div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-236 category-paged-236 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aksident i rëndë trafiku, humb jetën një person

Është arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit.

Si pasojë një pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i automjetit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.

Trump: Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse nuk dorëzohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar një qasje të ashpër ndaj Hamasit nëse ky grup militant nuk pranon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për CNN, Trump tha se “Zhdukje e plotë!”, do të ishte fati i Hamasit në rast se refuzon të largohet nga pushteti. Kështu u përgjigj ai kur gazetari i CNN, Jake Tapper, e pyeti me anë të një mesazhi të shtunën se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi këmbëngul në qëndrimin e tij.

Tapper e shtyu më tej diskutimin duke përmendur interpretimin e senatorit Lindsey Graham, i cili tha se Hamasi e kishte refuzuar propozimin prej 20 pikash të armëpushimit, duke insistuar në “mosçarmatim, mbajtjen e kontrollit palestinez mbi Gazën dhe lidhjen e lirimit të pengjeve me negociatat”.

Trump u përgjigj se është ende në pritje të një qëndrimi të qartë nga Hamasi: “Pres sqarim ‘së shpejti’ nëse Hamasi është vërtet i përkushtuar ndaj paqes,” tha ai.

I pyetur për qëndrimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj përfundimit të bombardimeve në Gaza, Trump u përgjigj shkurt: “Po, Bibi”, duke konfirmuar mbështetjen e Izraelit për vizionin e tij të paqes.

Presidenti Trump theksoi gjithashtu se është duke punuar intensivisht për të bërë realitet planin e tij për armëpushim dhe shprehu shpresën që ai të realizohet së shpejti.

E dhimbshme: Vdes ish-polici i Kosovës nga Mitrovica që shërbeu në veri

Ka ndërruar jetë ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, i cili në të kaluarën ishte arrestuar nga forcat serbe në kufi.

Familjarët, kolegët dhe miqtë e tij e kanë përshkruar Mustafën si një njeri të zemrës, baba e gjysh të përkushtuar, dhe një koleg e shok të çmuar.
I ndjeri do të kujtohet si një profesionist që një pjesë të madhe të jetës ia kushtoi sigurisë së qytetarëve, duke shërbyer me përkushtim e pa dallim. Ai njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij të lartë në kryerjen e detyrave policore, me theks të veçantë në shërbimin në veriun e vendit.

Lushtaku ia kthen Kurtit pasi e quajti “multimilioner” e “komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”

Sami Lushtaku ia ka “kthyer” brenda ditës akuzat që Albin Kurti ia ka bërë këtij të parit.

Kurti, duke tentuar t’i ndihmojë kandidatit të partisë së tij në Komunën e Skenderajt, ka sulmuar Sami Lushtakun.

Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi Kurti.

Lidhur me këto akuza ka reaguar Lushtaku, i cili e ka quajtur demagog Kurtin dhe ka thënë se Kosovës i solli vetëm përçarje e sanksione nga ndërkombëtarët.

“Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, deklaroi Lushtaku.

“Skenderaj si gjithmonë demagogëve ju thotë JO!”.

Fox News e mbuloi intervisten me pamje të rrahjes në Kuvend, burri i Presidentes e quan historike paraqitjen e saj aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 23 shtator 2025 kishte dhënë një intervistë për “Fox News”, një medium konservator amerikan në linjë me presidentin amerikan Donald Trump.

Gjatë intervistës së Vjosa Osmanit, mediumi kishte publikuarpamje të ndryshme – një nga to edhe momentin e rrahjes në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Pamjet që u publikuan nuk ishin të lavdëruara për Kosovën, për kundër kësaj, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes e quan intervistën e saj si “historike”.

Ai të dielën ka shkruar në “X”, ku thotë se “Osmani është udhëheqja e parë pos politikanëve amerikanë që shfaqet në emisionin “elitar Fox & Friends”.

“Moment historik! Presidentja e Kosovës bëhet e vetmja udhëheqëse botërore — përveç udhëheqësve amerikanë — që shfaqet në emisionin elitar Fox & Friends në FoxNews Në emisionin më me ndikim konservator të mëngjesit të SHBA, zëri i Kosovës u dëgjua fort dhe qartë — me dinjitet, vizion dhe forcë”, ka thënë Sadriu”, ka thënë Sadriu.

“Multi-milioneri, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit” – Akuzat e forta të Kurtit për Sami Lushtakun

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në Skenderaj për të takuar qytetarët, bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehanin.

Në lidhje me këtë takim, Kurti përmes një postimi në Facebook ka “shfrytëzuar rastin” të sulmoj me akuza të forta, kandidatin për kryetar nga PDK, Sami Lushtakun.

Ai atë e ka quajtur “multi-milioner, ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti.

Ai për Hysni Mehanin ka thënë se është aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv.

“Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen kurse vizioni dhe projektet për Skenderaj jetësohen. Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye pas 12 tetorit me pendën e Kuçicës gjen zgjidhje për problemin me ujë të pijes, ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijët, realizojmë ngrohtoren e qytetit, trafikun publik, pishinën gjysmë-olimpike, parqet me lodra për fëmijë, parkun teknologjik inovativ, shteg për ecje e vrapim si dhe zvogëlojmë numrin e drejtorive komunale me qëllim orientimin e buxhetit për më shumë investime kapitale”, ka thënë Ku

“Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës

Forcat izraelite kanë ndaluar anijet që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës.

Mësohet se mes aktivistëve nga mbi 40 vende të botës ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu.

Fillimisht u raportua se ajo ishte ndaluar nga ushtria izraelite.

Ndërsa tani Kolektivi për Mendimi dhe Veprimi Feminist ka lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se Albulena mund të jetë në një anije që ende nuk ka mbërritur në Gaza.

Ndryshe, së fundmi po qarkullon një video ku vetë shqiptarja tregon arsyet që e shtynë atë të niset drejt Gazës.

“Emri im është Albulena Fazliu dhe jam një refugjate. E lindur në vitet e 90-ta në një vend të vogël të okupuar, i njohur sot si Kosova, e di se çfarë në të vërtetë do të thotë pushtimi”, e nis videon Fazliu.

“Në fakt, një nga kujtimet më të hershme që kam si fëmijë, ishin ato të kalimit të kufijve në mes të natës me familjen time, për t’i shpëtuar persekutimit. Ato më formësuan jetën, vlerat dhe identitetin tim, dhe më mësuan rëndësinë e solidaritetit përballë krizës”, vazhdon ajo.

“Ndërsa bota dëshmon për krimet dhe mizoritë kundër njerëzimit të kryera nga shteti sionist, nuk mund të mos kem një ndjenjë të thellë dëshpërimi, pasi janë thënë shumë fjalë, megjithatë deri më tani nuk është bërë asgjë nga udhëheqësit e botës”, shton shqiptarja.

“Ndërsa mijëra fëmijë palestinezë vdesin të varrosur nën ndërtesa të shembura ose lihen të vdesin nga uria që bota ta shohë, pyes veten se çfarë mendojnë ata për këtë botë. Një botë që zgjodhi të heshtë. Si njerëz të botës, fëmijët e Palestinës janë fëmijët tanë dhe ne nuk mund të heshtim. Sot po lë familjen, miqtë dhe jetën time të sigurt, për të mbrojtur atë që besoj se është një e drejtë absolute dhe universale, se asnjë fëmijë në këtë botë nuk meriton të vritet qëllimisht”, deklaroi Albulena.

“Askush nuk është i lirë, derisa Palestina të jetë e lirë”, përfundon ajo videon.

Ndryshe, flotilja është simboli më i profilit të lartë i kundërshtimit ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli.

 

Ndërpritet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë do të ndalet për një orë.

Sipas njoftimit, shkak është rrjedhja në gypin Ø400 mm.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm që furnizon qytetin e Fushë-Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

Makina përfundon në gropë nga shiu i dendur – vdes nëna 32-vjeçare dhe foshnja e saj

Një nënë 32-vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në autostradën A3, midis Velburg dhe Parsberg.

Shiu i fortë dhe kushte të vështira të motit i dhanë fund përpjekjeve të familjes për të mbajtur kontrollin mbi makinën, e cila siç shihet edhe në fotografi, përfundoi në një gropë.

”Në fillim, situata ishte shumë e paqartë, ndaj u aktivizuan menjëherë shumë forca emergjente”, tha Hannes Raithel, folës i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Qarkut Neumarkt.

Kur mjeku i parë arriti, makina ishte e përmbysur dhe brenda saj ndodheshin dy fëmijë dhe prindërit.

Njësit policie që udhëtonin në drejtim të kundërt ndaluan për të ofruar ndihmën e parë ku së bashku me disa ndihmës të parë, mundësuan reanimimin, por për nënën dhe foshnjën çdo përpjekje ishte e kotë.

Babai 30-vjeç dhe fëmija tjetër trevjeçar mbijetuan, megjithatë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital.

”Ata janë në gjendje stabile dhe janë nën kujdesin mjekësor”, citon gjermanja Bild, Jörg Zitzelsbeger, drejtues i stacionit të policisë për autostradë në Parsberg.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por autoritetet dyshojnë se fenomeni i aquaplaning-ut, ku gomat humbasin kontaktin me rrugën për shkak të ujit të grumbulluar, mund të ketë kontribuar në përplasjen.

Aksidenti raportohet se ndodhi pasditen e së shtunës, derisa shiu i dendur vështirësoi gjithashtu operacionet e shpëtimit.

”Këto kushte janë gjithmonë sfiduese për zjarrfikësit”, tha Jürgen Kohl, kreu i shërbimit të zjarrfikësve në Qarkun Neumarkt.

Autostrada A3 drejt Passau mbeti e mbyllur për disa orë, ndërsa policia e Trafikut të Parsberg vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Kush është viktima që u vra me eksploziv në Shqipëri, i njohur për…

Isuf Jaçaj, 58 vjeç, person me precedentë penalë, është personi i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Ai ishte babai i Klaus Jaçaj, 31 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza, raporton euronews.albania.

Më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur.