div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-249 category-paged-249 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është vendimi i fundit i Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si duhet për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Në vendimin e saj, Gjykata urdhëron që seanca të përfundojë brenda 12 ditëve dhe që deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur:

TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;

TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;

TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë.

Ramiz Lladrovci thërret konferencë për media

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur konferencë për media sot në ora 17:00. Konferenca është thirrur pas publikimit të audio-incizimit të publikuar e ku dëgjohen të diskutohej për miliona.

“Ftoj konferencë për media, sot, më 30 shtator 2025, në ora 17:00, në Seli të Iniciativës qytetare “Për Drenasin Kampion”, në Objektin “Hajdini”, rruga “Ilaz Kodra”. Konferenca ka të bëj me audio incizimin shantazhues të keqbërësve. Me nderime, Ramiz Lladrovci. Konferenca ka të bëj me audio incizimin shantazhues të keqbërësve”, shkruan Lladrovci.

Dimal Basha dënohet me 25 mijë euro për shpifje

25 mijë euro është dënuar për shpifje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Padinë e ka fituar Mustafë Grainca, rreth disa shkrimeve tash të shpallura shpifëse nga Dimal Basha, të botuara si op/ed personal të tij të botuara më 2019 në “Insajderi”

Basha do të paguajë 25 mijë euro dhe duhet të kërkojë falje publike. Gazeta Paparaci ka publikuar Aktgjykimin.

Rriten çmimet e cigareve

Që nga 29 shtatori, respektivisht prej dje, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistues me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen.

Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim konsumatorët do të nisin ta ndjejnë rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.

Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës ose tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve, përcjell “TV21”.

Analizat e tregut tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.

Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare në Konçul

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, ka thënë se xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit.

Shkaqet ende nuk dihen.

“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar ka dalë në terren, por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi”.

“Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, ka deklaruar Rexhepi për EO.

Shteti i vetëm në botë që ende i ka të mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë

Azerbajxhani ka vendosur të zgjasë deri më 1 janar 2026 mbylljen e kufijve tokësorë, duke mbetur i vetmi vend në botë që vijon të jetë i mbyllur që nga nisja e pandemisë COVID-19. Vendimi u firmos më 22 shtator nga kryeministri Ali Asadov, duke shtyrë afatin e mëparshëm të përcaktuar për 1 tetor 2025.

Ky “regjim i veçantë karantine” është në fuqi që prej pranverës së vitit 2020, kur shumica e shteteve mbyllën kufijtë për të frenuar përhapjen e virusit. Megjithatë, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, që ka hequr kufizimet prej vitesh, Azerbajxhani ka mbajtur një politikë hermetike mbi qarkullimin tokësor. Prej marsit 2023 udhëtimi ajror është normalizuar, pa kërkesë për teste apo certifikata mjekësore, por hyrja dhe dalja nga vendi përmes tokës mbetet e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme si transportet e mallrave, shkruan A2 CNN.

Në praktikë, kjo do të thotë se të huajt mund të hyjnë vetëm përmes avionëve, ndërsa kufijtë tokësorë janë të mbyllur për turizmin dhe qarkullimin e zakonshëm. Autoritetet e justifikojnë masën me nevojën për të parandaluar rreziqet e reja nga koronavirusi, por kritikat ndërkombëtare e shohin si një izolim unik dhe të pazakontë.

Për të balancuar këtë qasje, Baku lehtësoi procedurat e vizave për evente të mëdha, si për tifozët e Formula 1 që u mbajt një javë më parë.

Trump dha propozimin për luftën në Gaza, reagon për herë të parë Hamasi

Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, po shkakton reagime brenda Hamasit.

Zyrtari i lartë i organizatës, Mohammed Mardawi, në deklaratat për rrjetin televiziv Al Jazeera, e përshkroi planin si “një tekst që anon nga pala izraelite”.

