Shtesat për fëmijë mbeten skęma më e madhe sociale në Kosovë me 401,786 përfitues

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2026, të cilat tregojnë se skema me numrin më të madh të përfituesve vazhdon të jetë ajo e shtesave për fëmijë, me gjithsej 401,786 përfitues.

Sipas raportit, gjatë muajit qershor janë shpërndarë dhjetëra milionë euro për pensione, ndihmë sociale dhe skema të tjera mbështetëse, ndërsa pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionistët dhe familjet që përfitojnë nga programet sociale.

Pensionet bazike të moshës vazhdojnë të jenë kategoria me numrin më të madh të pensionistëve, me 168,812 përfitues, për të cilët janë shpenzuar 26.96 milionë euro. Ndërkaq, 47,971 persona kanë përfituar pensione kontributpaguese të moshës, me një vlerë totale prej 11.73 milionë euro, ndërsa 11,108 pensionistë kanë marrë pensione parciale kontributpaguese në vlerë prej mbi 2.4 milionë euro.

Në kategorinë e pensioneve për persona me aftësi të kufizuara janë regjistruar 21,644 përfitues, me pagesa që arrijnë në 3.56 milionë euro. Gjithashtu, 3,634 persona kanë përfituar pensione paraplegjike dhe tetraplegjike, për të cilat janë ndarë rreth 1.45 milion euro

Raporti tregon se 39,561 veteranë të luftës kanë përfituar pagesa në vlerë prej 7.84 milionë euro, ndërsa 12,395 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kanë marrë mbi 3.77 milionë euro. Për pensionet familjare janë regjistruar 2,349 përfitues, ndërsa skema e kompensimit për punëtorët e arsimit të viteve 1990/91 deri më 1998/99 ka përfshirë 15,427 përfitues, me pagesa prej mbi 1.35 milion euro.

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 15,090 familje, për të cilat janë ndarë mbi 2.25 milionë euro. Ndërkohë, 4,258 familje kanë përfituar mbështetje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një fond prej 638,800 eurosh.

Sa i përket mbështetjes për lehonat, ASK bën të ditur se 2,080 lehona të punësuara kanë përfituar mbi 1.04 milion euro, ndërsa 6,669 lehona të papunësuara kanë marrë mbështetje financiare në vlerë prej 3.34 milionë euro. Vetëm për skemën e shtesave për fëmijë janë shpenzuar 14.55 milionë euro gjatë muajit qershor.

ASK vlerëson se struktura e përfituesve të skemave të mirëqenies sociale vazhdon të reflektojë fokusin në mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë. Në këtë kuadër përfshihen edhe pensionet familjare, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi i shtesave për fëmijë dhe skema të tjera specifike sociale. /Zëri

Dalin pamje dramatike: Momenti kur aksidentohet vetura në Komoran – humb jetën një vajzë

Janë publikuar pamje nga aksidenti me fatalitet sot në Komoran, ku humbi jetën  24-vjeçarja, Rea Raka.

Në pamjet e publikuara shihet momenti vetura humb drejtimin teksa ndodh një gjysmë-rrotullim.

Në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti.

Shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, teksa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet.

VIDEO KËTU:

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose jo të drogës.

Ajo tha se me këtë veprim synon të japë shembull dhe të ngritë vetëdijen lidhur me përdorimin e substancave narkotike. Ky proces u krye mëngjesin e së hënës në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rezultatet janë publikuar rreth orës 13:00, duke konfirmuar se deputetja ka rezultuar negative në testin për përdorim droge.

Pas përfundimit të testimit dhe publikimit të rezultateve, Kadrijaj tha për Kosovapress, se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë.

Deputetja e zgjedhur, që është politikanja e dytë e cila i nënshtrohet narko-testit, pas Burim Ramadanit, që e mori iniciativën, propozoi që testimi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione, por edhe në sistemin arsimor.

“Duhet ta bëjmë një ligj që t’i detyrojë të gjitha institucionet, pavarësisht cilit sektor i përkasin. Edhe Kuvendi, edhe Policia, edhe Ushtria, edhe shkollat, edhe mësimdhënësit, edhe mjekët, të gjithë duhet t’i nënshtrohen narkotestit, në mënyrë që të ketë transparencë dhe të luftohet ky fenomen i keq”, deklaroi ajo.

Ajo i ftoi edhe deputetët tjerë që t’i përgjigjen sfidës për t’iu nënshtruar testimit.

“Jini transparentë me publikun. Nëse ekziston qoftë edhe pak dyshim dhe një deputet apo zyrtar i lartë sfidohet ta bëjë narkotestin e nuk e bën, atëherë vihet në pikëpyetje besueshmëria e tij”, u shpreh Kadrijaj.

Testi bëhet në laboratorin e Klinikës së Gjinekologjisë, por vetëm më udhëzimin i cili paraprakisht merret në klinikën e Psikiatrisë.

