div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-246 category-paged-246 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Këto janë dy skenarët mundshëm politik pas vendimit të Kushtetueses

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për krizën politike në vend, ku ka treguar dy skenarët e mundshëm pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, do të ketë skenar pragmatik ose skenar konfklktual.

‘’Duke parë qëndrimet e deritanishme të subjekteve politike, janë dy skenarë realistë: Skenari pragmatik: Në ditët e fundit para skadimit të afatit, bëhet një marrëveshje taktike-jo domosdoshmërisht politike- vetëm për ta kaluar fazën e konstituimit. Kjo mund të ndodhë në formën e një kompromisi minimal: p.sh. votohet kandidati i Listës Serbe, por me marrëveshje që posti të mbetet simbolik ose i kufizuar në kompetenca. Skenari konfliktual: Asnjë lëvizje nuk ndodh dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Duke parë klimën aktuale të mosbesimit, ky skenar ka marrë gjithnjë e më shumë peshë’’, ka deklaruar ai.

Bie bora e parë edhe në Shqipëri, zbardhet ky qytet

Bie borë për herë të parë në Shqipëri. Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.

Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.

Peja zgjohet me të shtëna armësh në Stacionin e Autobusëve – Rrahje mes disa personave

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Stacionin e Autobusëve në Pejë. Disa persona janë përleshur mes vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi

E dhimbshme: Vdes një e re nga Drenasi

Ka vdekur në moshë të re Laura Zekaj, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë familja, përmes rrjetit social, Facebook.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i Laurës do të varroset nesër në ora 14:00 në Korroticë të Epërme.

E rëndë: Vetura përplaset me një traktor, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor kur shoferi i këtij të fundit ka pësuar lëndime.

Në orët e pasditës QKUK-ja ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda ka humbur jetën viktima.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Grabovci: Kam dhënë gjithçka për Kosovën, kurrë s’kam përfituar personalisht

Ish-deputeti dhe ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një deklaratë dhënë “Front Online” ka deklaruar se afera “Pronto” ka qenë i ndërtuar mbi akuza të paqëndrueshme, me qëllim diskreditimin e figurave politike.

Grabovci thotë se që nga dita e parë e hetimeve dhe deri më sot, ai ka qenë i hapur për bashkëpunim me drejtësinë dhe me EULEX-in, duke theksuar se mbi 7 vite hetim nuk prodhuan asnjë provë.

 

“Për këtë aferë të inskenuar, edhe para Gjykatës e Prokurorisë e kam thënë, dhe e them sot e çdo herë se nëse ka dikush që mund të konstatojë se unë apo familja ime ka kursyer diçka nga vetja për t’ia dhënë këtij vendi, jam i gatshëm t’i shtrij dorën gjithkujt. Kam dhënë maksimumin tim. Kam qenë i gatshëm para institucioneve të drejtësisë e EULEX që të përballem me të gjitha e të bashkëpunojë për të vërtetën mbi 7 vite kam qenë në hetim dhe s’kanë mundur ta gjejnë asnjë rast”, u shpreh ai.

Ai ka ndërlidhur gjenezën e aferës me kohën kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, ku sipas tij, Ministria e Transportit ishte më e suksesshmja.

“Ministria e Transportit është akuzuar për keqpërdorim e cila ka qenë një nga ministritë më të suksesshme që kam qenë më fat e nder që kam qenë pjesë e kabinetit të qeverisë Thaçi 1 që identifikohet me ndryshime të mëdha dhe me hedhjen e themeleve të zhvillimit të vendit. Ministria ka qenë shembull që ka krijuar vepra dhe dikujt i ka pengu dhe kanë skenuar një proces të paqenë, akuza për korrupsion që kanë qenë të paqëndrueshme”, ka deklaruar Grabovci.

Ai shtoi se të gjitha përgjimet e publikuara në kuadër të aferës nuk dëshmojnë asnjë përfitim as personal e as familjar.

“Kurrë askush s’ka përfituar as familjarisht as partiake nga unë të gjithë ato përgjime që ka ndodh nuk mund askush të gjejë se Grabovci i ka bërë dikujt padrejtësi. Kam thënë që me kohen do të shpërfaqen ligësitë e njerëzve që po bëjnë përpjekje që të kurdisin afera të paqenë për të ndërtuar një kauzë të rrejshme për të përbaltur figurat e institucionet”, ka thënë ai për “Front Online”.

