div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33621 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Sulmon policët dhe arratiset nga dritarja e stacionit

Një incident i rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku një person i kërkuar nga policia ka arritur të arratiset në mënyrë dramatike nga ambientet e stacionit policor.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill rreth orës 17:30, në Stacionin Policor “Jugu”.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për F.I, i cili ishte në kërkim policor dhe ishte shoqëruar për intervistim nga njësia e hetimeve.

Sipas informatave, gjatë qëndrimit në stacion, i njëjti fillimisht ka sulmuar zyrtarët policorë, e më pas ka arritur të arratiset duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.

Gjatë ikjes, ai ka dëmtuar edhe një automjet zyrtar të njësisë së trafikut, përpara se të largohej nga rrethojat e stacionit.

Burime bëjnë të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të lagjes “Kalabria”.

I njëjti konsiderohet recidivist i veprave penale dhe ndaj tij ka urdhër-arrest aktiv.

Njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *