Kurti, kryeministri me pagën më të ulët në Ballkan

Sipas një raporti të revistës ekonomike “Monitor”, i realizuar në bashkëpunim me korrespondentët e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina kryesojnë rajonin për nga pagat e presidentëve dhe kryeministrave, ndërsa Kosova renditet ndër vendet me pagat më të ulëta për drejtuesit e saj shtetërorë.

Raporti tregon se kryeministri shqiptar është më i paguari në Ballkanin Perëndimor, me një pagë mujore bruto prej rreth 4,130 eurosh, ose 4.8 herë më të lartë se paga mesatare në Shqipëri. Ndërkaq presidenti i Shqipërisë përfiton një pagë mujore bruto prej rreth 4.470 eurosh, që është 5.2 herë më e lartë se paga mesatare në vend.

Në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të strukturës së veçantë administrative, mesatarja e pagave bruto të presidentëve arrin në rreth 4.600 euro, ndërsa ajo e kryeministrave në rreth 4.000 euro. Megjithatë, diferenca me pagën mesatare në vend është më e ulët se në Shqipëri.

Image

Në Mal të Zi, presidenti dhe kryeministri kanë paga bruto prej rreth 2,700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesatare të vendit.

Serbia, ndonëse ka pagën mesatare më të lartë në rajon, paguan më pak drejtuesit e saj shtetërorë. Presidenti serb ka një pagë bruto prej rreth 2,740 eurosh, ndërsa kryeministri rreth 2,300 euro.

Në Maqedoninë e Veriut mediat raportojnë se presidenti dhe kryeministri përfitojnë paga bruto prej rreth 3,300 eurosh secili, ose rreth tri herë më të larta se paga mesatare në vend.

Sa i përket Kosovës, paga bazë mujore bruto e presidentit është 1,980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesatare në vend, ndërsa kryeministri ka një pagë bazë bruto prej 1,870 eurosh, ose 1.55 herë më të lartë se mesatarja.

Raporti vlerëson se, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Kosova ka një nga nivelet më të ulëta të pagave për drejtuesit e saj shtetërorë, ndërsa diferenca mes pagave të tyre dhe pagës mesatare në vend mbetet më e vogël se në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Monitor”, Shqipëria mbetet vendi ku presidenti dhe kryeministri kanë avantazhin më të madh financiar në raport me qytetarin mesatar, me paga rreth pesë herë më të larta se mesatarja kombëtare.

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka m’ytë n’vend”, flet bashkëfshatari i 26-vjeçarit që u v’ra nga rru’feja

Urim Ndrecaj, bashkëfshatari i Fatlind Bajselmanit që u godit për vdekje nga rrufeja dje në Suharekë, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja tragjike.

Ai tha se tashmë i ndjeri kishte qenë me babain dhe vëllanë në pyll kur i kishte zënë moti i lig.

“Për fat të keq kanë qenë në pyll djemtë, ka qenë me babë edhe me gjithë vëlla. Aty i ka nxanë shiu, një shi shumë i madh, edhe papritmas, vetëtima ka gjujtë edhe e ka rrokë atë djalin”, ka thënë Ndrecaj për Klan Kosovën.

“Po edhe babën edhe vëllaun i ka prekë pak por djalin e ka mytë n’vend”.

“Kanë ardhë policia, ndihma e shpejtë deri ku kanë mujt me u futë atje, sepse ka qenë zona jo e mirë për policinë, bashkëfshatarët kanë shku me i nxjerrë”.

E dhimbshme: Vďes në moshë të re mitrovicasja

Mitrovica është prekur nga një lajm i hidhur pas ndarjes nga jeta të Albana Tahiri Osmanit, e cila ka ndërruar jetë më 1 korrik 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur familja, përmes një njoftimi ku babai i saj, Ismet Tahiri, i ka dhënë lamtumirën me fjalët prekëse: “Lamtumirë vajza ime!”

Sipas njoftimit familjar, ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 2 korrik 2026, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Bare në Mitrovicë.

Gjini: Diaspora nuk ka votuar ashtu siç kanë dalë rezultatet, dikush ka marrë lekë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka shprehur dyshime lidhur me procesin e votimit të diasporës në zgjedhje.

Në një intervistë në emisionin “Click” në RTV21, Gjini deklaroi se, sipas tij, rezultatet e votimit të diasporës nuk pasqyrojnë vullnetin real të mërgimtarëve.

Ai pretendoi se votat e diasporës janë ndikuar përmes asaj që e quajti “patronazhim”, duke pohuar se në disa raste fletëvotimet janë mbledhur nga persona të caktuar brenda komuniteteve në diasporë.

Sipas Gjinit, disa qytetarë mund t’i kenë dorëzuar fletëvotimet me dëshirën e tyre, ndërsa për raste të tjera ai ngriti pretendime se mund të ketë pasur edhe përfitime financiare.

