Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë, kaq kushton sot
Çmimi i derivateve të naftës nis të bie në vendin tonë. Sot, çmimi maksimal i lejuar për naftë shkon deri në 1.76 euro – centë për litër.
Siaps Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit çmimi i benzinës për sot maksimalisht është deri në 1.44 euro – centë për litër dhe gazi 0.89 euro – centë për litër.
Pas sulmit të 28 shkurtit në Iran, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar edhe në vendin tonë, ku çmimi për një liter naftë arriti në 1.91 euro ditë më parë në Kosovë.
