div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zjarrfikësit e Policia në vendngjarje, pamje nga banesa ku ndodhi tragjedia me tre viktima në Malishevë

Ekipet policore e ato të zjarrfikësve po qëndrojnë në vendin e ngjarjes tragjike në Malishevë, atje ku pas një zjarri të shkaktuar në rrethana ende të pakonfirmuara, vdiqën tre persona, raporton GazetaDemos.

Viktimat e kësaj tragjedie janë babai dhe dy fëmijët e tij, të cilët i takojnë moshës nëntë, 12 dhe 35-vjeçare.

Siç konfrmoi për GazetënDemos, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera.

 

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në banesë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit, detaje

Tre persona kanë vdekur si pasojë e  zjarrit në një banesë në Malishevë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Insajderin.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Tragjike: Zjarri në Malishevë u merr jetën tre personave, mes tyre dy fëmijë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, viktimat janë një person i rritur dhe dy fëmijë, të cilët janë gjetur pa shenja jete brenda banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita”, ku menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar vdekja e tyre.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Politikani shqiptar e konsideron Kosovën si Serbi, gazetari: Mbaj gojën, kërko falje se gabove rëndë

Politikani shqiptar, Bujar Nallbani, ish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i është referuar si “në kufi me Serbinë”, Tropojës, qytetit verior shqiptar që nga vendasit njihet edhe si Malësia e Gjakovës.

Në një debat mbrëmë në Report TV ku po flisnin për zhvillimet në PD dhe kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha, Nallbani pati një përplasje me gazetarin Isa Myzyraj.

“Lider s’quhet ai [Sali Berisha], sepse merret vesh se nga vjen. Ata që vijnë nga andej nga kufi me Serbinë nuk quhen liderë për mua”, tha Nallbani.

Gazetari Myzyraj i regoi, duke i kërkuar ta “mbajë gojën”.

“E para, mbaj gojën, se andej nga kufi me Serbinë vij edhe unë…”

“Nuk të njoh, nuk e di… Ti s”flet si Saliu, prandaj…”, ia ktheu Nallbani.

Gazetari i tha atij se s’mund të shprehej ashtu dhe se duhet të kërkonte falje.

“Por s’mund të thuash që ata që vijnë nga veriu… E para, se e keni shumë gabim dhe në këtë rast duhet t’u kërkosh falje këtu të gjithë atyre që vijnë nga ‘kufi me Serbinë’”, tha ai.

Nallbani tha se mund t’u kërkojë falje “të gjithëve, perveç Saliut”.

“Me Saliun bëj çfarë të duash. Ne që vijmë nga andej jemi qytetarë të ndershëm të këtij vendi dhe ke bërë një gabim shumë të madh sot. Tropoja nuk është në kufi me Serbinë zotëri – është në kufi me Kosovën”, i tha gazetari.

“Por ka qenë me Serbinë, po flasim për atë kohë kur ka qenë”, ia ktheu Nallbani, duke thënë se e njeh demografinë e kufijve.

Gazetari tha se “njeriu ka kohë me u koritë edhe orën e fundit të jetës së tij”.

E dhimbshme: Ky është 48-vjeçari që vdiq pasi u lëndua në vendin e punës në Shtime

Një person ka humbur jetën sonte në Shtime, pasi i njëjti është lënduar në vendin e punës.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin ,Isuf Bislimi, i cili ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Ndërkaq, më herët policia bëri të ditur se kanë nisur hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit i cili u lëndua në vendin e punës në Shtime

Gjenden eshtrat e 9-vjeçit të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës, rivarroset të shtunën

Eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti, i cili u rrëmbye në Mitrovicë më 12 prill të vitit 1999 nga forcat serbe, janë gjetur së fundmi në varrezat e Suhodollit.

Ai do të rivarroset këtë të shtunë nga familja e tij.

Njoftimi:

NJOFTIM:

Me dhimbje të thellë dhe mall të pashuar, ju njoftojmë se pas 27 viteve pritje janë gjetur mbetjet mortore të djalit të axhës sonë, Sinan Fadil Dauti, i cili u vra nga forcat kriminale barbare serbe më 12 prill 1999 në Prekaz, në lagjen Bregaj.

Ai ishte plagosur rëndë gjatë asaj dite të kobshme dhe ishte dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, ku më pas kishte ndërruar jetë. Për shumë vite me radhë, trupi i tij nuk na ishte kthyer, duke lënë plagë të hapur në zemrat tona. Pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, ai është gjetur në varrezat e Suhadollit në Mitrovicë.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 18.04.2026, ditë e shtune në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj.

Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri!.

Antigona Ramosaj jep lajmin e shumëpritur: E fitova betejën me kancerin

Pas një periudhe sfiduese dhe një beteje disa mujore me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj ka ndarë sot një lajm që ka gëzuar të gjithë ndjekësit e saj. Nëna e dy artistëve të njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram se e ka fituar plotësisht betejën me kancerin.

Në fillim të muajit janar të këtij viti, Antigona zbuloi publikisht diagnozën, duke treguar hapur se po i nënshtrohej trajtimeve dhe kimioterapisë. Gjatë asaj kohe, ajo mori një valë të madhe mbështetjeje nga publiku dhe personazhe të shumtë të ekranit. Tani, pak muaj më vonë, ajo është rikthyer me përditësimin më të bukur të mundshëm, duke u shprehur qartë se sot ka marrë lajmin më të mirë të jetës së saj dhe është zyrtarisht e lirë nga sëmundja.

Në mesazhin e saj, ajo ka zgjedhur t’i shprehë mirënjohje njerëzve të saj më të shtrenjtë që nuk e lanë vetëm në asnjë moment gjatë kësaj faze delikate. Ajo citoi se zemra e saj është “e mbushur me mirënjohje” për fëmijët, motrën e saj, këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, nënën dhe të gjithë familjen që i qëndruan pranë në çdo hap. Gjithashtu, ajo rezervoi një falënderim të ndjerë për miqtë dhe mbështetësit, duke theksuar se ata u lutën për të dhe i dhanë forcë atëherë kur kishte më së shumti nevojë.

Duke e perifrazuar gjithë rrugëtimin e saj si një provë aspak të lehtë fizike dhe emocionale, Antigona theksoi se kjo periudhë i shërbeu si një kujtesë e fortë për vlerën e vërtetë që ka jeta e njeriut. Ajo e ka përmbyllur postimin me pozitivitet dhe shpresë, duke theksuar se sot ajo po feston “jetën, forcën dhe një fillim të ri”, duke mbetur përgjithmonë falënderuese për këtë shans të dytë