div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33638 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
EKSKLUZIVE/ LVV-LDK drejt marrëveshjes, Lutfi Haziri kryeparlamentar, Albulena Haxhiu presidente

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, megjithëse hollëistë e këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura.

Por burime të RTV21 brenda LVV-së, thonë se bisedimet Kurti-Abdixhiku janë fokusuar jo vetëm në zgjedhjen e presidentit, por edhe në ndarjen e posteve, që përfshinë edhe kryetarin e Kuvendit.

Sipas të njëjtave burime të besueshme për televizionin, në një marrëveshje të mundshme LVV-LDK, në vend të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zgjidhej nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa për presidente do të votohej u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu.

Burimet e RTV21 kanë thënë se kandidati për president, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura e tij për president, për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

Ndërkohë, kjo marrëveshje e mundshme nuk do të nënkuptonte që LDK-ja të përfshihej në qeverisje me LVV-në.

Në një marrëveshje midis LVV-së dhe LDK-së do të siguroheshin 80 vota, që janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit dhe për votimin e kryeparlamentarit. Duke qenë se LVV-ja, së bashku me minoritetet joserbe, ka 66 deputetë, ndërsa LDK-ja ka 15.

Zvarritja e një marrëveshjeje LVV-LDK për çështjen e presidentit po shkaktohet pasi kryeministri Kurti i ka kërkuar në takim Abdixhikut që të sigurohen 84 deri në 85 vota për zgjedhjen e presidentit, duke shfaqur dyshime se brenda deputetëve të LDK-së mund të ketë të tillë që nuk do ta votonin Albulena Haxhiun për presidente, për t’ia liruar vendin e udhëheqjes së Kuvendit Lutfi Hazirit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë ka prezantuar kryesinë e re të partisë, duke lënë jashtë listës disa prej emrave si: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri./RTV21/21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *