div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-248 category-paged-248 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet një mësuese në Kosovë

Një edukatore në një institucion parashkollor në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë

Prokurora Themelore në Pejë ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Pas denoncimit të një edukatorje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për hetim. Hapat që ka marrë Prokuroria në Pejë janë që e njëjta nën këtë dyshim është ndaluar për 48 orë, dhe hapat e tjerë po vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale”.

Jo më pa dokumente, pezullohet lëvizja e lirë në kufi me Shqipërinë

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.

Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtato

Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle.

Aksion i madh i Policisë, ka të arrestuar

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore…, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në Komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se ata janë përfshirë në veprat penale si “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Para në vlerë 8700 euro
    • 1 granatë dore
    • 1 revole TT me një karikator me shtatë fishekë cal.7.62 mm
    • 145 fishekë cal.7.62 mm
    • 1 karikator
    • 201 fishekë të cal.7.62×39 mm
    • 1 sprej piper
    • 1 gëzhojë 7.62×39 mm
    • 1 cigare e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë, me peshë 1.1 gr.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë: A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th., të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

 

Kjo është data kur do të ndërrohet ora

Të dielën, më 26 tetor 2025, do të kthehet ora një orë prapa, duke shënuar fundin zyrtar të orës së verës.

Në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në ora 2.

Ky ndryshim nënkupton që lindja dhe perëndimi i diellit do të ndodhin më herët, çka sjell më shumë errësirë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lirohet nga masa e paraburgimit Kolonel Nexhmi Krasniqi

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë sot aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Kolonel Nexhmi Krasniqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, të cilët po ndiqen penalisht për veprën penale “Detyrimi”

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Besnik Berisha.

“Po është liruar nga masa e paraburgimit. Vendimi i është konfirmuar edhe Qendrës Korrektuese. Tashmë masa e caktuar është prej 1 muaji arrest shtëpiak. Sigurisht edhe kjo masë do të shqyrtohet dhe do të apelojmë që të hiqet si masë”, ka thënë Berisha në një prononcim për IndeksOnline.

Koloneli Nexhmi Krasniqi u arrestua më 4 gusht, nga një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Inspektoratit Policor. Aksioni u realizua në katër lokacione, prej të cilit u arrestuan katër të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Krasniqi.

 

 

Krasniqi është i dyshuar për veprën penale të detyrimit. E gjithë ngjarja dyshohet se lidhet me një pronë për të cilën janë dhënë mijëra euro në formë të detyrimit.

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me njoftim pas mbylljes së Qeverisë federale amerikane.

Në njoftim thuhet se shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së do të vazhdojnë gjatë kësaj ndërprerjeje të financimit, për sa kohë që situata e lejon, shkruan Reporteri.net.

Poashtu në njoftim theksohet se nuk do të ketë as përditësime në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, përveç rasteve të informacioneve urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen.

“Aktualisht, shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë kësaj ndërprerjeje të financimit, për sa kohë që situata e lejon. Ne nuk do të përditësojmë këtë llogari deri në rifillimin e plotë të operacioneve, përveç rasteve të informacionit urgjent për sigurinë dhe mbrojtjen. Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov”, thuhet në njoftim.

Qeveria federale amerikane është mbyllur zyrtarisht për herë të parë në gjashtë vjet pasi Kongresi dështoi të miratonte një masë financimi dhe askush brenda Kapitolit nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

Pasi mbaroi afati i financimit, republikanët dhe demokratët menjëherë filluan të drejtonin gishtin nga njëri-tjetri për mbylljen. Republikanët këmbëngulin që demokratët thjesht duhet të bien dakord të zgjasin financimin aktual për shtatë javë të tjera, raporton CNN.

Çdo mbyllje qeveritare ndryshon, por funksionet që janë kritike për të mbrojtur jetën dhe pronën zakonisht konsiderohen thelbësore dhe mbeten të hapura. Mbylljet e mëparshme anuluan seancat dëgjimore për imigracionin dhe vonuan kreditimin federal për blerësit e shtëpive dhe bizneset e vogla, ndër ndikime të tjera.

