div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-2 category-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Faton Peci “mban fjalën”, e nis ditën me këtë vendim

Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.

Kryetari Peci theksoi se “nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve kundërligjshëm, dhe aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe respektimin e ligjit”. Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/

Mungesa e rrymës, reagon Mirena

Ilir Mirena komentoi mungesën e rrymës në disa vende.

Ai deklaroi se “terr ja u ka bo Albin Baba”.

I plotë:

Terr jau ka ba Alpin baba… Hajt se se keni dert ju, me dy tri rrena prej Zvicres jau zdrite n’tana anet…

😊
Kurti në Davos: E rëndësishme që ministrat të mos kenë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion

Në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri në detyrë Albin Kurti e prezantoi Kosovën si një fener të antikorrupsionit, duke deklaruar se qeveria e tij kishte “trashëguar” një korrupsion endemik, por që prej atëherë, sipas tij, gjithçka ka ndryshuar. Nga Davosi, Kurti pretendoi se administrata e tij po “udhëheq me shembull”.

“Së pari, ne kemi trashëguar një situatë ku korrupsioni ishte endemik. Dhe ka një rezistencë dhe qëndresë të madhe tek njerëzit për të mos u kthyer kurrë më aty. Pra, shpresa jonë janë njerëzit. Që njerëzit do të informojnë sistemin dhe publikun për çfarëdo korrupsioni që hasin. E dyta është se ne duhet të udhëheqim me shembull. Është tejet e rëndësishme që askush, absolutisht askush brenda kabineteve të ministrave, të mos ketë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në ndonjë lloj korrupsioni. Pra, ne duhet të jetojmë me shembull. Gjithashtu, Kosova është një vend mjaft i monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga sistemi ynë. Kështu që unë besoj se llogaridhënia do të jetë në vend dhe sinjalizuesit do të na shurdhojnë me fërshëllima nëse do të ndodhë ndonjë gjë e ngjashme me korrupsionin që përmendët”, tha Kurti.

Bëhuni gati, nga kjo ditë sërish borë në Kosovë

Gjatë ditës së nesërme pritet një ndryshim i kushteve atmosferike në Kosovë, duke sjellë reshje bore dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Meteorologu Mendim Rugova, në një prononcim për emisionin “Kosova Live”, ka bërë të ditur se e mërkura do të karakterizohet nga një mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm.

Sipas Rugovës, pritet që reshjet e dobëta të borës të jenë prezente, ndërsa në zona të caktuara ato do të përzihen edhe me shi. Megjithatë, shqetësim mbetet fuqia e erës:

“Të mërkurën parashihet mot kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore, e në disa zona edhe reshje të përziera me shi gjatë ditës. Përveç reshjeve, era do të jetë më e fuqishme, kryesisht nga juglindja, me shpejtësi që mund të arrijë mbi 15 m/s, ndërsa në zonat malore priten hove edhe më të forta,” u shpreh ai.

Gani Geci feston ditëlindjen: Njëherë se kam ndërmend me u plak

Ish-deputeti Gani Geci sot feston ditëlindjen e tij, dhe mbushi 58-vite.

Geci falënderoi të gjithë ata që e uruan.

““Sot e pasna ditëlindjen 😅

I falënderoj të gjithë ata që po ma urojnë, si në privat ashtu edhe publikisht – shumë faleminderit!

Nihere se kam nermend me u plak hahahahah.””, shkroi Geci

Shabani: Atë ditë që pranoj me u punësu te Samia ka me i mbledhë mediat e kamerat, e me u varë në mes të sheshit!

Përkrahësi i VV-së, Albert Shabani ka komentuar emërimin e një aktivisti të VV-së si drejtor në Komunë të Skenderajt.

“Atë ditë që pranoj me u punësu te Samia apo te PDK-ja, ka me i mbledhë mediat e kamerat, e me u varë në mes të sheshit!”, shkroi Shabani.

