div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-259 category-paged-259 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
” Ka hypë në veturë për me shku në shtëpi..”, Zhdukja misterioze e veteranit të UÇK-së, flasin familjarët

Kanë kaluar 8 muaj që nga zhdukja e veteranit të UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit, dhe familja ende nuk kanë asnjë gjurmë nga ai.

Sipas familjarëve, Tejeci është zhdukur më 23 janar të këtij viti.

“Babi im, Zylfi Tejeci është i zhdukur nga 23 janari, sot 8 muaj janë bërë dhe ende nuk kemi asnjë informacion për fatin e tij”.

Djali i të zhdukurit, Zylfi Tejecit, Ardian Tejecit, për Insajderin tha se rastin e kanë raportuar në polici, por deri më tani nuk dinë asgjë për të.

“Nuk kemi asnjë informacion, polica thotë vetëm hetimet vazhdojnë”.

Ardian Tejeci ka treguar edhe se si ka ndodhur zhdukja e babait të tij.

“Me datën 23 janar është pa për herë të fundit me një lokal në fshatin Planej të Hasit, pas atij momenti ka hypë në veturë për me shku në shtëpi dhe nga ai moment është zhdukur prej asaj date s’kemi asnjë informacion për të”, tha ai tutje.

Mbledhet qeveria: Në rendin e ditës është edhe vendimi për shkarkimin e…

Të gjithë ministrat e kabinetit Rama ndodhen në selinë e këshillit të ministrave duke nisur mbledhjen e qeverisë.

Priten disa projektvendime për t’u diskutuar, një prej tyre është edhe projektvendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, prefekti i Tiranës e dorëzoi në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet ende se kush është duke e drejtuar këtë mbledhje, kryesocialisti Edi Rama apo zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.

Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Kurti udhëton në ShBA, zbulohet arsyeja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.

E rëndë: Djali rrah nënën e tij

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar dje në fshatin Gllamnik – Podujevë, ku një grua është sulmuar nga djali i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur Xh. E. ka deklaruar para policisë se është sulmuar me duar dhe shqelma nga djali i saj, H. E., përdorues i substancave narkotike. Konflikti kishte shpërthyer pasi i dyshuari i kishte kërkuar para dhe, në shenjë revolte, e kishte goditur nënën e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave policore është intervistuar në prani të zyrtarëve përkatës. Me urdhër të prokurores kujdestare, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ashtu siç ka refuzuar edhe urdhrin mbrojtës dhe strehimoren.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Mbaje veten” – Tensione pas debatit, përplasen Bashkim Ramosaj dhe Natyra Kuqi

Pas përfundimit të debatit mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Deçanit, nuk munguan as tensionet mes konkurrentëve politikë. Dy nga kandidatët, që gjatë fushatës kanë pasur përplasje të ashpra, u përballën edhe pas debatit.

Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i zgjati dorën kundërkandidates nga PSD, Natyra Kuqi. Gjatë këtij momenti, ai i tha asaj: “Mbaje veten.”

Reagimi i Kuqit ishte i menjëhershëm dhe me ton të ngritur: “Mbaje veten ti!” – iu kthye ajo.

Momentin mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Premtim i madh elektoral: 500 euro për çdo lehonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka shpalosur plan-programin e kësaj partie që synon marrjen e drejtimit në këtë komunë.

Krasniqi tha se plan-programi i LDK-së në Rahovec përbëhet nga 12 zotime kryesore që sipas tij, ka të bëjë me 12 sektorët kryesorë në këtë komunal.

“Plan-programin e kemi me 12 zotime kryesore që kanë të bëjnë me 12 sektorët kryesorë që kanë të bëjnë me agroturizëm, shëndetësi, e kemi qendrën e vjetër të qytetit, ridizajnimin e sheshit kryesor, subvencionimin e lehonave te pjesa e shëndetësisë”.

