div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-224 category-paged-224 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Fatmir Sheholli shtrohet në spital pas disa problemeve shëndetësore

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, ka konfirmuar se më datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.

Pas pranimit në Emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në Spitalin e Gjilanit, ku edhe po merr trajtim.

“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025), ka ardhur me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana në një përgjigje për Express.

PDK paralajmëron zhvillime të mëdha: Zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në dhjetor!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka votuar sot.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale janë mundësia më e mirë për qytetarët.

Krasniqi i pyetur për zgjedhjet, tha se do të votojnë më 9 nëntor në balotazh e në dhjetor në zgjedhje parlamentare.

“Memli Krasniqi: Votuam jo vetëm për të kryer obligimin, por edhe për t’i dhënë Prishtinës drejtimin që meriton. Ftoj qytetarët që t’u japin drejtim komunave e qyteteve ku ata jetojnë. Verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Sot do të jetë ditë e mirë, feste për qytetarët, e proces shembullor. Mundësia më e mirë për qytetarët që të vendosin për të ardhmen e tyre. Besoj që do votojmë më 9 nëntor në balotazh, e jo më larg se në dhjetor në zgjedhje parlamentare”, tha ai.

 

 

 

Lajmi i hidhur: Vdes zyrtari shumëvjeçar i Komunës së Skenderajt!

Ka ndërruar jetë zyrtari shumëvjeçar i komunës së Skenderajt, Bec Vojovda, shkruan rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e Becës e kanë dhënë kolegët e tij përmes rrjetit social facebook.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në varrezat e fshatit e Vojvodës – Llaushë në ora 14:00.

“Çmendën” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

Ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila përfundoi në favorin e shqipeve, u prit në mënyrën më të keqe nga tifozët serbë.

Pas përfundimit të ndeshjes, një sherr ka ndodhur në shkllët e stadiumit.

Kanë qenë forcat serbe, ato që kanë ndërhyrë menjëherë, që situata të mos përshkallëzohej.

Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë kanë qenë të tensionuar, situatë që e kanë shoqëruar me brohoritma urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Shqipëria e lë serbinë edhe pa tranjer, jep dorëheqje Stojkoviq

Pas disfatës nga Shqipëria, trajneri i kombëtares serbe ka dhënë dorëheqje.

Siç raportojnë mediat serbe, menjëherë pas ndeshjes, Dragan Stojkoviq njoftoi dorëheqjen e tij.

Dorëheqja pritet të bëhet zyrtarisht pasi Stojkoviq të njoftojë edhe federatën serbe të futbollit thotë raportimi.

Më vonë këtë e konfirmoi vetë Stojkoviq në një konferencë për media.

“Marr përgjegjësi të plotë, kam folur me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të FSS-së, kam ofruar dorëheqjen time, ata gjithashtu do të bëjnë një njoftim, por unë nuk do të udhëtoj për në Andorra dhe do ta drejtoj ekipin…

“Kur të largohem, dhe do të largohem krenar, pati shumë gjëra të mira dhe rezultate të mira, por kjo nuk duhej të kishte ndodhur sonte. Rezultati është vërtet i keq, nuk e prisja këtë, iu drejtova edhe lojtarëve, u thashë gjithçka. Nuk është tragjedi kur trajneri largohet dhe Serbia do të ketë gjithmonë një tifoz të madh tek unë, e kam udhëhequr vendin tim më shumë se 50 herë, kam ngritur himnin kombëtar në këto katër vjet e gjysmë”, theksoi Stojkoviq në një konferencë për shtyp.

Incidenti me armë në kryeqytet, Policia jep detaje

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës rreth një ore më parë, aty ku po ndiqej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana.

Ai ka thënë se është arrestuar personi i dyshuar ndërsa nuk ka të lënduar.

”Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar.” tha ai për IndeksOnline.

Shala: LVV-ja është si Lista Serbe

Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj thotë se deputetët e Listës Serbe, kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në programin special të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, Blakaj thotë se Lista Serbe në vazhdimësi ka përkrahur ndarjen e territorit të veriut të Kosovës, për t’iu bashkuar Serbisë.

“Kushtetuta e ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe të pandashëm. Ndërkohë që aktiviteti i Listës Serbe i vazhdueshëm, është ndarja e territorit të veriut dhe bashkimi i saj me Serbinë. Në këtë kuptim, kur flasim për respektim të Kushtetutës, pse duhet vetëm pala shqiptare ta respektojë këtë Kushtetutë”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë deklarata, kundërshtim të fortë Blakaj mori nga analisti politik, Azdren Shala.

“Me këtë logjikë, VV-në s’është dashur në Kuvend me lënë. E ka synim bashkimin kombëtar, edhe kjo e dëmton Kosovën. Si Lista Serbe është, veç tjetër që neve na levërdisë që Shqipëria është toka ëmë. Kurti e ka përçmuar më shumë se Lista Serbe”, u shpreh ai.

Qeveria Kurti nuk ndalet, paralajmëron rritje të pensioneve dhe pagës minimale

Qeveria e Kosovës përmes ministrit në detyrë, Hekuran Murati ka njoftuar për një rritje prej 20 për qind të asistencës sociale për të gjitha familjet përfituese, që do të fillojë të zbatohet nga muaji tetor.

Në një video-mesazh, Murati tha se ky është vetëm njëri prej disa vendimeve që pritet të përmirësojnë gjendjen sociale në vend.

Sipas tyre, lajme të mira priten së shpejti edhe për:

  • Fëmijët që përfitojnë shtesa,
  • Pensionistët,
  • Punëtorët me pagë minimale në sektorin privat,
  • Si dhe veteranët e UÇK-së, për të cilët do të hiqet kufizimi për punësim në sektorin privat.

Në fund të videos, u bë edhe një thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se “pas votës, do të festojmë bashkë me këto lajme të mira”.

A do të rriten shtesat për fëmijë? Kurti jep lajmin e madh

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Gjakovë ka përmendur siç ka thënë katër lajme të mira, por që tha se nuk do t’i konkretizojnë në shifra deri pas zgjedhjeve lokale.

Ai tha se lajme të mira i presin nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat që punojnë me pagë minimale si dhe veteranët e UÇK-së.

Sipas tij, katër lajmet shumë të mira i presin të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijë, pensionistët, punëtorët e sektorit privat që punojnë me pagë minimale, veteranët e UÇK-së, për të cilët do të hiqet kufizimi i punësimi.

“Këto katër të lajme të mira ne nuk do t’i konkretizojmë në shifra deri pas zgjedhjeve për shkak se opozita po ankohet që po bëjmë fushatë”, tha ai./AlbanianEducatio

Udhëtimet drejt BE-së nuk do të jenë më si më parë – ja çfarë ndodh nga sonte!

Sonte në mesnatë, ora 24:00, Sistemi i ri Hyrjesh/Daljesh (EES) do të lansohet në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve evropiane. Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj shtetasve të Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza.

Udhëtarët që duhet të kenë një vizë Shengen për të udhëtuar në Evropë, duke përfshirë shtetasit tajlandezë, si dhe udhëtarët që janë të përjashtuar nga viza deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, do të kenë hyrjet dhe daljet e tyre të regjistruara elektronikisht.

Përveç kësaj, fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve të një udhëtari do të ruhen në sistem. Këto të dhëna do të lejojnë që identitetet të verifikohen në mënyrë të sigurt, duke parandaluar dokumente të rreme ose përputhje të pasakta.

Si rezultat, kontrollet kufitare do të kryhen më shpejt, më saktë dhe më me siguri, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat themelore të udhëtarëve.

Sistemi do të futet gradualisht gjatë një periudhe tranzicioni gjashtëmujore. Gjatë periudhës së tranzicionit, të dhënat biometrike të udhëtarëve mund të mos mblidhen menjëherë në çdo pikë kalimi dhe pasaportat do të vazhdojnë të vulosen. EES do të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli 2026.

EES është projektuar për shtetasit jo-BE që vizitojnë Evropën për qëndrime të shkurtra.

Sapo të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli 2026 e tutje, EES do të modernizojë menaxhimin e kufijve në të gjitha vendet evropiane duke përdorur sistemin duke regjistruar elektronikisht informacionin e shtetasve jo-BE mbi hyrjet dhe daljet, ose refuzimet e hyrjes.

Ai gjithashtu do të zëvendësojë nevojën për vulosjen e pasaportave. EES do të ruajë të dhëna biometrike, duke përfshirë imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Disa vende evropiane që përdorin EES mund të lehtësojnë më tej proceset kufitare duke futur automatizim, për shembull, kioska vetëshërbimi, porta elektronike dhe madje edhe një aplikacion celular për para-regjistrimin e të dhënave në kufijtë e tyre të jashtëm.

Udhëtarët me pasaporta biometrike do të jenë në gjendje të regjistrojnë vetë të dhënat e tyre, të kontrollojnë nëse të dhënat e tyre janë ruajtur tashmë në sistem dhe më pas të vazhdojnë drejtpërdrejt te një oficer kufitar për verifikim. Kjo do të zvogëlojë procedurat manuale që kërkojnë kohë dhe do të shkurtojë radhët.

EES përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në menaxhimin e kufijve evropianë: më të shpejtë, më të sigurt dhe më transparent. Për udhëtarët, kjo do të thotë udhëtime më të lehta dhe më të sigurta.