div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-3 category-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshë të re Albulena Beqir Latifi

Një lajm i rëndë ka prekur familjarët, miqtë dhe të afërmit e Albulena Beqir Latifit, e cila ka ndërruar jetë në moshë të re.

Lajmi për vdekjen e saj ka ngjallur pikëllim të thellë te të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerës është bërë më 8 qershor 2026, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Numërohen rreth 20 për qind të votave- Kjo është lista e 10 më të votuarve të LDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kur janë numëruar 19,46%e votave, listës së LDK-së, i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.

Agim Çeku drejt Kuvendit, pritet të sigurojë ulëse nga lista e AAK-së

Gjeneral Agim Çeku pritet të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në trendin e votave që po vazhdojnë të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas renditjes aktuale në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Çeku renditet i teti, duke qenë në pozitë të favorshme për të fituar mandatin e deputetit.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve aktuale, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj pritet të tërhiqen nga gara për ulëse në Kuvend.

Kujtojmë se AAK ka siguruar rreth 7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Numërimi i votave, start zhgënjyes për Fatos Gecin e Guxo

Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 13.13 për qind e votave.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i Guxo –Vetëvendosje, Fatos Geci, ka siguruar deri më tani 1,008 vota.

Me këtë rezultat, Geci renditet në pozitën e 78-të në listën e kandidatëve.

Rezultatet aktuale janë ende preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të konsiderueshme, pasi procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është duke vazhduar në të gjitha qendrat e numërimit në vend.

Vetëm kaq vota mori deri më tani kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 16.49 për qind e votave.

Një nga emrat që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se Kryeziu aktualisht renditet në vendin e 47-të në listën e kandidatëve të PDK-së, me 787 vota të grumbulluara.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat e numërimit, ndërsa renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja.

20% e votave të numëruara për deputetë, kush po prin mes Edona Llalloshit të VV-së dhe Adelina Thaçit të LDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 19,54% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Të dhënat janë nga 488 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi deri tani ka marrë 3 mijë e 698 vota.

Në këto zgjedhje, garoi sërish për deputete nga radhët e LDK-së, edhe artistja Adelina Thaçi-Meta.

Deri tani kur janë numëruar 19.54% e votave, ajo ka marrë 2 mijë e 211 Vota.

Numërohen 10% e votave, 10 më të votuarit e LDK-së

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon me ritëm të shpejtë edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Nga të dhënat e mbi 10% të votave të procesuara, listës së këtij subjekti i prin Vjosa Osmani Sadriu, e cila ka grumbulluar numrin më të madh të votave deri më tani.

Menjëherë pas saj renditet kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i pasuar nga Doarsa Kica Xhelili dhe figura të tjera të larta drejtuese e historike të LDK-së.

Më poshtë gjeni listën e 10 kandidatëve më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) deri në këto momente:

 

Image
Flitej se ngjarja në Skenderaj do “ta bënte deputet”, kaq vota mori deri më tani Mehani i Vetëvendosjes

Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 12.05 për qind e votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hysni Mehani, renditet në pozitën e 77-të në listën e kandidatëve të kësaj partie, me 950 vota të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.

Emri i Mehanit ishte përfolur gjerësisht në opinion publik pas incidentit të ndodhur në muajin maj në Skenderaj, ku ai akuzoi kryetarin e komunës, Sami Lushtaku nga PDK-ja, për sulm ndaj tij.

Ngjarja kishte nxitur reagime të shumta politike dhe publike, ndërsa në rrjetet sociale kishte pasur komente se incidenti mund të ndikonte pozitivisht në mbështetjen elektorale për Mehanin në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani nga KQZ-ja, Mehani ka siguruar 950 vota.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me përditësimin e rezultateve nga qendrat e numërimit në mbarë vendin./IndeksOnline/

Hoxha Osman Musliu lë prapa plot ish-deputetë të VV’së, kaq vota ka marrë deri tash

Hoxha Osman Musliu i cili ka garuar për deputet në listën e VV’së, nga 11.37% e votave të numëruara, ka marrë 2 mijë e 821 vota, shkruan Reporteri.net.

Musliu ka lënë prapë ish-deputetë të VV’së si Alban Bajrami, Nezir Kraki, Ardian Gola, Valon Ramadani, Saranda Bogujevci, Edona Llaloshi, Dimal Basha, Adelina Grainca, Artane Rizvanolli etj.

Ai renditet aktualisht si i 16’ti me numër të votave.

Këto vota janë nga 284 vendvotime të procesuara.

Në total janë 2 mijë e 498 vendvotime.

Diaspora mund ta çojë Vetëvendosjen në 54 deputet

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha foli për votat dhe mandatet që mund t’i marrin partitë politike pas numërimit edhe të votave me postë.

Ai tha në Frontal në T7 se “sa i përket votave me postë, ndonëse LVV sërish prin bindshëm, në bazë të trendit, nuk është përqindja e njëjtë”.

“Mbetet të shihet se sa do të kenë impakt. Por ajo çfarë është e sigurt është që të paktën luhatja minimale që do ta kemi është 2 deri në 3 deputetë”, tha ai.

Cakolli tha se me votat e diasporës, LVV mund të arrijë në 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19% dhe AAK-ja mund të bjerë nën 6%.

“Me votat e diasporës, besoj që mesatarja e pritshme e përqindjes do të jetë rreth 46. Në rastin e PDK-së do të jetë 21-22% maksimalisht. LDK-ja mund të shkojë mbase deri në 19%, kurse me shumë gjasa AAK-ja mund të bjerë nën 6% si përqindje përfindimtare, për shkak se nuk merr më shumë se 3 deri në 4% të votave jashtë vendit”, tha ai.

”Lëvizja Vetëvendosje me votat e diasporës mund të arrij deri në 54 mandate”.

Aktualisht, Cakolli tha se “LVV-ja në bazë të këtyre rezultateve preliminare do t’i kishte 48 deputetë në Kuvend. PDK-ja do t’i kishte 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8”.