div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-269 category-paged-269 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lajm i madh për Palestinën – shteti i fuqishëm e njeh zyrtarisht

Portugalia thotë se do të njohë shtetin palestinez të dielën, duke e bërë atë kombin e fundit perëndimor që përgatitet të ndryshojë politikën, ndërsa lufta në Rripin e Gazës nuk tregon shenja ndalimi.

Ministria e jashtme bëri njoftimin përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) javën e ardhshme në Nju Jork, shkruan BBC.

Izraeli e ka dënuar këtë veprim, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha se “shpërblen terrorin” pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit.

Çitaku: Çka dallon punimi i Dimal Bashës kundër UÇK-së, nga deklarata e Kurtit ‘Hashim, shko në Hagë’?

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për Dimal Bashën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës

Ajo ka pohuar se Basha është njeriu që përfaqëson më së miri Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kryetar i Kuvendit ka qenë Jakup Krasniqi, ka qenë Kadri Veseli, ka qenë Nexhat Daci, mirëpo këtë degradim në Kuvendin e Kosovës e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje.”

“Dimal Basha është zgjedhja e tyre, ai është përfaqësuesi më tipik i Lëvizjes Vetëvendosje,” u shpreh Çitaku.

Teksa e njëjta gjithashtu shtoi se beson që mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe kreut të Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka dallim sa i përket deklarimeve publike kundër UÇK-së.

“Çka dallon ajo (punimi shkencor i Dimal Bashës kundër UÇK-së) nga deklaratat që i ka bërë Albin Kurti nga foltorja e Kuvendi “‘Hashim, shko në Hagë’”, pyeti ajo në Klan.

Zbulohet emri i këngëtares se njohur që do të jetë pjesë e BBVK-së

E ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, gazetarja Agnesa Smajli ka dhënë detaje lidhur me të rejat e fundit nga bota e shoubizit, me fokus të veçantë për VIP-at që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIp 4”.

Ajo tha se ka dëgjuar se pjesë e këtij edicioni të BBVK4 do të jenë vajzat e “Supernovës”, duke shtuar se duhet të presim që pjesëmarrës të jenë edhe disa influencerë.

Smajli tha se është përfolur gjithashtu se edhe këngëtarja Zanfina Ismjali do te jetë pjesë e këtij edicioni, por çdo gjë mbetet për t’u parë.

“Ky edicion po pritet me shumë padurim, por po mbetet më shumë sekret. Nuk po dihet kush ka me hy dhe kjo e bën më emocionues. Por do të ketë mix banorësh. Eidicioni i kaluar ka qenë një edicion që e mbajti edhe Big-un në Shqipëri”, tha gazetarja Agnesa Smajli.

Kandidati i VV-së për asamblist nga ura e Ibrit kërkon që Mitrovica të quhet Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këshilltar të Kuvendit Komunal, Avdyl Ferataj, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas një propozimi të pazakontë. Në një video të publikuar në Facebook, ai u paraqit tek ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kërkoi që qyteti të marrë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ferataj deklaroi:

“MITROVICËS I DUHET NJË EMËR I RI. KJO MITROVICË DUHET TË QUHET MITROVICA E ALBIN KURTIT.”

Pas lavdërimeve për liderin e Vetëvendosjes, në fund të videos ai iu drejtua Kurtit edhe në gjuhën gjermane duke i shprehur dashurinë e tij:

“RESPEKT PËR ALBIN KURTIN. ZOTI E RUAJT ALBIN KURTIN. TË DUA SHUMË. ICH LIEBE DICH.”

Ai e përmbylli mesazhin e tij duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare me duar – një gjest simbolik që e bëri videon të përhapet shpejt në rrjete sociale.

Statovci: Kur Sabri Fejzullahu këndoi për ujin e Llapit, sigurisht nuk e kishte menduar këtë ujë që shohim sot!

Jeta Statovci, bartëse e listës “Guxo” për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka ngritur shqetësimet e banorëve të Barilevës për mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimit, ndriçimit publik dhe çerdhes në këtë fshat, duke e cilësuar këtë si realitet të papranueshëm për vitin 2025.

Ajo tha se nga Asambleja do të jetë zëri i qytetarëve për të përfshirë këto çështje në buxhet dhe investime, duke theksuar se fshatrat nuk duhet të mbesin të harruara.

“Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme”, ka shkruar në postim.

Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, të cilët shprehën zotimin për t’u kujdesur që fshatrat e Prishtinës të marrin vëmendjen që meritojnë./IndeksOnline/

 

E dhimbshme: Të hënën i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Luksemburg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën, e 1 shtatorit, në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg, ku një veturë dhe një furgon u përplasën ballë për ballë.

Mediat vendore raportojnë se pas përplasjes, të dy mjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht, duke lënë pasoja tragjike: pesë persona që ndodheshin brenda automjeteve humbën jetën.

Lajmin u konfrimua edhe nga një familjarë i viktimave i cili ka shkruar se: “Me dhimbjeje të thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17 në Luksmeburg aksidentalisht humbën jetën 3 engjujt Uka dhe Ujkani nipat e mi, dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati”.

Njëri prej viktimave, Edonik Kastrati, 19-vjeçar, lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën (21 shtator) në varrezat e fshatit Dobërdol.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i familjarëve të Edonikut.

Sipas mediave në Luksemburg, të dy automjetet u përplasën ballë për ballë, pas së cilës morën flakë. Të dy mjetet u shkatërruan plotësisht nga zjarri.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, vjen një lajm i mirë

Kongresisti amerikan, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.

Sipas organizatës “Albanians for America”, ky hap, i mbështetur edhe nga kongresisti Keith Self, konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002.

Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritizimin e emërimit të ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO.

Në kuadër të amendamentit, parashikohet gjithashtu një plan për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon, duke përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe zëvendësimin e energjisë ruse me burime të tjera, si dhe mbështetje për programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, me qëllim rritjen e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal.

Mast ka propozuar gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova të zhvillojnë bazat e industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje sipas objektivave të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të pranisë së forcave amerikane në Kosovë. Amendamenti parashikon gjithashtu vazhdimin e programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, duke përfshirë pajisjet e inspektimit jo-intruzive në pikën kufitare të Merdarit për parandalimin e trafikut të armëve të paligjshme.

Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si hap historik dhe duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mbështetjen e Kosovës.

“Kjo është një nismë historike që për herë të parë në dy dekada vendos prioritet politik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ne jemi krenarë që komuniteti ynë ka qenë pjesë e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, ka reaguar në Facebook duke e quajtur këtë një lajm të shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.

Festë ‘e çmendur’ në Skenderaj, drenicakët hedhin valle në tubimin e PDK-së për Sami Lushtakun

Me valle e nën ritmet e tupanit, Partia Demokratike e Kosovës është pritur dje në Skenderaj, atje ku kandidat për këtë komunë e kanë Sami Lushtakun.

Qindra banorë të Skenderajt erdhën për t’ia konfirmuar mbështetjen e madhe për ta.

E për këtë ‘shpallje’ të fitorës në Skenderaj, dikush nuk mund ta ndalte entuziazmin, me çrast s’u ndal së kërcyeri.

 

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

“Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.

Avionët rusë shkelen hapësirën ajrore të NATO-s

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë reagimin e tyre ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia gjatë takimit të ardhshëm që do të mbahet në Kopenhagë më 1 tetor, ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë ushtarakë rusë është një provokim tjetër i papranueshëm. Kjo nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për të forcuar krahun lindor, për të thelluar bashkëpunimin evropian në fushën e mbrojtjes dhe për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë. Ne do të trajtojmë reagimin tonë të përbashkët ndaj veprimeve të Rusisë në takimin informal të Këshillit Evropian në Kopenhagë më 1 tetor”, tha Costa në një postim në X.

Ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia si “një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, shtoi se BE-ja qëndron plotësisht në solidaritet me Estoninë.

“Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë estoneze. Do të vazhdojmë të mbështesim shtetet anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre me burime evropiane. Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit. Nuk duhet të tregojmë dobësi”, tha Kallas.

Tre avionë rusë u kapën duke fluturuar në hapësirën ajrore të Estonisë këtë mëngjes. Ata qëndruan për 12 minuta para se të dëboheshin nga një mision italian i patrullimit ajror. Estonia është vendi i tretë anëtar i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit, pas Rumanisë dhe Polonisë, të cilat gjithashtu kanë raportuar incidente të ngjashme.