div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-226 category-paged-226 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nagavci do t’ia dërgojë Osmanit emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Qeveria Kurti ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

Familja e Heroit Afrim Bujaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

Në këtë mbledhje, qeveria në detyrë ka ndarë edhe 304,511.16 euro për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Veç kësaj, ekzekutivi në detyrë ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që thuhet se do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Mblidhet Qeveria, merr vendime të rëndësishme – ndan 300 mijë euro…

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Vendimi i parë ka qenë për ndarjen e mbi 300 mijë eurove për pajisje me tekste shkollore të shkollave në Luginë të Preshevës dhe për avokimin e çështjes së Luginës në SHBA, BE e organizata përkatëse.

Gjithashtu qeveria ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku.

Gjithashtu kanë ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Ndarë 304,511.16 euro, sipas Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse;

–  Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet);

–  Ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij;

– Ndarë 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu i Serbisë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Mehmetaj sapo ka kaluar kufirin në Kosovë dhe është duke shkuar në shtëpinë e tij.

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes.

U arrestua për spiunazh, merret ky vendim për Fatmir Shehollin

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Fatmir Shehollit për veprën penale të “spiunazhit”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka pohuar për Klan Kosova se këtë vendim e mori trupi gjykues pas seancës dëgjimore që u mbajt sot, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Po, ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka pohuar Gashi.

Sheholli është arrestuar të enjten, nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.

 

 

Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë, dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Sipas Betimit për Drejtësi, në dosje tutje theksohet se Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimiqit, ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti, në Mitrovicë të Veriut, kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që dyshohet se janë komprometuese, si dhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe, rrjedhimisht, ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës, e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Tjetër vendim i rëndësishëm – Rritet për 20%…

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një vendim të ri për familjet përfituese të asistencës sociale.

Murati ka bërë me dije se të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo ndihmë, nga ky muaj do të rritet për 20% shuma e asistencës sociale.

‘Shqiptarët do të paguhen si kurrë më parë’: Rritje historike – 500 euro paga minimale, 1,000 euro mesatarja!

“Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS)” u shpreh Murati.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë.

Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale.

 

Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).

Ne vazhdimisht kemi synuar mbështetjen e atyre që kanë më së shumti nevojë edhe përmes masave tjera siç janë Qeveria për Familjet, apo edhe reforma e skemës sociale e cila tani inkurajon punësimin dhe qëndrushemërinë afatgjatë financiare të familjeve.

Ishte i ngujuar dhe duke qarë, policia nxjerr një fëmijë nga vetura

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia është detyruar të thyejë xhamin e një veture, pasi brenda në të ishte i ngujuar një fëmijë.

Rasti ka ndodhur në Ulpianë, raporton IndeksOnline.

Ende nuk dihen rrethanat e rastit, teksa burimet e IndeksOnline kanë pohuar se fëmija në fjalë është nxjerrë duke qarë nga vetura.

 

 

Më poshtë pamje:

 

“Oh, kuku…” – Pretendohet se audio-incizimi i Fatmir Shehollit përfshin deputeten Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

Radio Televizioni i Kosovës, të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.

“Betimi për Drejtësi”, ka telefonuar Amir Rrustemoviqin, i cili për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se në këtë audio-incizim është ai dhe deputetja Duda Balje.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, jeni ju në atë audio-incizim bashkë me Duda Balaj. A mundeni me konfirmu?

“Po, edhe me Fatmir Shehollin”, ka thënë ai.

Kur është pyetur se çfarë është biseduar në këtë takim, Rrustemoviq është shprehur se nuk mund të flasë, pasi sipas tij, ai është person i shtetit.

“Zonjë, jam njeri i shtetit, me shtetin jam 25 vjet, nuk muj unë ashtu me telefon s’jam unë dallaveraxhi ose dikush tjetër, jam edhe (nuk kuptohet) i organeve”, ka thënë ai, pa treguar se çfarë pozite mban kur thotë që është person i shtetit.

Tutje, kur pyetet për raportin me Duda Balje, ai sërish nuk tregon se çfarë raporti ka me deputeten.

“Për Dudën (hahaha). Oh kuku, çka me bo, s’ka shumë fjalë”, ka thënë ai.

“Betimi për Drejtësi”, ka telefonuar disa herë edhe deputeten Duda Balje, por ajo nuk ka qenë e qasshme. Përgjigje nuk ka kthyer as në mesaz

Lidhur me atë se kur është zhvilluar ky takim dhe çfarë është folur tjetër në këtë takim, Rrustemoviq thotë se është sekret.

Të ngjajshme
Ekskluzive: Prokuroria thotë se Sheholli me udhëzime të…

10 Tet, 2025, 13:57
Kryesuesi Zogaj për degën e Gjykatës së Prizrenit në…

10 Tet, 2025, 12:22
Nenad Rashiq merr 71 vota për nënkryetar të Kuvendit, VV e…

10 Tet, 2025, 11:58
“Këtu është sekret, sekret është vallah, sekret është. Pyetje për një milion euro”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, sipas raportimit të transmetuesit publik, audio-incizimi dëshmon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe, i cili thotë se ka raporte të mira me Millan Radoiçiq.

“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…unë po hapem këtu me ju që të dini me kënd…”, dëgjohet duke thënë Sheholli.

“Bravo ju qoftë, bravo”, thotë në anën tjetër bashkëbiseduesi i Shehollit.

“Miku im i madh është Milan Radoiçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të merr me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri tani…”, vazhdon ndër të tjera Sheholli.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Policia përdor armën në Prishtinë ndaj një të dyshuari

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Vranjevc të Prishtinës, ku njësitet policore kanë shtënë në drejtim të një personi të dyshuar i cili ishte në kërkim për veprën penale “Rrezikim të përgjithshëm”.

Enis Pllana, zëdhënes i policisë së Kosovës për kryeqytetin ka konfirmuar për Indeksonline, se zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.”, tha Pllana.

Viktima nga bombola e gazit është një 13-vjeçare, shpërthimi ndodhi në shtëpinë e saj

Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e saj në fshatin Shajne të Dragashit.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite rreth orës 18:31, ndërsa nga shpërthimi nuk pati persona të tjerë të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas marrjes së informatës.

“Përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent Pas arritjes në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për të miturën E.F.I. (vajzë, 13 vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor,  në vendngjarje ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar, tha ai.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet hetimore dhe forenzike të Stacionit Policor Dragash, si dhe hetuesit rajonalë bashkë me eprorët policorë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë”.

Policia është duke e hetuar rastin si vepër  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.