div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-239 category-paged-239 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sulmoi kryeinfermierin, ndalohet për 48 orë ish-asamblisti i PDK-së

Ish-asamblisti i PDK-së në Prizren, Bardhi Avdaj, u arrestua sot, pasi sulmoi fizikisht një punonjës shëndetësor.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Avdaj sulmoi kryeinfermierin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, D.B.

Për sulmin, Avdaj u ndalua për 48 orë, pas intervistimit.

“Pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën, një person i dyshuar ka sulmuar një qytetar dhe ka shkaktuar dëmtime materiale në zyrë. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar për hetim të mëtejshëm”, kanë pohuar nga policia.

Avdaj ishte asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit në mandatin e kaluar.

LAJM I FUNDIT: SHBA-ja sulmon me dron…

Ushtria amerikane ka kryer një sulm me dron ndaj një anijeje pranë brigjeve të Venezuelës, të cilën e konsideroi të përfshirë në kontrabandën e drogës, duke vrarë katër persona që zyrtarët e quajnë “narko-terroristë”.

Sulmi u krye me urdhër të presidentit Donald Trump, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

“Inteligjenca jonë ka konfirmuar pa mëdyshje se anija mbante narkotikë, njerëzit në bord ishin narko-terroristë dhe po lundronin në një rrugë të njohur kontrabande. Sulme të tilla do të vazhdojnë derisa të hiqet kërcënimi për jetën e amerikanëve,” shkroi Hegseth në X.

Pamjet e publikuara tregojnë një dron që fluturon mbi motoskafin pak para se ai të goditet nga një raketë e drejtuar me saktësi.

Ky sulm është pjesë e një serie operacionesh kundër trafikimit të drogës që kur, në shtator 2025, Trump i kategorizoi kartelët ndërkombëtarë si organizata terroriste të huaja.

Që atëherë, sipas Pentagonit, të paktën tre sulme të ngjashme janë kryer në Karaibe, duke fundosur disa anije dhe vrarë midis 17 dhe 20 persona.

Në rrjetet sociale, shumë përdorues e kanë vlerësuar veprimin si “masë vendimtare për të mbrojtur kufijtë e SHBA-së dhe luftën kundër drogës”.

Megjithatë, zyrtarët venezuelianë dhe disa analistë ndërkombëtarë kanë vënë në dyshim provat që lidhin anijet me rrugët e kontrabandës, duke theksuar se kjo po tensionon marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Karakasit.

Dronët mbi aeroportin e Mynihut, Kryeministri bavarez: Sapo hyjnë në Gjermani t’i …

Rrëzimi i menjëhershëm i dronëve që shkelin hapësirën ajrore kombëtare ose pengojnë navigimin ajror është kërkuar këtë të premte nga kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Söder.

Ai lëshoi thirrjen pas shfaqjes së dronëve në Mynih mbrëmjen e djeshme, një incident ky që shkaktoi mbylljen e aeroportit të qytetit.

Në të njëjtën kohë, BILD, duke cituar burime sigurie, raporton se bëhej fjalë për dronë “të mëdhenj” dhe të paktën një “avion me krahë fiks“, si ai i parë javën e kaluar mbi Kiel, që fluturuan mbi Mynih Sipas BILD avioni u zhduk para se policia të mund të ndërhynte.

“Incidentet me dronë demonstrojnë presionin e madh. Që tani e tutje, rregulli duhet të jetë: ‘Rrëzojini në vend që të prisni dhe bëjeni vazhdimisht!’. Policia jonë duhet të jetë në gjendje të rrëzojë dronët menjëherë”, tha kryeministri i Bavarisë, Markus Söder.

Ai po ashtu bëri thirrje për përdorimin e sistemit “Kupola e Hekurt” në hapësirën ajrore gjermane.

“Kemi nevojë për mbrojtje efektive për të gjithë infrastrukturën dhe instalimet tona ushtarake. Nuk ka të bëjë vetëm me parandalimin e spiunazhit. Infrastruktura jonë duhet të mbetet funksionale në çdo kohë. Kemi nevojë për sovranitet mbi hapësirën tonë ajrore”, theksoi Söhner, duke shtuar se qeveria e shtetit tashmë po harton një ligj të përshpejtuar, duke i bërë thirrje qeverisë federale të përshtatë Aktin e Sigurisë së Aviacionit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas informacioneve zyrtare të mediave gjermane deri më tani nuk ka qenë e mundur të përcaktohet se kush qëndron pas sulmit të fundit me dron, i cili la në tokë 17 avionë, duke i ndalur fluturimet rreth 3,000 pasagjerëve. Aeroporti i Mynihut nisi të funksionojë normalisht që nga ora 05:00 e mëngjesit të së premtes.

Vuçiç paralajmëron: “Po vjen lufta e madhe” – fajëson Kosovën për përgatitje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Vuçiç i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet - Insajderi - lg

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq tha se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

 

 

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë. Ai shtoi se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës. Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

 

 

Ajo tha se, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – pra Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë”.

“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, tha ajo.