E rëndë: 24-vjeçarja humb jetën në aksident, ishte vajza e një doktori të QKUK-së

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kosovën mëngjesin e të martës.

Një vajzë 24-vjeçare humbi jetën në një vetaksident të rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë, pasi vetura në të cilën ajo ndodhej u përplas me anësoret pranë rrugës në fshatin Komoran, Drenas.

Viktima mësohet se ishte Rea Raka, vajza e doktorit të Qendrës Stomatologjike Klinike të Kosovës (QSKUK), Petrit Raka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës.

Tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në veturën e vetaksidentuar, pësuan lëndime trupore, tha policia.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën”, tha Policia në një njoftim.

Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Haxhiu dekretoi lirimin e prokurorëve serbë, eskalon Erden Atiq: Ajd u pu m*ter

Ish-kryetari Erden Atiq eskaluar në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pak më herët njoftoi se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këta prokurorë kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Këtë vendim e ka komentuar me një gjuhë vulgare ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

“perndryshe: ajde u p**u mater”, shkroi ai krahas shpërndarjes së postimit të Haxhiut.

 

Bajrami i kërkon me urgjencë Kurtit të aktivizojë shtetin për të ndalur zjąrrin në deponinë e Sferkës

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërhyjë urgjentisht për situatën e krijuar nga zjarri në deponinë e Sferkës, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për një “katastrofë ekologjike”.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se sipas informacioneve të fundit, disa protestues dhe punëtorë që po përpiqen ta shuajnë zjarrin janë helmuar.

“Lajmet e fundit nga djegia e deponisë së Sferkës janë se disa protestues dhe punëtorë, të cilët po përpiqen ta shuajnë zjarrin, janë helmuar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të reagojnë, ndërsa ka përmendur Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor.

“Duke parë se ka dështuar secila hallkë institucionale, se nuk ka asnjë reagim dhe ndihmë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), asnjë masë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe asnjë veprim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, kërkoj urgjentisht nga ju, z. Kryeministër në detyrë, të ndërhyni dhe të merrni masa për të angazhuar të gjithë mekanizmat shtetërorë për të ndalur një katastrofë ekologjike”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se masat e ndërmarra deri tani nga Komuna e Pejës dhe ndërmarrja “Ambienti” nuk kanë dhënë rezultat.

“Që gjashtë ditë masat e marra nga Komuna e Pejës dhe ndërmarrja ‘Ambienti’ janë treguar të pamjaftueshme dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat”, është shprehur ajo.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së ka kërkuar koordinim të plotë ndërinstitucional, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, brigadat e zjarrfikësve dhe Komunën e Pejës.

“Z. Kryeministër, kërkoj nga ju të lini mënjanë ngarkesat partiake dhe të veproni. Në pyetje është jeta e njerëzve, jeta e kafshëve dhe jeta e bimëve. Po rrezikohet jeta në një pjesë të Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Ajo i ka bërë thirrje edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që të aktivizojë të gjithë mekanizmat komunalë për ta ndalur situatën.

Në fund, Bajrami ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal te Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, duke kërkuar hetimin e neglizhencës institucionale.

“Nëse ky vend ka mbetur edhe me një prokuror që e zbaton ligjin, dikush duhet të japë përgjegjësi penale për këtë katastrofë”, ka përfunduar ajo.

Kjo datë po shihet si më e mundshmja për zgjedhjet e reja në Kosovë

Gazetari Arben Ahmeti duke komentuar kohën dhe afatet se kur mund të themelohen institucionet ka deklaruar se e diela e 22 nëntorit mund të jetë data e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Ai këtë prognozë zgjedhore e ka parashikuar në emisionin Adresa në Kanal 10.

Sipas tij nëse nuk zgedhet Presidenti, pas afatit kushtues prej 60 ditësh, pas konstituimit të Kuvendit që mund të mbahet me 9 gusht mund të viem deri të ky proces zgjedhor.

Këto parashikime për skenarët se si mund të shkojë procesi, gazetari Arben Ahmeti i bëri derisa po debatonte me panelist në studio për temën “Pritja e LDK-së”.

Dëmet nga breshri, Ministria e Bujqësisë del me njoftim për fermerët

Reshjet e shiut që u shoqëruan me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të fermerëve në Istog.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, ka thënë se pas stabilizimit të situatës, komisionet komunale do të dalin në terren për vlerësim për t’iu përcjellë pastaj si raport Ministrisë së Bujqësisë për të marrë mbështetje.

Ndërkohë edhe ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, ka thënë se nesër do t’i vizitojë fermerët e dëmtuar nga breshëri për të parë gjendjen dhe koordinuar hapat tutje me nivelin lokal.

