div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-261 category-paged-261 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagimi i Mozzik pas raportimeve se ora e tij luksoze është false

Reperi i njohur, Mozzik, kohët e fundit ka bërë bujë me orën luksoze “Richard Mille”, të cilën e ekspozoi në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje.

E me të hyrë në Kosovë, ajo u konfiskua nga Dogana e Kosovës, me arsyetim se nuk e kishte deklaruar.

Për këtë kishte dalur edhe me reagim zyrtar.

Në njoftim ishte thënë se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Por, ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false.

Kështu të paktën bëri të ditur Shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjor të kompanisë zvicerane Richard Mille.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Pas këtij reagimi reagoi edhe vet reperi me një “InstaStory”.

 

E dhimbshme: Ky është viktima e dytë e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Sinjali, nga burime të sigurta se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.

Është konfirmuar viktima e dytë e aksidentit tragjik. Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, banor i Korroticës së Epërme të Drenasit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në këtë ngjarje.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve.

Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.

Nga përplasja e fuqishme, të dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.

Arsyeja banale për të cilën u vra Avni Ajeti nga Vitia, baba i tre fëmijëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi më 18 shtator në fshatin Debelldeh të Vitisë, ku mbeti i vrarë Avni Ajeti.

IndeksOnline mëson se viktima, pak minuta para tragjedisë, kishte qenë duke prerë dru së bashku me vëllain e tij.

Në ato momente, i dyshuari Jetulla Isufi kishte kontaktuar viktimën, duke u kërkuar sqarime lidhur me një lis që, sipas tij, ata e kishin prerë.

Ajeti dhe vëllai i tij ishin përgjigjur thirrjes, por situata ka eskaluar me shpejtësi.

Sipas dëshmive, Isufi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre.

Mësohet se Avni Ajeti i është vënë përpara vëllait të tij, duke u përpjekur ta mbrojë, çka ka rezultuar fatale për të.

Tutje, viktima i ka ofruar marrëveshje të dyshuarit kompensim për “lisin”, duke i kërkuar njëkohësisht falje, por Isufi kishte refuzuar.

Hetimet rreth rastit janë në zhvillim e sipër.

Avionët rusë shkelën hapsirën ajrore të Estonisë, NATO ndërmerr këtë veprim emergjent

NATO i ka dërguar një mesazh Rusisë që të ndalojë sjelljen e saj “të papërgjegjshme” dhe “të pamatur” kundër shteteve anëtare, duke dënuar shkeljet e Moskës më 19 shtator, kur tre avionë MiG-31 rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta.

Duke paralajmëruar për aktivizimin e Nenit 5, klauzolës së mbrojtjes kolektive që thotë se një sulm ndaj një shteti anëtar të NATO-s konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve, Këshilli i Atlantikut të Veriut, i cili u mblodh me kërkesë të Estonisë, shprehu “solidaritetin e plotë” me Aleatët, hapësira ajrore e të cilëve është shkelur.

“Rusia mban përgjegjësi të plotë për këto veprime, të cilat po përshkallëzohen, mbartin rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe vënë në rrezik jetët. Këto veprime duhet të ndalen”, thekson Këshilli i Atlantikut të Veriut.

NATO thotë se përgjigja e saj “ndaj veprimeve të pamatura të Rusisë do të mbetet e fortë”.

Në këtë kontekst, Operacioni Eastern Sentry u nis më 12 shtator për të forcuar pozicionin e NATO-s në të gjithë krahun lindor

“Ne do të rrisim më tej aftësitë tona dhe do të forcojmë qëndrimin tonë parandalues ​​dhe mbrojtës, duke përfshirë mbrojtjen efektive ajrore”, thekson Këshilli.

Me një ton të ashpër, Këshilli i Atlantikut të Veriut thekson se Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim: “NATO dhe Aleatët do të përdorin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar çdo kërcënim nga çdo drejtim. Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në mënyrën, në kohën dhe në arenën që zgjedhim ne. Angazhimi ynë ndaj Nenit 5 mbetet i palëkundur.”

Në të njëjtën kohë, NATO po sinjalizon se anëtarët e Aleancës nuk do të ndikohen nga veprimet e papërgjegjshme të Rusisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Detaje nga therja me thikë mes infermierëve, këta janë të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka plagosi me thikë kolegun e tij, infermierin Mikel Osmani.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi pas një debati mes dy punonjësve të spitalit, që më pas përshkallëzoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Pas incidentit, Çajka u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim nga autoritetet. Ndërkohë, infermieri Osmani u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Rezulton se Çajka është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës dhe sipas raportimeve, ka pasur më parë konflikte edhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Sipas raportimeve, ata kanë pasur përplasje fizike në të kaluarën.

E papritur: Këta janë dy deputetët që hoqën dorë nga mandati i deputetit

Pas dorëheqjes se dy deputetëve të PSD në qarkun Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit.

Deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur.

Nga e drejta e marrjes së mandatit kanë hequr dorë, Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti.

Po ashtu, ka dhënë dorëheqjen nga e drejta për të marrë mandatin edhe ish-deputetja Meri Markici, sërish nga lista e hapur, duke u larguar të tre kandidatet femra të listës së hapur. Dy më të votuarit e PSD në Shkodër, janë Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.

Limaj: Do të fitojmë në Malishevë, në Prizren e Vushtrri do të jemi befasi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se kjo parti do të dalë fituese në Malishevë me kandidatin, Ekrem Kastrati i cili është kryetar aktual i kësaj komune.

Ai ka thënë se kjo parti do të befasojë në Prizren me kandidaten Albulena Balaj- Halimi dhe në Vushtrri me Xhevahire Izmakun.

Limaj në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 ka thënë se  është i kënaqur me atë çfarë po sheh në teren.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur në atë çfarë po shoh në teren. Kryetari i Malishevës aktual vazhdon për mandatin tjetër i cili ka bërë një punë të shkëlqyer duke transformuar qytetit e tij. Nga një fshat i madh e ka transformua në një qytet urban, simpatik. Zëri racional po zgjohet, zëri racional po bashkohet. Njerëzit e kanë parë se me politika popullsite nuk ecët e para. Presim fitore në Malishevë, befasi në Prizren dhe Vushtrri”, ka thënë Limaj.

Limaj tregon pse dështoi bashkëpunimi me Kurtin

Tash e nëntë muaj ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk është arrit një marrëveshje politike mes partisë fituese dhe atyre të ish-opozitës.

Limaj thotë se për zhbllokimin e ngërçit Nisma ka qenë e hapur qysh në fillim të procesit, ani pse votat nuk i kanë të mjaftueshme.

“Fuqia e Nismës është kjo që është. Ne nuk kemi dashur të dalim në anën bllokuese ndaj krejt këtij procesi. Kemi ofruar një mundësi me kapacitetet tona. Kemi dhënë mundësinë për zhbllokimin e situatës që Kosova të ketë institucione. Por, siç e dini votat e Nismës janë të pamjaftueshme për ta bërë një hap të zhbllokimit”, deklaroi ai në në Tëvë1.

Limaj tha se bllokimi i Kuvendit është bërë qëllimshëm nga shumica dhe fajtorë lë çdo deputet.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur. Nisma bën politikë me vizion, jo reagime. Jemi të hapur për të ndihmuar në proceset e ndërtimit të institucioneve, aty ku ka hapësirë dhe ka mundësi Nisma. Pa një marrëveshje politike dhe pa kompromise s’ka formim të institucioneve. Në Kuvend me qëllim ka ndodhur një aksident”, deklaroi ai.

Madje, thotë se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka fyer kombin.

Për Limajn, jo vetëm Nisma, por asnjë parti nuk duhet bërë marrëveshje me LVV-në përderisa kryetar është Basha.

“Basha e ka fyer në tërësi kombin, kështu që ky aksident që ka ndodhur në Kuvend duhet të kthehet e të përmirësohet dhe ky njeri nuk mundet e nuk është për mua jo por për asnjë kryetar i Kuvendit. Me Bashën nuk duhet as unë as askush me qenë e hapur për marrëveshje me LVV-në”, deklaroi ai.

Ndodh edhe kjo: Infermieri theret me thikë nga kolegu i tij

Një infermier i Spitalit rajonal të Tiranës “Shefqet Ndroqi” dyshohet se e ka plagosur me thikë kolegun e tij brenda vendit të punës. 

Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa autori me inicialet D.Ç. është ende në kërkim.

“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Infermieri i lënduar nga arma e ftohtë thuhet se është nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e të dyshuarit.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ky është zhvillimi i fundit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar dosjen paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.

Sipas dokumentit të dorëzuar më 19 shtator, Prokuroria ka dorëzuar një përmbledhje që përmban përmbledhje të provave që ata synojnë që të paraqesin për të vërtetuar akuzat në aktakuzë.

Veç kësaj, aty thuhet se Prokuroria ka dorëzuar edhe listën e dëshmitarëve që ata synojnë t’i thërrasin ose që do të mbështeten gjatë gjykimit.

Po ashtu, aty thuhet se dosja paraprake përmban edhe listën e materialeve të propozuara që Prokuroria synon t’i paraqes në gjykim.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi