E rëndë: Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja në malet e Suharekës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Staneve të Bukoshit, mbi fshatin Delloc të Suharekës, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja.

Burime të Gazeta Imazhite r bëjnë të ditur se viktima është Fatlind Bajselmani, rreth 25 vjeç. Sipas informacioneve fillestare, ai kishte dalë në pyll bashkë me familjarët për të prerë dru, kur u godit nga rrufeja.

Megjithëse u transportua me urgjencë për trajtim mjekësor, mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit Lirim Ruhanit, 25-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, me fillim nga ora 17:00.

Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet sot, pas dy ditësh kërkimesh intensive të zhvilluara nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Dyshohet se ai kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues.

Në njoftimin e familjes shprehet pikëllimi i thellë për humbjen e tij, duke theksuar se kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Sot përcillen për në banesën e fundit dy të rejat nga Kosova që humbën jetën në aksidente jashtë vendit

E enjtja do të shënohet si një ditë zie për dy familje kosovare, të cilat sot do t’u japin lamtumirën e fundit dy grave që humbën jetën në aksidente të ndara jashtë Kosovës.

Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për Besire Kolgeci-Baraliun, me prejardhje nga fshati Bukosh i Suharekës, e cila dyshohet se humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur disa javë më parë në Francë.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi do të mbahet në varrezat e qytetit Lingolsheim në Francë, duke nisur nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.

Nga informacionet që familja kishte bërë publike gjatë muajit qershor, në të njëjtin aksident u lënduan edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy djemtë e tyre, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Po gjatë ditës së sotme do t’i jepet lamtumira e fundit edhe 20-vjeçares Rina Krasniqi, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00, në varrezat e fshatit Damanek të Malishevës.

E rëndë në Suharekë: 26-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në një zonë malore të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në afërsi të vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.

Lajmin për rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë nisur patrullat policore dhe hetuesit. Për shkak se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja deri te viktima ka qenë e vështirë.

Në vendngjarje, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Thekësojmë se ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim që nga tetori i vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit.

Familja e Lirim Ruhanit që u gjet sot i vď’ekur në Batllavë del me njoftim

Familja e 25 vjeçarit Lirim Ruhani, që u gjet sot i pajetë në Liqenin e Batllavës, kanë dalë me njoftim mortor lidhur me rastin tragjik të djalit të tryre.

Në njoftim thuhet se data dhe koha e varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje të madhe, familja Ruhani nga Prapashtica njofton familjarët, miqtë dhe të afërmit se më i dashuri ynë, Lirim Ruhani ka ndërruar jetë.Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.Nga zemra falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit që po na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda.Me pikëllim,Familja Ruhani – Prapashticë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5 korrik në Zara të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gucati pret një numër të madh të qytetarëve që pritet t’i bashkohen këtij marshi.

Ai ka thënë se përvec mërgimtarëve nga Kroacia, protestës do t’i bashkangjiten edhe mërgimtarët nga Gjermania, Zvicra e Italia.
Ai ka falëndëruar kroatët për mbështetjen që po po i japin këtij marshi.

Gucati në këtë intervistë për IndeksOnline është shprehur optimist se më 20 korrik do të ketë verdikt lirues në Hagë dhe do të gëzohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së

Është ndarë nga jeta Elbasan Xhezair Shoshaj, njëri nga themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës, veprimtar e patriot i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut.

Ngushëllime për vdekjen e veteranit ka shprehur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se “përveç kontributit të tij në luftë, ai shërbeu me përkushtim për shumë vite edhe si bashkëpunëtor i Komunës së Prizrenit, duke lënë gjurmë me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin që gëzonte te kolegët e qytetarët”.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Prizrenit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shoshaj, bashkëluftëtarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Kujtimi dhe vepra e Elbasan Shoshajt do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë dhe e mirënjohjes sonë”.

Resul Sinani lë ATV, i bashkohet këtij mediumi

Moderatori i njohur kosovar, Resul Sinani, i është bashkuar mediumit më të madh në vend, Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sinani përmes një njoftimi, ku ka paralajmëruar se nga vjeshta do të jetë pjesë e ekranit të televizionit kryesor në Kosovë, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

“Sot po e filloj një kapitull të ri. Rrugëtimin tim profesional po e vazhdoj në Klan Kosova. Shihemi në vjeshtë,” ka shkruar ai. /Klankosova.tv

Mehemtaj: Gazetarja u largua nga RTK pasi, iu kërkua të prodhonte me Inteligjencë Artificiale një storje se Sami Lushtaku e kishte sulmuar me veturë Albin Kurtin

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas largimit të gazetares Arlinda Sejda nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), duke pretenduar se ajo është detyruar të largohet për shkak të presioneve politike brenda transmetuesit publik.

Sipas Mehmetajt, Sejda, të cilën ai e cilëson gazetare me përvojë, është larguar si pasojë e presioneve që, sipas tij, ushtrohen nga persona të afërt me Lëvizja Vetëvendosje, të cilët, sipas tij, kanë ndikim në RTK.

Ai gjithashtu pretendon se gazetares i është kërkuar të përgatisë një storje me Inteligjencë Artificiale për të mbështetur një version sipas të cilit Sami Lushtaku ka sulmuar me veturë kryeministrin Albin Kurti.

Në reagimin e tij, Mehmetaj thekson se gazetarët ndihen të pambrojtur dhe, sipas tij, nuk po marrin mbështetje as nga opozita, as nga përfaqësitë diplomatike dhe as nga organizatat joqeveritare.

Ai shton se sa më shumë, sipas tij, pushteti përpiqet të forcojë kontrollin mbi institucionet, aq më shumë, sipas tij, humb legjitimitetin moral dhe ekspozohet para opinionit publik