“Për arsimin ndër të tjera është edhe pjesa e inteligjencës artificiale e cila do të fillojë nga klasa e pestë. Te bujqësia, 24 orë ujë dhe kanalizim, që nuk do të jetë temë më që do të diskutohet më në zgjedhjet e tjera”, tha Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Për sa i përket shëndetësisë, Krasniqi premtoi ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, teksa shtoi se të gjitha ambulantat do të jetën funksionale.

“Tek pjesa e shëndetësisë, do të ketë parking nëntokësor tek QMF-ja. Të gjitha ambulantet do të jenë funksionale si dhe një sos-buton që do të jetë risi për t’i ardhur në ndihmë shpejt të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Krasniqi më tej premtoi edhe ndarjen e nga 500 eurove për nënat lehonat por edhe rritje të sigurisë në shkolla.

“Nënat lehona do të kenë nga 500 euro kudo që lind dhe kudo që jeton në komunën e Rahovecit. Te shkollat do të ketë rritje të përgjegjësisë, siguri në shkolla, transport publik falas në mënyrë që prindërit të jenë të sigurt”, tha ai.

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshë të re Enes Ajeti

Gjilani është goditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshë të re Enes Ajeti, një qytetar i njohur dhe i respektuar nga bashkëqytetarët.

Ajeti kishte shërbyer për shumë vite në institucionet bankare të qytetit, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe një imazh të ndritur si punëtor i dalluar dhe i përkushtuar. Ai njihej si një djalë i edukuar, me vlera të larta familjare dhe shok i dashur për rrethin e tij.

Familjarët, miqtë dhe kolegët e përshkruajnë të ndjerin si një njeri të jashtëzakonshëm, kujtimi i të cilit do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e tyre.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i Enes Ajetit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë.

Kurti niset për vizitë në ShBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu bëri të ditur autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi i cili tha se “Kurti është në rrugë e sipër për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kritik ishte analisti Ilir Deda, i cili tha se nuk duhet të shkojnë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti në të njëjtën kohë në vizitë jashtë shteti.

“Ne kemi bërë kritika edhe në të kaluarën. Nuk shkon presidentja dhe kryeministri në të njëjtën, nuk shkohet ashtu jashtë vendit”, tha ai.

“500 euro për çdo lindje”, premtimi i madh i kandidatit për kryetar komune

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Shtimes, Dr. Përparim Ramusa, ka shpallur një nga zotimet e tij më të mëdha gjatë fushatës zgjedhore: ndarjen e 500 eurove për çdo lindje të re në familjet shtimjane, pa dallim nëse bëhet fjalë për fëmijën e parë apo për lindjet e tjera pasuese.

Sipas Ramusës, ky zotim ka për qëllim të mbështesë familjet shtimjane dhe të nxisë rritjen e natalitetit në komunë.

“Çdo lindje në Shtime është një gëzim për familjen dhe për gjithë qytetin tonë. Komuna do të jetë pranë prindërve me një mbështetje konkrete prej 500 eurosh për çdo fëmijë që lind,” ka deklaruar ai.

Ky premtim ka zgjuar interes të madh tek qytetarët shtimjanë. Për shumë familje, një politikë e tillë shihet si ndihmesë e drejtpërdrejtë në kohën e sfidave ekonomike, ndërsa kritikët e shohin si një barrë të mundshme për buxhetin komunal.

Përvjetori i sulmit në Banjskë, vajza e Afrim Bunjakut: Ah, sa vështirë pa ty, babë

Sot shënohen dy vite nga sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës. Në këtë përleshje të dhunshme, rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën, polici Alban Rashiti u plagos rëndë, ndërsa një tjetër koleg u lëndua.

Ngjarja u dënuar nga udhëheqësit e shtetit dhe komuniteti ndërkombëtar, të cilët kërkuan që autorët të përgjigjen para drejtësisë.

Në këtë përvjetor, vajza e rreshterit, Arbenita Bunjaku, përkujtoi babanë e saj me një mesazh prekës në rrjetet sociale:

“Ah, sa vështirë pa ty, babë…”