Moti sot – Pritet të bie borë në këto zona

Sot parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike. Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Reshjet më intensive parashikohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, me përqendrim më të madh në zonat juglindore, lindore dhe verilindore.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, mund të ketë vërshime lokale, ndërsa në zonat me reshje bore pritet të formohen shtresa bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C. Gjatë orëve të pasdites temperaturat do të vazhdojnë të ulen tutje.

Rrëzohet një dron në Gjermani, u dyshua se ishte rus

Një dron i madh u rrëzua mbi një çati në Kesselsdorf pranë Dresdenit të mërkurën dhe u përfshi nga flakët.

Siç raporton Bild, policia gjermane ka bërë të ditur se Rusia dhe Vladimir Putin nuk janë pas incidentit me dron.

Nga shpjegimet e banorëve, një objekt fluturues fillimisht i paidentifikuar u përplas në çatinë metalike të një kompleksi deposh, hapi një vrimë në të dhe u përfshi nga flakët.

Fillimisht, nuk ishte e qartë se çfarë objekti kishte rënë nga qielli. Megjithatë, hetuesit shpejt përcaktuan se ishte një dron transporti që i përkiste kompanisë me seli në Dresden “German Copters”.

Kompania operon në fushën e logjistikës mjekësore dhe zakonisht transporton mostra laboratorike.

Shi dhe borë – Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore. Nganjëherë priten episode reshjesh të dendura shiu. Në mbrëmje ulje e mëtutjeshme e temperaturave dhe reshjet e borës do të zbresin në Rrafshin e Kosovës, fillimisht në kodrina, pastaj më vonë edhe në zona të ulëta.

Parashihen reshje mjaft të dendura shiu e bore sidomos në pjesën juglindore, lindore, verilindore, veriore dhe qendrore të Kosovës. Gjatë natës dhe mëngjesit të së Premtes rekomandohet kujdes i madh në komunikacion për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe mundësisë për reshje të dendura bore. Në ultësirat e Dukagjinit pritet të ketë vetëm reshje shiu, por mund të ketë përzierje në ndonjë moment.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe lokalisht intensive. Reshje të dendura shiu priten në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në viset kodrinore-malore do ketë reshje bore. Gjatë natës reshjet dobësohen dukshëm në Shqipëri.

E Premtja dimërore me reshje shiu e bore në Kosovë, ndërsa reshje të pakta lokale në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Në veri të Malit të Zi reshje të dendura bore. Në mëngjes dhe paradite reshje të dendura bore priten edhe në disa zona të Kosovës. Gjatë dites reshje do të fillojnë të dobësohen.

Fundjava e ftohtë me përmirësim të motit, por mbetet ftohtë e vranët. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë më shumë diell. Pasdite (të shtunën) dhe në mbrëmje kthjellim gradual i motit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. E diela kryesisht me diell dhe pak më e ngrohtë, ndërsa të hënën priten reshje të reja kalimtare shiu./MeteoBallkan

Përparim Rama: Kemi një qeveri që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se gjithë qeveria ka punuar kundër kryeqytetit.

Rama ka thënë se janë bllokuar projetket në sheshin Xhorxh Bush, rruga Agim Ramadani, Tregu e të tjera.

Ai tha se krejt qeveria ka punuar kundër Prishtinës.

“Ne jemi duke ndërtuar 10 shkolla, 3 i kemi kryer, 7 janë në ndërtim e sipër. Edhe çështja e Tregut, ne këtë e kemi filluar, edhe tash IKMM, na ka ndaluar edhe këtë. Unë kam treguar publikisht që jemi duke ndërtuar tregun për me pru e me vendos, sikurse që ka vepruar IKMM-ja në mënyrë joligjore për me ndal projektin e Xhorxh Bushit, të njëjtën e ka përdorur edhe për ndaljen e platformës së kryeqytetit, edhe të Agim Ramadanit, edhe për Treg, nuk kemi të bëjmë me mos-shtyrjen e proceseve përpara, por me bllokada politike. Tash po vazhdojmë offside. Edhe platformën jemi duke ndërtuar jashtë, do ta instalojmë. Dikush do të përgjigjet, të gjitha janë tendencioze. Kemi një qeveri të tërë që punon kundër kryeqytetit, e shiten patriot”, tha Rama.