div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-258 category-paged-258 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Publikohen pamjet e sulmit brenda ambienti të Komunës së Prishtinës – ja si nisi gjithçka

Një incident i paprecedentë u raportua dje te Komuna e Prishtinës, ku u raportuar se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, u sulmua me shishe të çelçit.

Autor i sulmit dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Më poshtë gjeni pamjet e sulmit të publikuara nga Reporteri:

 

Vrasja e 51-vjeçarit, dalin detaje të reja, dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga grupi hetimor thanë për TCH se ndryshe nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi, vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe palët dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. Viktima është masakruar nga i riu që rezulton se e ka goditur mbi 20 herë me thikë

Viktima u gjet vetëm me të mbathura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre.

Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit.

 

 

Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat.

Si ndodhi krimi?

Viktima merrte nga shkolla djalin e tij dhe një fëmijë tjetër për t’i kthyer në shtëpi, por ditën e djeshme fëmijët kanë qëndruar në pritje të gjatë. Beqiri nuk përgjigjej në telefon dhe as është dukur për të marrë djalin, duke ngritur alarmin.

Pas kërkimeve, e kanë gjetur në apartamentin që kishte në ruajtje. Dera mësohet se është lënë e pambyllur mirë nga autori që është larguar nga vendi i ngjarjes rreth 25-30 minuta pasi ka hyrë në pallat.

Me të konstatuar skenën horror dhe trupin e masakruar, familjari i Valbon Beqirit ka njoftuar policinë e cila më pas ka mundur të zbardhë krimin dhe të arrestojë autorin dhe personin që e ndihmoi për t’u larguar.

Vendim i madh: Nga tetori, këta qytetarë udhëtojnë falas në trafikun urban!

Në prag të zgjedhjeve lokale, Komuna e Prishtinës, ka vendosur që të lirojë disa kategori nga pagesa e biletës së trafikut urban.

Sipas vendimit, lirimi nga pagesa do të zbatohet nga data 01.10.2025.

Vendimi i plotë

 

 

Merret vendimi, nga sot lirohen edhe këto kategori nga pagesa e trafikut urban - Insajderi - 552540846 2049160012579749 4628887894105533937 n 1
Çka mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.

Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.

Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?

Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuesja është mbështetur gjithmonë në praktikën e konstituimit të Kuvendit.

Ai parasheh se Gjykata do “të konstatojë se shkelja e vetme ka qenë ndarja e votimit të nënkryetarëve, pasi praktika e deritanishme kërkon zgjedhjen e tyre në pako”.

Çerkini nuk pret “që Gjykata të merret me çështje politike, siç është diskutimi se kush duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb. Një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e saj. Roli i Gjykatës është vetëm të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të procedurës”.

Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.

“Ne presim që Kuvendi të konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për Media të LVV-së dhënë REL-it.

Për LVV-në, përfaqësuesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, u votua “në mënyrë të rregullt dhe nuk ka drejtë askush t’ia marrë këtë të drejtë grupit multietnik”.

Votimi për nënkryetarët

Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.

Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.

As të tjerë nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit, nuk i morën votat e nevojshme, me ç’rast Basha në mënyrë të njëanshme e mbylli si të përfunduar seancën konstituive.

Miftaraj thotë për REL-in se “nëse merren për bazë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi që është ndërtuar në 11 vjetët e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë”.

Sipas tij, nëse nga Gjykata “merret për bazë Rregullorja e Punës e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund të sqarohet procedura e votimit të kandidatëve që kanë shumicën e votave të deputetëve nga pakicat”.

E, pastaj? Çerkini beson se Gjykata do “të theksojë se procedura e konstituimit duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke u shfrytëzuar ditët e mbetura nga afati 30-ditor” i një aktgjykimi paraprak.

Ky shtet i fuqishëm ia ndalon hyrjen në territorin e saj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

Sllovenia të enjten ka ndaluar hyrjen në territorin e saj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Një vendim të ngjashëm, shteti që dikur ishte pjesë e Jugosllavisë, e mori në korrik të këtij viti ndaj dy ministrave izraelitë me qëndrime të së djathtës ekstreme.

Vendimi për ndalimin e hyrjes për kryeministrin izraelit u bë i ditur përmes një deklarate të Qeverisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe që vitin e kaluar e njohu shtetin palestinez, në gusht vendosi edhe embargo armësh ndaj Izraelit, si dhe ndalim të importimit të mallrave të prodhuara në territore të pushtuara palestineze nga Izraeli.

Shqetësusese: Dronët serbë përshkojnë qiellin e Kosovës pothuajse çdo ditë e natë

Eksperti i sigurisë, Esad Çollaku në emisionin “Kosova Today” ka thënë se dronët serbë përshkojnë qiellin e Kosovës pothuajse çdo ditë e çdo natë.

Ai shton se është shqetësuese që institucionet përkatëse të Kosovës, kanë heshtur deri më tani, transmeton Klankosova.tv.

“Këto fluturime që po përmenden tani me dronë, të them të drejtën ndodhin gati thuajse çdo ditë e çdo natë”, tha ndër të tjera Çollaku.

Ky deklarim i Çollakut vjen pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pohuar se hapësira ajrore e Kosovës është shkelur nga dronë serbë.

”Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, deklaroi ai në 60 minuta në KTV.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se këta dronë dyshohet se kanë filmuar burgun e sigurisë së lartë, dhe kazerëm e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Nuk e di pse deri tani institucionet tona kanë pritur ta konfirmojnë një gjë të tillë, ndoshta për shkak të koordinimit që e kanë me KFOR-in”, u shpreh Elezi në emisionin “Kosova Today”.

Elezi thotë se mbetet shqetësim mosndërmarrja e veprimeve nga institucionet e Kosovës, për sigurinë ajrore.

Profesori Muhamet Kelmendi, thotë se Serbia është duke deklaruar publikisht se ka për qëllim të ripushtojë Kosovën.

“Vuçiqi tha se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë në OKB”, tha tutje Kelmendi.

Ndryshe, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në KFOR për të marrë detaje lidhur me këtë çështje, megjithëse është ende në pritje të përgjigjeve.

“Sot publikohet një nga skandalet më të mëdha të pasluftës, personazh është Faton Peci dhe kllika e tij”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka paralajmëruar një publikim të bujshëm në mediumin VOX Kosova, për të cilin thotë se përbën një nga skandalet më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Në një postim të bërë nga vetë Mehmetaj, ai thekson se personazh kryesor i këtij krimi makabër është Faton Peci dhe kllika e tij, duke shtuar se bëhet fjalë për dosjen më të kompletuar që ai ka pasur ndonjëherë gjatë karrierës së tij si gazetar.

“Sot në VOX Kosova do ta publikojmë një kronikë që unë besoj se përbën një nga skandalet më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Personazh i këtij krimi makabër është Faton Peci dhe kllika e tij. Njëherit kjo është dosja më e kompletuar që kam pasur unë personalisht prejse merrem me gazetari. Publikimi i sotëm është vetëm fillimi i një sage që do të vazhdojë për gjatë kësaj jave e asaj që vjen”, ka shkruar Mehmetaj.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur

Mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar mes majit dhe korrikut të vitit 2025, 56 për qind e të anketuarve shprehen se Kosova nuk është në rrugën e duhur. Kjo është rritje e dukshme e pakënaqësisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur - Insajderi - image 217

Çmimet e larta dhe papunësia janë identifikuar si problemet më të mëdha që po preokupojnë qytetarët. Nga kampioni prej 1,164 të rriturish të intervistuar mes 13 majit dhe 25 qershorit, 45 për qind e tyre e kanë cilësuar koston e jetesës si sfidën kryesore për vendin, ndërsa 19 për qind kanë përmendur papunësinë dhe 6 për qind korrupsionin.

Edhe pse korrupsioni është përmendur nga një përqindje më e vogël e qytetarëve si “problemi kryesor”, ai vazhdon të renditet mes tri sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova, sipas gjetjeve të IRI-së.

Sondazhi amerikan: 56% e kosovarëve besojnë se Kosova nuk është në rrugën e duhur - Insajderi - image 218
Shteti nën “drejtimin” e Dimal Bashës- Osmani e Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Kurtit do të jetë 10 ditore, e kësisoj përgjatë kësaj kohe ai parashihet t’i zhvillojë disa takime në Amerikë.

Por jo vetëm kaq.

Në Kosovë mungon edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës para disa ditëve, në kuadër të Asamblesë së kombeve të Bashkuara.

Edhe pse parashihet që në të shumtën e rasteve vizitat e tyre jashtë vendit të jenë të koordinuara e që vendi të mos mbetet pa drejtues, në Kosovë tani udhëheqësi më i lartë është kryetari i Kuvendit ë Kosovës, Dimal Basha.

Derisa në vend nuk janë as Osmani e as Kurti, Kosova mbetet nën udhëheqjen e Bashës.

Në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshëm të krijuar, Dimal Basha do të duhej të merrej edhe me çështje që s’do të merrej në një gjendje normale si kryeparlamentar.

Edhe pse udhëtimi i Kurti dhe Osmanit në të njëjtën kohë nuk është në ndonjë normë të ndaluar, pro parashihet që ata të koordinohen në mënyrë që vendi të mos mbetet pa drejtues- por derisa në vend është kryeparlamentari situata është më e rregullt.

Komfort në Ligjin për Protokollin e shtetit (Ligji Nr. 03/L132) nenit 19 pika 4 e këtij neni në mënyrë decidive thotë ” protokolli i shtetit vihet në dijeni për çdo lëvizje të të personalitete kryesore, Presidentit, Kryetarit të kuvendit dhe Kryeministrit jashtë vendit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.

E hic më larg se dy vite më parë, presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca patën udhëtuar në të njëjtën kohë.

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimit zyrtar pati njoftuar se Osmani me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka udhëtuar për në Djerba të Tunizisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Kurse Kurti ka udhëtuar për në Estoni, ku ka takuar homologen e tij estoneze Kaja Kallas për një takim bilateral.

Ai gjithashtu zhvilloi një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar në Gjermani, ku ka mbajtur takim me bashkatdhetarët.

E tani për tani në udhëtime janë vetëm Kurti dhe Osmani, që i bie se në vend vazhdon të jetë kryeparlamentari Basha

” Ka hypë në veturë për me shku në shtëpi..”, Zhdukja misterioze e veteranit të UÇK-së, flasin familjarët

Kanë kaluar 8 muaj që nga zhdukja e veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit, dhe familja ende nuk kanë asnjë gjurmë nga ai.

Sipas familjarëve, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.

“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.

Djali i të zhdukurit, Zylfi Tejecit, Ardian Tejecit, për Insajderin tha se rastin e kanë raportuar në polici, por deri më tani nuk dinë asgjë për të.

“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.

Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.

“Me datën 23 janar është pa për herë të fundit me një lokal në fshatin Planej të Hasit, pas atij momenti ka hypë në veturë për me shku në shtëpi dhe nga ai moment është zhdukur prej asaj date s’kemi asnjë informacion për të”, tha ai tutje.