div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-2 category-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Albin Kurti s’i merr as 1 mijë vota në Skenderaj, numërimi po vazhdon

Sipas të dhënave të KQZ-së deri më tani janë numëruar 22.54% e votave në Skenderaj.

Në këtë komunë deri më tani kryeministri në detyrë Albin Kurti, s’i ka as 1 mijë votave.

Nga përditësimi i fundit, Kurti del se i ka 676 vota.

 

Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastike që pësuan Jeta Statovci, Albena Reshitaj dhe Haxhi Avdyli

Në zgjedhjet e 7 qershorit, tri figura politike që më herët kishin qenë pjesë e GUXO-s në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas iu bashkuan listës së Vjosa Osmanit, kanë garuar sërish për deputetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konfigurim të ri politik.

Bëhet fjalë për Albena Reshitaj, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët në këto zgjedhje kanë garuar në listën e LDK-së, ndryshe nga cikli i kaluar kur ishin pjesë e GUXO në koalicion me Vetëvendosjen.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultatet e tyre ishin si më poshtë:

Jeta Statovci – 37,916 vota
Haxhi Avdyli – 33,562 vota
Albena Reshitaj – 29,308 vota

Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, performanca e tyre po del dukshëm më e ulët, nga numërimi i mbi 28% të votave: 

Albena Reshitaj – 3,665 vota
Jeta Statovci – 2,750 vota
Haxhi Avdyli – 1,322 vota.

Skenderaj i kthen shpinën Fatos Gecit, merr vetëm 71 vota në qytetin e lindjes

Kandidati për deputet nga partia Guxo, Fatos Geci, nuk ka gjetur përkrahje në qytetin e tij të lindjes, në Skenderaj, ku ka marrë vetëm 71 vota deri tani.

Ky rezultat me sa duket vjen si pasojë e “ndëshkimit” nga qytetarët pas deklaratave të tij skandaloze rreth ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Kandidati për deputet nga lista e VV-së, gjatë një seance në Kuvend, pati deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi do ta kishte fatin e njëjtë me Naim Murselin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Geci e përforcoi këtë qëndrim edhe pas intervistës së Thaçit dhënë Blendi Fevziut.

Teksa mediat citonin Thaçin të kishte thënë se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar“, Geci kishte lënë një koment direkt: “Mirë që ke u përgatit se tash më 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Ndërkohë në total deri në këto momente sipas KQZ-së, Geci ka arritur të mbledhë gjithsej 1 mijë e 407 vota.

Verdikti i deritanishëm i qytetarëve për vëllain e Faton Pecit

Në zgjedhjet e 7 qershorit në garë për deputet ishte edhe Valon Peci, vëllai i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Vëllai i bashkëkryetarit të partisë Guxo, partnerit të vogël të Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur të sigurojë 2 mijë 985 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tashmë kur janë numëruar 24.70% të votave, Valon Peci renditet i 53-ti në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gati 24% e votave të numëruara – Agim Bahtiri, Adriana Matoshi e Fatos Geci s’janë në mesin e 40 më të votuarve të VV-së

Me 23.78% të votave të numëruara, janë publikuar rezultatet e para të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku kryesimin e mbajnë dy figurat kryesore të partisë.

Në 40-shen e parë deri më tani nuk janë ish-deputetët Agim Bahtiri, Adriana Matoshi e Fatos Geci.

Në vend të parë renditet Albin Kurti me 52,068 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 40,747 vota.

Në top 5 renditen edhe Albulena Haxhiu me 23,237 vota, Hekuran Murati me 20,458 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 18,806 vota.

Në vendet pasuese renditen Xhelal Sveçla me 15,052 vota dhe Avni Dehari me 13,786 vota.

Më tej, mbi 10 mijë vota kanë marrë edhe Mimoza Kusari-Lila me 12,905 vota, Hajrulla Çeku me 12,507 vota dhe Ejup Maqedonci me 11,266 vota.

Në mes të listës renditen gjithashtu Ilir Kërçeli me 9,057 vota dhe Shqipe Mehmeti Selimi me 8,665 vota, e ndjekur nga Andin Hoti me 8,027 vota dhe Arben Vitia me 7,167 vota.

Më poshtë renditen Rufki Suma me 5,763 vota, Osman Musliu me 5,684 vota dhe Ardian Gola me 5,652 vota.

Po ashtu, Saranda Bogujevci ka marrë 5,452 vota, Nezir Kraki 5,184 vota dhe Alban Bajrami 5,149 vota.

Në fund të kësaj pjese të listës renditen Arton Konushevci me 4,638 vota, Jeton Raka me 4,490 vota, Edona Llalloshi me 4,472 vota dhe Artane Rizvanolli-Berisha me 4,406 vota.

Po ashtu, Armend Baloku ka marrë 4,364 vota, Krenare Çerkini 4,314 vota dhe Valon Ramadani 4,075 vota.

Lista vazhdon me Mefail Bajqinovci me 4,003 vota, Arbërie Nagavci me 3,931 vota, Fitore Pacolli-Dalipi me 3,770 vota, Arjeta Fejza me 3,664 vota dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni me 3,588 vota.

Në vijim renditen Dimal Basha me 3,587 vota, Enver Haliti me 3,568 vota, Adnan Rrustemi me 3,446 vota, Vigan Qorrolli me 3,401 vota dhe Blerim Gashi me 3,392 vota.

