div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-24 category-paged-24 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte kundër popullsisë civile

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Sërgjan Lazoviq për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 3 shkurt 2026.

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve.

“Trupi gjykues sot, me datë 03.02.2026, në emër të popullit merr këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit, Sërgjan Lazoviq është fajtor sepse gjatë kohës së luftës në Kosovë… ka kryer arrestime dhe privime të kundërligjshme nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurise se luajtshme dhe paluajtshme të komunitetit shqiptar,të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. Arrestimet dhe keqtrajtimet, ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 qytetarë civilë të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt… me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në bazë të dispozitave ligjore të akuzuarin e gjykojnë me dënim burgimi me kohëzgjatje prej 12 vitesh e 6 muaj”, tha ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sërgjan Lazoviq, për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.Sipas aktakuzës Sërgjan Lazoviq akuzohet se në periudhën kohore 1998 – 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer arrestime dhe privim të kundërligjshëm nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike.Në këtë aktakuzë janë përshkruar mënyrat dhe rrethanat e keqtrajtimeve dhe arrestimeve të popullsisë civile shqiptare, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.Në aktakuzë thuhet se nga data 3 shtator 1998 deri më 5 shtator 1998, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, me dashje, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, Lazoviq ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, rreth 500 qytetarë civilë, të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt.

Aty thuhet se banorët e fshatrave të Malishevës dhe Klinës së bashku me familjet e tyre, ishin detyruar që të largoheshin nga fshatrat dhe shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe më të arritur në fshat popullata civile has në një postbllok të forcave policore serbe, të cilët e kishin rrethuar zonën ku ndodhej popullata civile, ku thuhet se forcat serbe fillimisht i ndajnë burrat nga gratë dhe fëmijët, këtyre të fundit u japin urdhër të largohen kurse rreth 500 meshkuj civilë shqiptarë i arrestojnë dhe i dërgojnë në drejtim të shkollës së fshatit, ku gjatë rrugës i maltretojnë dhe i rrahin, në mesin e tyre edhe të dëmtuarin Ahmet Zenuni.

PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe: Vendimi i KQZ-së në kundërshtim me dispozitat ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Srpska ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të shtunën vetëm për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, ndërsa anëtarët e partive tjera shqiptare kishin abstenuar. Kjo çoi në kritika nga ndërkombëtarët.

PZAP tha se ankesa e Listës Srpska është e arsyeshme dhe e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

PZAP shtpi se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe se “vlerëson se ky vendim është і pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipër cekura, kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

Paga minimale, Azemi del me një paralajmërim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se nga 1 janari i këtij viti paga minimale në Kosovë duhet të jetë 425 euro, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke paralajmëruar masa sindikale ndaj kompanive që nuk e zbatojnë këtë vendim

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi tha se gjatë muajit dhjetor dhe deri në mesin e janarit, sindikata ka paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe institucionet që pagat nën 425 euro duhet të rregullohen në përputhje me vendimin qeveritar.

“Ne gjatë muajit dhjetor po edhe deri në mesin e muajit janar, kemi paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe të gjitha institucionet të cilat e kanë pagën nën 425 euro, kemi paralajmëruar se pagat tona me 1 janar duhet të jenë pagë me 425 euro konform vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ju e dini që paga minimale tani që nga 1 janari deri më 1 korrik është 425 euro dhe që nga 1 korriku është 500 euro që në njëfarë forme po themi nuk jemi dakorduar por është nxjerrë një vendim që duhet respektuar”, tha ai.

Ai bëri të ditur se aktualisht vetëm një kompani ka shkelur këtë vendim, ndërsa për kompanitë e tjera tha se ende është herët të flitet.

“Tani për tani kemi vetëm një kompani e cila e ka thyer këtë vendim, sepse për kompani të tjera është herët të flasim sepse ne duhet ta presim datën 5 eventualisht 6 shkurt dhe të shohim se sa kompani janë duke respektuar këtë vendim dhe sa nuk janë duke e respektuar. Ne i kemi paralajmëruar dhe tani e kemi deri në hapur se të gjitha ato kompani që nuk e bëjnë pagesën konform vendimit të ish-kryeministrit po e quaj kështu, sigurisht se na e kanë lënë derën hapur që të reagojmë dhe ne të gjitha ato kompani që nuk e bëjnë këtë pagesë, do t’ju japim afat një javë ditë, në të kundërtën normal që neve jemi të obliguar në bazë të vendimit të kryeministrit që të ndërprejmë punën përderisa mos të bëhet pagesa shtesë, gjegjësisht pagesa prej 396 euro që i bie pagë neto për secilin punëtor”, tha ai.