“Nesër do të vizitoj fermerët e prekur nga breshëri në Komunën e Istogut dhe, sipas nevojës, edhe në komuna të tjera të prekura. Qëllimi i vizitës është të shoh nga afër gjendjen në terren, të dëgjoj shqetësimet e fermerëve dhe të koordinojmë hapat e mëtejmë me autoritetet lokale”, ka shkruar Muja

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Istog

Ramiz Qorraj është 69-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut.

Të afërmit e të ndjerit kanë bërë të ditur se e vdekur ka mbetur edhe mbesa e tij, 12-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se janë pranuar edhe katër pacientë të tjerë të lënduar në të njëjtin aksident.

Një fëmijë është transferuar në QKUK, i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit, për trajtim të mëtejmë, me politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit.

Një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy pacientë të tjerë, pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Publikohen emrat e pjesëtarëve të Brigadës 111 dhe 121 nga serbia, Gucati kërkon kujdes maksimal
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-bashkëluftëtarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi, pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova” nga lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”.

Kjo lëvizje që përfaqëson pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake pjesëmarrëse në luftërat në ish-Jugosllavi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria Serbe për Krime Lufte që t’i verifikojnë emrat e publikuar dhe të përcaktojnë nëse, sipas pretendimeve të saj, ndonjëri prej tyre është i përfshirë në krime.

Po ashtu, ajo ka kërkuar nga Interpoli lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa listat ua ka dërguar edhe policive të disa vendeve të Bashkimit Evropian për veprime të mëtejshme.

Gucati, përmes KosovaPress i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos bie nën kurthin e Serbisë që të ndalojnë shtetasit e Kosovës.

“Ne e dimë që Serbia nuk mendon mirë kurrë për shqiptarët e Kosovës, sidomos për pjesëtarët e UÇK-së. Ne kemi bërë thirrje edhe më herët, do bëjmë edhe këtu, veteranëve që mos të kalojnë nëpër Serbi. Të kenë kujdes, sidomos këto dy brigada, shkak që tash kanë dalur edhe publikisht nga çetnikët serb të cilët kërkojnë të bëjnë verifikimin e tyre dhe të ndalojnë shokët tonë. Është e vërtetë që kanë kërkuar nga Interpoli dhe shtetet përreth që të ndalen të gjithë pjesëtarët e UÇK-së. Unë i bëj thirrje vendeve të Evropës që të mos bien nën kurthin e Serbisë, të cilët dëshirojnë gjithmonë të destabilizojnë vendin tonë. Ne e dimë që Serbia edhe kur të flejë në gjumë e k ëndërr Kosovën për ta marrë, por ajo punë ka vdekur”, tha Gucati.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë dhe ta ngrejë këtë çështje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në vendet evropiane dhe në shtetet anëtare të Interpolit.

“Unë vetëm kërkoj nga Qeveria jonë që ta ngris zërin më shumë në arenën ndërkombëtare, sidomos në Evropë që mos të ndalen pjesëtarë të UÇK-së dhe është mirë që Qeveria të reagoj menjëherë.. Duhet të dërgoj një letër të gjitha vendeve të BE, sidomos atyre të cilat janë anëtare të Interpol-it”, tha Gucati.

Ndërkaq, avokati Arianit Koci tha se jo vetëm pjesëtarët e UÇK-së, por edhe qytetarë të thjeshtë vazhdojnë të përballen me probleme gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë, për çka ka rekomanduar që në këtë fazë ta shmangin udhëtimin nëpër këtë shtet.

Sipas tij, Serbia në vazhdimësi ka bërë kërkesa në Interpol, por shumica prej tyre nuk janë marrë parasysh jashtë territorit të saj.

Koci, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet më shumë për qytetarët e Kosovës.

“Çdo pjesëmarrës i UÇK-së po ka probleme kur po kalon në Serbi dhe unë rekomandoj që të mos kalojnë në këtë fazë. Sa për kërkesë të Interpolit, Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ka bërë kësi kërkesa, Interpoli nuk i ka pranuar. Jashtë Serbisë, Interpoli shumica e atyre kërkesave nuk i ka marrë parasysh. Nuk e di qëllimin e kësaj kërkese, por edhe pa këtë kërkesë policia serbe po u bënë probleme pjesëtarëve të UÇK-së, madje edhe qytetarëve të thjeshtë, disa po i dënon me para, disa po i arreston disa ditë vetëm një shenjë me ja gjet në telefon të UÇK-së apo në veturë.. Ambasadori i Kosovës në serbi është jashtëzakonisht i angazhuar në të gjitha këto çështje dhe jam i kënaqur me punën e tij. Qeveria mundet gjithmonë të bëj më shumë për qytetarin e Kosovës, nuk mundeni ta paramendoni sa probleme kanë qytetarët kur kalojnë në Serbi”, tha ai.

Në postimin në faqen e vet në rrjete sociale, kjo lëvizje i ka [ ata kanë publikuar edhe emrat e të gjithë pjesëtarëve të Brigadës 111 dhe 121.

Image