 

 

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani tha se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën. E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo theksoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë./Radio Evropa e Lire/

Asambleistja më e re në Prishtinë, Gresa Lahu synon mandatin e dytë me numër 27 nga PDK

Gresa Lahu, e cila u bë asambleistja më e re në Kryeqytet në moshën 22-vjeçare, kandidon sërish para qytetarëve për mandatin e dytë nga radhët e PDK-së, në ekipin e Uran Ismailit.

Me një angazhim të dëshmuar në këto katër vite, Lahu kërkon përsëri votën tuaj që ta vazhdojë kontributin e saj në shëndetësi, zhvillim dhe krijimin e hapësirave të reja për rininë, mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, përmirësimin e arsimit, mbrojtjen e të drejtave të kafshëve dhe shumë fusha të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Në një thirrje publike drejtuar qytetarëve, Gresa Lahu u shpreh: “Rrugëtimin që kemi nisur së bashku tash e 4 vite, ju ftoj ta çojmë përpara me edhe më shumë energji dhe përkushtim. Rikandidimi im nuk është vetëm një vazhdim, por një zotim i ri! Në listën e PDK-së në Prishtinë, jam me numrin 27. Me besimin tuaj, dua ta çoj më tej këtë punë, për një Prishtinë më të drejtë, më të gjallë dhe më afër qytetarëve.”

Më 12 tetor, Lahu garon me numrin 27 në listën e PDK-së, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin Komunal edhe për një mandat tjetër.

E dhimbshme: Ndërron jetë Kushtrim Kadriu

Ka ndërruar jetë Kushtrim Kadriu.

Më poshtë njoftimi:

SHMK “Drita” Kërçovë

Me pikëllim të thellë dhe dhembje të madhe, SHMK “Drita” në Kërçovë njofton vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dashur,

Kushtrim Kadriu

Kushtrimi ishte një nxënës shembullor, i sjellshëm dhe i vlerësuar nga të gjithë profesorët dhe bashkëmoshatarët e tij. Humbja e tij e lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në shkollën tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe dhimbjen tonë të thellë familjes Kadriu, nxënësve dhe të afërmve të Kushtrimit.

Le të shërbejë ky si një kujtim për të gjithë ne që të mbajmë gjallë shpirtin dhe kujtimin e tij.

Zoti i faltë parajsën!

Drejtoria, stafi arsimor dhe nxënësit e SHMK “Drita” Kërçovë.

Deklarohen nga Shtëpia e Bardhë pasi Edi Rama bëri shaka me Macronin e Aliyevin për presidentin Trump

Shtëpia e Bardhe ka reaguarpas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

Pyetur nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”

Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.

Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve./TCH/

Ali Ahmeti akuza të rënda Kurtit: Kërkoju falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ke marrë anën e Mickoskit

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha në një intervistë ekskluzive në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se, pozitat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut po degradojnë për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri.

Ahmeti ka akuzuar kryeministrin në detyrë të e Kosovës Albin Kurti se ka marrë anën e kryeministrit të RMV, Kristian Mickocki në dëm të shqiptarëve të RMV dhe të drejtave të tyre, e pa çka ka përmend edhe deklaratën e Kurtit për gjuhën shqipe.

“Unë kam patur takime më herët me zotin Kurti, i kam pas në selinë time me orë të tëra. 5orë, 6 orë. Kam biseduar për të gjitha çështjet, politikave të brendshme, rajonale dhe unë kam folur pa rezervë. Se çka e ka shtyrë zotin Kurti që hapur të prononcohet dhe të marrë anë në drejtim të VLEN-it, që tani më LEN është sepse është copëtuar duhet t’i shpjegojë ai për opsionin. Çka mund të them unë se shqiptarët në Maqedoni janë tepër të irrituar nga  deklarata e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës ku ai deklaron se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare në Maqedoni. Dhe revoltën që e krijoi pa masë te shqiptarët, antishqiptarët një muaj ditë nuk e kanë hequr nga ekranet televizive, ja deklarata e kryeministrit të Kosovës, ai deklaron se gjuha shqipe nuk ka qenë zyrtare”, deklaroi Ahmeti.

Më tej ai tha se “Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. 2 muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”.

’24 orë pa rrymë’, Labi bën thirrje për protestë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së rrymës elektrike që, sipas tij, ka lënë për 24 orë qytetin e Ferizajt dhe shumë qytete të tjera në errësirë.

Përmes një postimi në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj kësaj gjendjeje, duke theksuar se as bizneset dhe as mjekët nuk po guxojnë të protestojnë për padrejtësinë që po u bëhet.

“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – ka shkruar Labi.

Ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të organizojë protesta, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike.

“Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” shtoi këngëtari.

Në fund, Labi u bëri apel qytetarëve që të mos rrinë indiferentë:

“O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.” /Prive By Liberta Spahiu

Moment i sikletshëm për Dimal Bashën në ceremoninë e KFOR-it – nuk gjen vendin ku të ulet, Vjosa Osmani e injoron

Kryeparlamentari i Kosovës, Dimal Basha, ka përjetuar një moment jo të këndshëm në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Me të hyrë në sallë, ai mbeti për disa çaste në këmbë, duke mos gjetur menjëherë vendin e tij të rezervuar.

Në ato momente, presidentja Vjosa Osmani, e cila gjendej aty pranë, pos përshëndetjes formale që i dha nuk reagoi për ta ndihmuar.

Për më tepër ndiqni videon: