div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vendimi i ri për derivatet, përcaktohet çmimi maksimal i naftës

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten ka nënshkruar vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës në tregun vendor.

Vendimi është marrë më 03.04.2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi sot, më 04 prill 2026.

Sipas të dhënave të vendimit, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër dhe mund të shitet në tregun vendor jo më shumë se 1.91 euro për litër, duke përfshirë akcizën dhe TVSH-në. Benzina, ndërkohë, ka hyrë në doganë me çmim prej 1.30 euro për litër dhe mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.

“Me këtë vendim marzha e përcaktuar tregtare maksimale të lejuar mbetet si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër. Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër. Ky vendim parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje tek të gjithë operatorët ekonomikë që ta respektojnë vendimin.

“Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Për krahasim, me 3 prill, çmimi maksimal i naftës ka qenë 1.83 euro për litër.

Nuk e morën pagën e 13-të, por Qeveria ka lajm të mrekullueshëm për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do ta sjellë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një paketë ekonomike në vlerë prej 200 milionë eurosh që synon të mbështesë qytetarët më të prekur nga rritja e çmimeve dhe inflacioni. Sipas Muratit, pjesa kryesore e kësaj pakete përfshin mbështetje të menjëhershme për të gjithë  punëtorët e sektorit privat, të cilët kanë pësuar humbje të konsiderueshme nga rritja e kostos së jetesës.

“Qeveria jonë është duke vepruar me shpejtësi për të ofruar një lehtësim të menjëhershëm për pensionistët dhe punëtorët që përballen më shumë me pasojat e inflacionit,” tha Murati.

“Kjo paketë është dizajnuar që të ndikojë drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të mbështesë ata që kanë nevojë më të madhe për ndihmë financiare.”

Ai shtoi se, përveç pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat, paketa përfshin gjithashtu mbështetje për fëmijët që marrin shtesa dhe studentët, duke theksuar se Qeveria ka synim të përfshijë të gjitha kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Murati paralajmëroi se pakoja do të diskutohet dhe miratohet në Kuvend në ditët në vijim, duke u bërë kështu një nga masat më të rëndësishme të Qeverisë për të përballuar sfidat ekonomike aktuale.

“Do t’iu gjuaj”, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj – vitin e kaluar kishte kërcënuar edhe zyrtarët policorë

Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.

Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.

Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.

“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025.

Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë.

Bajgora u arrestuar përsëri të premten, por këtë radhë për kërcënime ndaj Ramush Haradinajt.

“I është keqësuar gjendja”, Policia jep detaje për vdekjen e futbollistit kosovar në fushën e sportit

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje kundër KFV Deçani, si pasojë e një sulmi kardiak.

Policia tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.