Duke folur për nivelin e pagës minimale, ai theksoi se, sipas kalkulimeve të sindikatës, kjo pagë nuk i mbulon shpenzimet minimale jetësore të një familjeje.

“Realisht sipas një kalkulimi që ne e kemi bërë, domethënë pagë minimale sepse paga minimale përcaktohet shpenzimet minimale të katër anëtarëve të familjes, e cila me këtë pagë faktikisht domethënë gjithçka që mbetet nën pagën 800 euro, pagë minimale nuk mund të mbulohen ato po themi kërkesat minimale, por megjithatë qeveria ka marrë një vendim të njëanshëm sepse ne kemi para, ne kemi dhënë versionin tonë, së paku duhet të jetë një fazë kalimtare duke filluar nga 600 euro, por megjithatë është kjo që është dhe ne duhet ta respektojmë po them deri në një ndryshim tjetër”, tha ai.

 

ZRRE-ja hedh poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohet

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mosshtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin ose jo të tarifave të përgjithshme të gjithë konsumatorëve, por lidhën vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shitblerjen e saj.

ZRRE-ja tha për RTV21 se aplikimet për shtrenjtim të tarifave të operatoreve energjetikë si KOSTT, KEDS, KESCO janë në fazën e shqyrtimit.

“Informacioni i shpallur lidhet me kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) dhe konfirmimin e tarifave për vitin 2026, të cilat do të mbeten të pandryshuara krahasuar me periudhën paraprake. Ky vendim nuk ka të bëjë me tarifat për operatorët e tjerë të energjisë, si KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat janë ende subjekt i një procesi të rishikimit dhe vlerësimit të aplikacioneve për të hyrat e lejuara maksimale”, thuhet në përgjigje.

Ndërsa një vendim për shtrenjtim apo jo te rrymës për te gjithë konsumatorët pritet të merret në muajin mars. Ndërkohë qytetarët do të pranojnë faturat e energjisë elektrike me tarifa të reja që nga muaji prill. Ditë më parë është konfirmuar se KESCO ka kërkuar një shtrenjtim të rrymës prej 21%, një ndër arsyetimet e tyre ishte edhe rritja e pagës minimale fillimisht prej 425 eurove e më pas 500 eurove.

Arrestohet “i forti i Pejës”, i kërcënoi policët edhe gjatë transportit për në stacion

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, stacioni policor – Pejё, mё 02.02.2026 rreth orёs 08:50, deri sa zyrtarët policorë ishin nё patrullim kanё vërejtur tё dyshuarin, i cili ishte i shpallur nё kёrkim policor.

I dyshuari me tё vërejtur policёt ka filluar tё ikte, mirёpo ёshtё kapur nga zyrtarët policorë dhe ёshtё arrestuar.

Gjatё transportit pёr nё stacionin policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policorë dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti “kanosje ndaj personit zyrtarë”.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

15 euro për seks oral – zbardhen detaje tronditëse nga dhunimi seksual i 13-vjeçares nga 55-vjeçari

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Tomo Prekaj, i cili akuzohet për dhunë seksuale ndaj një të miture.

Në vendimin e dhënë nga gazeta Insider,  i pandehuri akuzohet se e ka detyruar të miturën 13-vjeçare të shkojë me të në një motel dhe të kryejë një akt seksual atje.

E njëjta gjë kishte ndodhur dy herë. Incidenti i parë ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, i fundit në janar të këtij viti.

Fillimisht, ai e kishte joshur me lëmoshë

“Në fund të nëntorit 2025, në një kohë të paspecifikuar, i pandehuri, Tomo Prekaj, e detyroi viktimën e mitur të kryente seks oral në këmbim të 15 eurove në vilat e motelit ‘La Isla’ në fshatin Dubravë të Istogut. I pandehuri e kishte takuar më parë viktimën në një degë të ETC Express në Istog, ku ajo po lypte lëmoshë. Ai e shfrytëzoi moshën e saj të re 13 vjeç dhe dobësinë e saj financiare, duke e bindur të shkonte me të në vilë. Atje, fillimisht e mori me kamionetën e tij të bardhë. Brenda vilës, i pandehuri i urdhëroi viktimës të lahej. Pastaj ata filluan ta preknin dhe ta përkëdhelnin dhe e detyruan të kryente seks oral. Seksi oral zgjati rreth një orë, gjatë së cilës i pandehuri ejakuloi në tualet”, thuhet në vendim.

Herën e dytë, i pandehuri Tomo Prekaj e detyroi viktimën të kryente një akt seksual derisa të arrinte policia e Kosovës.