Në fund të kësaj pjese të listës janë Ejup Ahmeti me 3,378 vota, Arbër Rexhaj me 3,334 vota dhe Adelina Grainca me 3,311 vota.

Mbi 22% të numëruara: Sa vota mori Ukë Rugova?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 22.10% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë.

Kur janë numëruar 535 vendvotime, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova deri tani ka marrë 6 mijë e 433 vota.

Si prijëse e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani qëndron e para me 15,089 Vota.

Pas saj është Lumir Abdixhiku me 13,667 Vota, ndërsa në vend të tretë është Doarsa Kica-Xhelili me 10,858 Vota.

Hykmete Bajrami deri tani numëron 8,362, ndërsa Avdullah Hoti në vend të pestë me 7,640 Vota.

PDK-ja me surpriza në numërim: Jashtë top 25-shes mbesin dy figura të rëndësishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.

Kësisoj, në përditësimin e fundit të bërë, të orës 11:20, nga 21,30%, jashtë listës së 25 më të votuarve të Partisë Demokratike të Kosovës, mbesin figura si Xhavit Haliti, Nait Hasani, Aida Dërgutin e Hajdar Beqa.

Lista e 25 kandidatëve më të votuar të PDK’së deri më tani:

1. BEDRI HAMZA 22,197 Vota

2. PËRPARIM GRUDA 14,118 Vota

3. ARIAN TAHIRI 12,344 Vota

4. URAN ISMAILI 10,834 Vota

5. SALA JASHARI 7,939 Vota

6. VLORA ÇITAKU 7,607 Vota

7. GANIMETE MUSLIU 5,944 Vota

8. ARBEN MUSTAFA 5,339 Vota

9. MERGIM LUSHTAKU 5,217 Vota

10.ENVER HOXHAJ 4,836 Vota

11. ELMI REÇICA 4,459 Vota

12. RRAHMAN RAMA 4,424 Vota

13. EMAN RRAHMANI 4,245 Vota

14. JAKUP NURA 4,078 Vota

15. BESA KABASHI RAMAJ 4,020 Vota

16. ALTIN KRASNIQI 3,999 Vota

17. FADIL DEMAKU 3,989 Vota

18. ARTAN BEHRAMI 3,809 Vota

19. KOSOVARE MURSELI 3,769 Vota

20. BLERTA DELIU KODRA 3,735 Vota

21. BEKIM HAXHIU 3,683 Vota

22. RASHIT QALAJ 3,594 Vota

23. ARBNORE SALIHU 3,477 Vota

24. ADRIATIK BERISHA 3,321 Vota

25. ARIANA MUSLIU SHOSHI 3,247 Vota

Për të parë përditësimet e fundit klikoni KËTU:

“Sensacioni” i fushatës – ja sa vota i fitoi kandidati që dërgonte Kurtin në Prokurori me AI

Nga i renditur i 104-ti në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu është ngjitur në top 50-shën e më të votuarve të kësaj partie, tregojnë rezultatet preliminare nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Kryeziu, i cili shkaktoi një farë “sensacioni” për shkak të përmbajtjes që krijoi gjatë fushatës zgjedhore, rezulton se ka fituar 1,170 vota pas numërimit të 20% të votave të kandidatëve për deputetë.

Nipi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, i cili drejton televizionin ‘Arbëria TV’ dhe operatorin e telekomunikimit ISP, aktualisht renditet i 43-ti më i votuar në listë.

Sipas rezultateve nga numërimi i deritashëm, niveli i votave të siguruara nga Kryeziu rezultojnë larg kufirit të nevojshëm për të siguruar ulëse në legjislaturën e re. Ai ka siguruar rreth dy mijë vota më pak sesa kandidatët që aktualisht renditen në mesin e 23 deputetëve të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri.

Fushata elektorale e Kryeziut mori vëmendje të lartë, sidomos në rrjetet sociale, për shkak të përmbajtjes që krijonte kryekëput me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, duke përfshire disa ku ai shihej duke e “dërguar” kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Prokurori.

Në një moment gjatë fushatës, ai u arrestua ndërsa po pengonte Policinë e Kosovës gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve që ndodhej në pronën e Minsitrisë së Bujqësisë në Prishtinë. U lirua pas disa orës

Qëndrim Kryeziu kishte dështuar të fitonte një mandat deputeti edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale më 28 dhjetor.

Dyshja e përfolur gjatë fushatës, kaq vota kanë marrë Mulla Osmani dhe Adelina Tërshani

Osman Musliu dhe Adelina Tërshani ishin dy kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje goxha të përfolur gjatë fushatës zgjedhore për shkak të qëndrimeve që ata kanë.

Në zjedhjet e 7 qershorit, tani kur janë procesuar 21,42% e votave të numëruara, kandidati Osman Musliu numëron aktualisht 5,060 Vota.

Në anën tjetër, kandidatja Adelina Tërshani ka deri tani 2,266 Vota.

Nga 535 vendvotime sa janë numëruar, nga 2,498 në total, pesëshja më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje është: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Numërohen rreth 20% e votave për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar nga secila parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 19,46% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Të dhënat janë nga 486 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.

Nga Lëvizja Vetëvendosje prin Albin Kurti me 41 mijë e 629 vota, pas tij, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla Schwarz.

Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza del të jetë i pari me 20 mijë e 228 vota aktualisht kur janë numëruar 19.46% e votave. Pas tij Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në listën e LDK më të votuarit janë Vjosa Osmani me 13 mijë e 537 vota, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Ndërkohë, në AAK më të votuarit janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.