Të shtëna dhe shpërthime në Mynih: Një person gjendet i vdekur, policia bllokon rrugët në pjesën veriore të qytetit

Një operacion i madh policor ka filluar në Mynihun verior që nga orët e para të mëngjesit. Njësi speciale dhe ekspertë të çaktivizimit të bombave janë gjithashtu në vendngjarje.

Sipas BILD, pati disa shpërthime. Raportohet se pati edhe të shtëna,.

Rreth orës 4:40 të mëngjesit, departamenti i zjarrfikësve u njoftua: një ndërtesë banimi po digjej. Pak më vonë, shërbimet e emergjencës morën raportime për shpërthime të forta.

U gjet trupi i një burri . Sipas BILD, i njëjti me sa duket e ka  mbushur shtëpinë e prindërve të tij me eksplozivë, i ka vënë flakën dhe më pas i ka marrë jetën vetes. Thuhet se mbante me vete një çantë shpine. Policia ka frikë se çanta përmban një mjet shpërthyes. Ekspertë për çmontimin e bombave janë në vendngjarje.

Përveç kësaj, të paktën një person tjetër u gjet me plagë nga të shtënat me armë zjarri pranë Liqenit Lerchenau.

Operacionet e zjarrfikësve dhe hetimet policore janë duke u zhvilluar aktualisht, tha policia këtë mëngjes.

Vendndodhja e incidentit është Lerchenauer Straße në Mynihun verior . Policia ka rrethuar një zonë të madhe dhe po u këshillon banorëve dhe shoferëve të shmangin zonën ose të marrin një rrugë të tërthortë. Shkolla aty pranë, shkolla fillore dhe e mesme në, pritet të mbeten të mbyllura derisa të përfundojë hetimi, sipas policisë.

Mbyllet Qeveria amerikane

Qeveria federale amerikane është mbyllur zyrtarisht për herë të parë në gjashtë vjet pasi Kongresi dështoi të miratonte një masë financimi dhe askush brenda Kapitolit nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

Pasi mbaroi afati i financimit, republikanët dhe demokratët menjëherë filluan të drejtonin gishtin nga njëri-tjetri për mbylljen. Republikanët këmbëngulin që demokratët thjesht duhet të bien dakord të zgjasin financimin aktual për shtatë javë të tjera, raporton CNN.

Çfarë është në rrezik?

Çdo mbyllje qeveritare ndryshon, por funksionet që janë kritike për të mbrojtur jetën dhe pronën zakonisht konsiderohen thelbësore dhe mbeten të hapura. Mbylljet e mëparshme anuluan seancat dëgjimore për imigracionin dhe vonuan kreditimin federal për blerësit e shtëpive dhe bizneset e vogla, ndër ndikime të tjera./Reporteri.net/

Policia e Kosovës sekuestron Mercedes G63 me vlerë 160 mijë euro

Sektori Rajonal i Hetimeve të Policisë në Prizren ka realizuar një operacion të suksesshëm më 29 shtator 2025, duke sekuestruar një automjet luksoz të tipit Mercedes G63, vit prodhimi 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.

Ky veprim është ndërmarrë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i automjetit kishte detyrime të pashlyera financiare dhe, në vend se t’i përgjigjej kreditorit, kishte larguar veturën nga Gjermania. Automjeti është lokalizuar në qytetin e Suharekës.

Sekuestrimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa procedurat e mëtejme do të vazhdojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente të drejtësisë.

Ky operacion është vlerësuar si shembull i qartë i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare të drejtësisë, veçanërisht atyre të Bashkimit Evropian.

Pas vapës së verës, Kosova nesër ‘zgjohet’ me reshjet e para të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, pas një vere të nxehtë dhe të thatë, rajoni dhe vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të përfshihet nga reshjet të shiut dhe borës së parë, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i IHMK-së, pa ndërhyrje:

Duke filluar nga data 01.10.2025 e deri më 03.10.2025, i tërë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe jug-lindore, të cilat herë pas here mund të jenë me intensitet më të lartë dhe me potencial për të krijuar vërshime të shpejta.

Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasoj reshjet e shiut do të kthehen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore, por ajo pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta. Duke pasur parasysh, verën shumë të thatë, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore. /Zëri