“Ajo që u tha në konferencën për shtyp në lidhje me planin për t’i dhënë fund luftës anon nga perspektiva izraelite. Është afër asaj që Netanyahu këmbëngul për të vazhduar luftën”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Hamasi nuk do të vazhdojë me një përgjigje zyrtare para se të marrë tekstin e plotë të planit.

“Ne duhet ta marrim këtë plan në formë të shkruar dhe të qartë para se të përgjigjemi. Plani duhet t’i arrijë Hamasit dhe organizatave palestineze”, shtoi ai.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Hamasit konfirmoi për BBC-në se nuk kishte marrë asnjë propozim nga Trump për një armëpushim të ndërmjetësuar. Zyrtari tha, megjithatë, se Hamasi mbeti i hapur për të shqyrtuar çdo propozim që mund t’i jepte fund luftës në Gaza, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të mbrojë interesat e palestinezëve, të sigurojë një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza dhe t’i japë fund luftës.

I pyetur në lidhje me armët e organizatës, zyrtari tha: “Armët e rezistencës janë një vijë e kuqe për sa kohë që vazhdon pushtimi. Çështja e armëve mund të diskutohet vetëm brenda kuadrit të një zgjidhjeje politike që garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967.”

Qeveria me vendim: Nga 1 tetori rriten pensionet

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Vrasja e të riut në Gjilan, dëshmitari tregon çfarë i kërkoi i dyshuari pak para rastit tragjik

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Sokol Osmanit, i cili u vra në mënyrë tinëzare në nëntor të vitit 2024 në qytetin e Gjilanit.

Lidhur me këtë rast, në seancë ka rrëfyer rreth këtij rasti dëshmitari i rastit, Adem Bajrami, nga nacionaliteti rom. Aktualisht, në paraburgim ndodhen dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje tragjike Valmir Salihu dhe Florian Mitev.

Ai gjatë seancë u pyet rreth bicikletës të cilen Valmiri e shfrytëzoi për këtë akt. “Unë i njoh dy të dyshuarit në këtë rast, personin në anën e djathtë e kam në lagjen ku jetoj. Ndërsa personin nga ana e majtë e njoh pasi ka lëvizur disa herë në lagjen tonë”, ka deklaruar Bajrami.

“Salihun e njoh përafërsisht 3-4 vjet. Kjo ka qenë më herët, jemi takuar në rrugë, kemi pasur pak probleme. Dhe më ka sugjeruar që mos të ngatërrohem më me të, pasi që na jemi rom, ndërsa ne jemi pakicë, ata si shqiptarë janë shumicë” tha ai.

Ai është pyetur edhe për ditën kritike kur edhe ndodhi vrasja e Sokol Osmanit. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të prokurores së rastit. “E kam parë pasi jetojmë në lagjen e njëjtë. Edhe kur ka ardhur policia e kam parë. Disa ditë më parë, para ngjarjes, ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar karrige që ju kanë shërbyer për të luajtur me letra, kurse ditën kritike ka kërkuar një biçikletë nga unë. Biçikletë nuk i kam dhënë pasi s’kam pasur, pastaj e ka kërkuar një motor nga një fqinje tjetër,” shtoi ai.

Tutje, me pyetje ka vazhduar avokati mbrojtës i familjes Osmani. “Fillimisht për rastin e kam kuptuar kur i kam parë policinë, shumë policë në lagjen tonë. Ndërsa rastin për vrasjen e kam kuptuar në media”, shtoi ai. Seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit Afrim Kurdiu, shok i të ndjerit./IndeksOnline/

Mitrovicasi humb jetën në QKUK pasi u godit nga vetura

Ka vdekur një person në QKUK, një muaj pasi është goditur nga një veturë teksa po ecte në rrugë.

Menjëherë pas aksidentit që kishte ndodh më 31 gusht, viktima kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të gjatë shëndetësor, më 29 shtator 2025, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe pritet të sqarohen të gjitha rrethanat e këtij aksidenti fatal.