“Më 29 janar 2026, në orën 14:30, i pandehuri, Tomo Prekaj, e detyroi vazhdimisht një viktimë të mitur të kryente akte seksuale (seks oral) në motelin ‘La Isla’ në Dubravë, Istogur, në këmbim të një pagese prej 15 eurosh. Ai e kishte takuar më parë viktimën në treg, ku ajo po lypte lëmoshë. Ai i dha dy euro dhe e goditi, duke përfituar nga mosha e saj. Së bashku ata shkuan me makinë në motel për ta detyruar të kryenin seks oral. Ai ishte larë dhe më pas e kishte prekur dhe përkëdhelur. Pastaj kërkoi që vajza të kryente seks oral me të. Vajza filloi të kryente seks oral, i cili zgjati afërsisht dhjetë minuta. I pandehuri nuk ishte në gjendje të ejakulonte sepse policia mbërriti dhe e arrestoi atë”, vazhdon vendimi.

Për shkak të këtyre veprave penale dhe rrezikut që personi në fjalë të arratiset, t’i përsërisë ato ose të kryejë një vepër të re penale, gjykata ka arritur në përfundimin se urdhri i paraburgimit është një masë e nevojshme për zhvillimin e duhur dhe të papenguar të procedurës penale.

Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar, ky dyshohet të jetë motivi

Një incident i rëndë, ka ndodhur mesditën e së dielës në lagjen Vaganicë të Mitrovicës së Jugut.

Ku, një person i moshës së re ka shtënë me armë zjarri drejt një 36-vjecari, duke e plagosur në këmbën e majtë.

Krejt ky rast ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra”, në afërsi të shtëpive të tyre.

Dëshmitarë të rastit në kushte anonimiteti për Kanal10, kanë treguar se kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur të dy muaj më parë.

Ndërkohë, organet e rendit me të marrë informatën kanë dal menjëherë në vendngjarje  dhe kanë arritur të arrestojnë dorasin.

“Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut . Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.”

Viktima pas plagëve të marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë.

Derisa nga këta të fundit, Kanal10 ka tentuar të marrë një përgjigje për të kuptuar gjendjen e viktimës, por që të njëjtit ishin të pa qasshëm.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore./Gazeta10

Veliu reagon pas rizgjedhjes së Abdixhikut

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka theksuar se anëtarësia përbën themelin e LDK-së dhe se asnjë strukturë e partisë nuk mund të jetë mbi vullnetin e saj.

Reagimi i atij vjen pasi Lumir Abdixhiku vazhdon të jetë kryetar i partisë me 55% të votave të Këshillit të Përgjithshëm.

Veliu ka deklaruar se as kryetari, as kryesia, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk mund të jenë mbi zërin e anëtarëve të LDK

Ai ka shtuar se pas humbjes së thellë në zgjedhje, partia nuk mund të shpëtohet duke u mbajtur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar dhe respektuar bazën e anëtarëve.

 

Syla i ashpër ndaj LDK-së: Abdixhiku është Vjosa Osmani me pantolla

Analisti, Valon Syla, vlerëson se me konfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të partisë, LDK-ja e zgjodhi rrugën drejt Albin Kurtit.

Edhe pse me vetëm 13% në zgjedhjet e fundit, Abdixhiku sërish mbeti kryetar. Për këtë zhvillim interesant, Syla tha se kjo është lëvizje alla Vjosa Osmani.

”Kësaj i thonë Vjosa Osmani me pantolla. Dhe ky është karakteri politik i Lumir Abdixhikut dhe përcjellësve të tij të këtij lloji”, shkroi Syla në Facebook.

Më tej, ai tha se adresa opozitare tashmë është e qartë dhe se LDK-ja më nuk është në kampin kundër Vetëvendosjes.

”Opozita tashmë dihet kah e ka adresën. LDK po jep shenjë pro pushtetit. Me vjen keq prej krejt atyre miqve në LDK, që ju ra fatkeqësia me e provu përfundimisht edhe këtë fazë llaskucnie”, tha Syla.

Në fund, Syla theksoi paradoksin e madh të identifikimit me Rugovën dhe me Kurtin në të njëjtën kohë, por se kështu duket sa ka vendosur shumica e delegatëve të partisë.

 

Gjykata liron dhjetë të dyshuar për manipulim votash në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 kryesuesve komunalë zgjedhorë nga 34 sa u ndaluan një ditë më parë, pas dyshimeve për manipulim me vota.

Gjykata në Mitrovicë, ka vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka mbajtur tri (3) seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) të pandehurve. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri. Të pandehurit dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gjykata ka vlerësuar se, në këtë fazë të procedurës penale, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.