I plotë:

Një ish-aktivist i VV-së qenka emëruar drejtor në Komunë të Skenderajt!

Atë ditë që pranoj me u punësu te Samia apo te PDK-ja, ka me i mbledhë mediat e kamerat, e me u varë në mes të sheshit!

Bukë e krypë, more fukara, deri në vdekje, a me hajna e uzurpatorë kurrë e përjetë 🫡

Rinumërimi i votave: Kurti e Abdixhiku humbin vota, Hamzës e Haradinajt i’u shtohen votat

Skandali lidhur me votat e kandidatëve për deputetë ka çuar në një rinumërim të plotë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyra të marrë këtë vendim për të siguruar një verifikim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Nuk ka pasur mospërputhje të rëndësishme te top 5-shet e secilës parti.

Deri tani janë numëruar mbi 700 vendvotime në kuadër të vendimit të parë të KQZ-së, duke vazhduar me verifikimin e plotë në 2 mijë e 557 vendvotime.

Te Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka humbur 176 vota, ndërsa Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë fituar shtesa të votave nga 22 deri në 130.

Te  Partia Demokratike e Kosovës pati plus vota në kandidatët më të votuar.

I pari i partisë, Bedri Hamza, deri më tash ka 51 vota më shumë, ndërsa Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari kanë qindra vota shtesë.

Ndryshime ka edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku ka minus 12 vota, më pak ka edhe Avdullah Hoti, ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica – Xhelili, kanë më shumë vota nga rinumërimi.

Edhe te partia e Ramush Haradinajt ka pak lëvizje.

Kreu i AAK-së deri tani ka 1 votë më shumë, ndërsa Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj kanë dhjetëra më shumë, veç Bekë Berishës që aktualisht ka dy më pak.

 

Arrestohet Arianit Sllamniku

Arianit Sllamniku është arrestuar sot në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, e ka konfirmuar për Reporteri.net arrestimin e Arianit Sllamnikut.

Kadriu tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ai shtoi se Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.

Sllamniku dyshohet se iu ka përshkruar ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve të prekur nga autizmi, me pretendimin se i shëron.

Policia në Gjilan iu ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pranuar ‘shërbime’ apo ‘konsulta’ nga Sllamniku, që të shkojnë në polici për intervistim.

Policia tha se këtë thirrje po e bën me qëllim që të zbardhen rrethanat e rastit.

“Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit”.

Trusti vjen me një njoftim të rëndësishëm

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.

Sipas njoftimit, pasqyrat po dërgohen fillimisht përmes emailit për ata kontribuues që FKPK ka adresa elektronike, ndërsa në ditët në vijim do të nisë edhe shpërndarja me postë.

“Për këtë vit, numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore,” thuhet në njoftimin e FKPK-së.

Fondi rikujton se mënyra më e mirë për të monitoruar kursimet pensionale në baza ditore është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili mund të aksesohen në: online.trusti.org.

Gjithashtu, pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe përmes platformës eKosova, në seksionin “Kontributet dhe pensioni”. Ky proces synon që çdo kontribues të ketë informacion të qartë dhe të përditësuar mbi kursimet e tij pensionale për vitin 2025

Lajm i rëndësishëm nga Supremja për pensionistët

Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për aktgjykimin P.A.nr.16/2025, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e saj në lidhje me shfuqizimin e disa dispozitave të udhëzimit administrativ nr. 05/2015 (MPMS), që lidhen me pensionistët.

“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar: nenin 4 paragraf 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS), si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi, që kanë të bëjnë me procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Gjykata deklaron se aktgjykimi i është dorëzuar palëve në procedurë dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke marrë efekt të plotë juridik.

“Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë, ndërsa përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera”, theksohet në njoftim.

Sipas Supremes, vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për zbatim, dhe çdo mosrespektim i tyre përbën shkelje të parimit të sundimit të ligjit.

Aktgjykimi dhe njoftimi përkatës janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme.