtë pasojë fatale nuk aplikohet dënimi maksimal, atëherë dëmtohet ndjeshëm efekti parandalues i ligjit penal dhe krijohet perceptimi i rrezikshëm i relativizimit të cenimit të rendit kushtetues.

Në aspektin e proporcionalitetit, duke marrë parasysh natyrën terroriste të veprës, pasojën fatale të shkaktuar, rrezikshmërinë e lartë shoqërore të operacionit, organizimin para-ushtarak të strukturuar, cenimin e drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe mungesën e rrethanave lehtësuese relevante, prokuroria vlerëson se dënimi i vetëm proporcional dhe në përputhje me peshën e veprave penale është burgimi i përjetshëm”, tha ai.

Prokurori Abazi theksoi se duke marrë parasysh natyrën terroriste të veprës, pasojat dhe rrezikshmërinë e lartë, dënimi i vetëm proporcional është burgimi i përjetshëm.

Në fund, ai kërkoi nga gjykata që t’i shpallë fajtorë të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, dhe ndaj secilit të shqiptohet dënimi maksimal, jo më pak se burgim i përjetshëm.

“Çdo dënim më i ulët do të ishte disproporcion i qartë me gravitetin dhe pasojat dhe rrezikshmërinë e veprimit dhe nuk do të përmbushte as funksionin ndëshkues e as parandalues të sanksionit penal. Në bazë të të gjitha provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe në bazë të analizës së plotë juridike të elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale, si dhe në bazë të përgjegjësisë individuale të secilit prej të pandehurve, në kuadër të bashkimit, Prokuroria Speciale i propozon gjykatës që të shpallë fajtorë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq për vepra penale për të cilat akuzohen dhe ndaj secilit prej tyre të shqiptojë dënimin maksimal të paraparë me ligj, jo më pak se burgimi i përjetshëm”, tha ai.

Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë, kaq kushton sot

Çmimi i derivateve të naftës nis të bie në vendin tonë. Sot, çmimi maksimal i lejuar për naftë  shkon deri në 1.76 euro – centë për litër.

Siaps Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit çmimi i benzinës për sot maksimalisht është deri në 1.44 euro – centë për litër dhe gazi 0.89 euro – centë për litër.

Pas sulmit të 28 shkurtit në Iran, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar edhe në vendin tonë, ku çmimi për një liter naftë arriti në 1.91 euro ditë më parë në Kosovë.