“Diaspora nuk ka votuar ashtu siç kanë dalë rezultatet. Pyeteni vetë diasporën, ka njerëz fantastikë atje”, u shpreh Gjini, duke shtuar se, sipas tij, rezultatet nuk reflektojnë qëndrimin e shumicës së mërgimtarëve.

Kajtazi: Ardhja e Albin Kurtit në pushtet është faťkeqësi kombëtare

Votat e Vetëvendosjes ishin temë e diskutimit me panelistët në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se ardhja në pushtet e Albin Kurtit, është fatkeqësi kombëtare.

“Rritja e tij ka qenë graduale. Ka qenë rritje e një lideri të mbrapshtë, të keq, të një fatkeqësie që po i vinte Kosovës. Për mua fatkeqësi kombëtare është rritja e Kurtit dhe ardhja e tij në pushtet. Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi”, u shpreh Kajtazi në Klan Kosova.

Grenell shpërthen pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin: Çfarë po i pengon gjyqtarët?

Ish-emisari i presidentit amerikan Richard Grenell ka reaguar ashpër pas shtyrjes së radhës të vendimit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi, Grenell kritikoi trupin gjykues të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar të pabazë ndjekjen penale ndaj Thaçit dhe duke shprehur bindjen se ai është i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.

“Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?”, shkroi Grenell, duke theksuar se vendimi është shtyrë sërish, kësaj radhe deri në muajin shtator.

Ai rikujtoi gjithashtu se Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë kanë kaluar gjashtë vjet në paraburgim, duke e cilësuar këtë zvarritje të papranueshme.

I dënuari për vr’ąsje nuk kthehet në Bu’rgun e Dubravës, shpallet në kërkim

Një person i dënuar për vrasje nuk është rikthyer në Burgu i Dubravës pas përfundimit të lejes së rregullt të fundjavës.

Bëhet fjalë për Veprim Nikçin, i cili nuk është paraqitur në institucionin korrektues në afatin e caktuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se Nikçi është shpallur në kërkim.

Policia është duke zhvilluar kërkime për lokalizimin e tij, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.

Përfshihet nga flakët një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar

Një zjarr vdekjeprurës ka shpërthyer në një spital në qytetin gjerman Ludwigslust në orët e para të së enjtes (2 korrik).

Sipas policisë, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në zjarrin që ka përfshirë çatinë e ndërtesës.

Nga objekti janë evakuuar pacientë dhe stafi mjekësor, ndërsa spitali ka gjithsej 160 shtretër.

Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në këtë qytet, mbetet ende i paqartë.

Ludwigslust ndodhet në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit, Schwerin.

Zhvillimet në LDK, vjen dorëheqja e papritur në parti

Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se vendimi lidhet me rezultatet zgjedhore dhe nevojën për reforma të brendshme në parti.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar Topalli.

Osmani ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës në zgjedhjet lokale të fundit, por nuk arriti të rikthejë këtë komunë nën udhëheqjen e partisë së tij, e cila për vite me radhë konsiderohej bastion i LDK-së.

Sipas Topallit, dorëheqja vjen pas reflektimeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe situatën aktuale brenda partisë.

Deri më tani, Besnik Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i degës së LDK-së në Fushë Kosovë.

Gjykata zbulon detaje të reja për vr’asjen e imamit – vendos për dy të pandehurit

Një gjyqtare e procedurës paraprake i ka caktuar nga një muaj paraburgim Beshir Hamzës dhe babait të tij I.Hamzës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e imamit të xhamisë së fshatit Zlipotok të Dragashit.

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prizren e ka vlerësuar të domosdoshme vendosjen e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes së dy të dyshuarve, shkruan Paparaci.

Beshir Hamza, 40-vjeçar, dyshohet se e theri me thikë për vdekje imamin Gazmen Tahirovci të dielën në mbrëmje në fshatin Zlipotok. Motivi i krimit? Një mosmarrëveshje për kositjen e një livadhi, pronë e të pandehurve, bazuar në hetimet e para.

Në një njoftim për media të enjten, Gjykata tha se Beshir Hamza dyshohet që “në mënyrë mizore dhe dinake” e ka goditur me thikë Tahirovcin në shpinë dhe qafë.

“Duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale të dyshohet se janë kryer, mënyrën dhe rrethanat ashtu që i dyshuari B.H., në mënyrë mizore apo dinake dyshohet të ketë goditur me thikë në shpinë dhe qafë viktimën ndjerin G.T., po ashtu duke shtuar faktin se i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur dhe arrestuar nga Policia, për Gjykatën rezulton se me lënien në liri ekziston rreziku i ikjes dhe arratisjes”, tha Gjykata në njoftim, raporton Paparaci.

I dyshuari tjetër, I. Hamza, babai i Beshir Hamzës, dyshohet për veprën penale “mosdhënie e ndihmës”.

“I pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”, njoftoi Gjykata.

Sipas gjyqtares, masa e paraburgimit është e arsyeshme dhe ligjore, “me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, nxjerrjen e provave materiale, marrjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe të të dyshuarve dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve para institucioneve të drejtësisë”.