div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-269 category-paged-269 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

Nesër pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00.  Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkroi Ademaj.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

Zana Avdiu: Kurti nuk është antiamerikan

Analistja tha se në Kosovë nuk ekzistojnë grupe politike antiamerikane dhe se bashkëpunimi me SHBA duhet të mbetet prioritet.

Analistja Zana Avdiu ka thënë se ndërprerja e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për Kosovën.

E ftuar në emisionin Pressing, Avdiu theksoi se pavarësisht dallimeve politike, në vend nuk ka forca antiamerikane dhe se as kryeministri Albin Kurti nuk mund të shihet si i tillë.

“Nuk ka grupe politike antiamerikanë në Kosovë, as Kurti nuk është,” deklaroi ajo, duke shtuar se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sipas saj, bashkëpunimi i institucioneve kosovare me Uashingtonin mbetet interes strategjik dhe duhet të trajtohet si prioritet absolut në politikën e jashtme të Kosovës.

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ai e ka cilësuar këtë hap si një “rrezik për ekzistencën e Izraelit” dhe një “shpërblim absurd për terrorizmin”.

Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë kundër këtij procesi “në OKB dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, duke e konsideruar atë një rrezik për ekzistencën e shtetit hebre.

“Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme të drejtuar kundër nesh dhe kundër kërkesave për krijimin e një shteti palestinez, që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përbënte një shpërblim absurd për terrorizmin,” deklaroi Netanyahu, sipas raportimit të Times of Israel, gjatë mbledhjes javore të kabinetit izraelit.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia deklarohet rreth të dyshuarve

Janë bërë me shumë se një muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë të pakapshëm për organet e rëndit.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të lokalizojë vendin se ku po fshihet ata.

IndeksOnline ka kërkuar përgjigje nga Policia nëse ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e dyshuarave.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani tha se janë duke punuar intensivisht rreth rastit.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, tha shkurt Hashani për IndeksOnline.

Ai tha se nuk mund të jap informata më të hollësishme rreth asaj se çfarë po bën policia për kapjen e autorëve të krimit të trefishtë në Gjilan.

“Për momentin nuk mund të ndajmë informacione tjera”, tha Hashani.

Kujtojmë që vrasja e trefishtë në Gjilan dyshohet se ka ndodhur për fajde.

E papritur në skenën ndërkombëtare – Palestinës i vjen njohja edhe nga një shtet tjetër i fuqishëm

Kanadaja ka shpallur sot zyrtarisht njohjen e saj ndaj Palestinës si shtet.

Këtë e bëri të ditur kryeministri kanadez Mark Carney përmes platformës X, ku shprehu edhe gatishmërinë për bashkëpunim.

“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit për një të ardhme paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit,” tha Carney.

Ndërron jetë kandidati për kryetar të Gjakovës

Ka vdekur Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, njëherit edhe kandidat për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Perkaj ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë miqt e tij përmes rrjeve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Ndërron jetë në moshë të re Ajet Gashi, ishte pilot në Francë

Ka vdekur në moshë të re, Ajet Gashi nga Barani i Pjeës.

I ndjeri ishte pilot i suksesshëm në aviacionin në Francë.

Varrimi i tij do të bëhet të dielën, më 21 shtator 2025, pas namazit të drekës, në Varrezat e Zllatarit, Lagjja Mat, në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se pamja do të mbahet të hënën, më 22 shtator 2025, në Hotel Grand, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Ndërron jetë lideri i një partie në Kosovë

Ka vdekur Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

I ndjeri ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë miqtë e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

KEDS njofton, këto vende do jenë pa rrymë të Dielën

Orari sipas rajoneve të Kosoves të dielën me 21 Shtator:

Prishtinë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J27 Fabrika e tjegullave – Euroblloku ( Kodi: 14000016) nga 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Firma “Fabrika e Bllokave-Eurobllok”Sh.P, në pjesë e rr. Skënderbeu, biznes në Surkish, Elkos Center Podujevë.

Arsyeja: Intervenimi në shtyllën ku ka ndodhur aksidenti i kamionit me datën 15.09.2025.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet TR1 dhe TR 2:

NS 35/10kV Ferizaj III, NS 35/10kV Ferizaj II, NS 35/10kV Kaçaniku, NS 35/10kV Shtërpce, NS 35/10kV Silkapori  NS Kaçaniku II nga ora 08:00 deri 11:00

Vendet: rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Afrim Zhitija, Ahmet Delija (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Aleksandër Mojsiu (një pjesë), Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Astrit Bytyqi, Azem Shkreli (një pjesë), Besim Fazliu, Besim Qarri (një pjesë), Daut Dauti, Dëshmorët e Kombit, Dimitrije Tucoviq, Emin Duraku, Esat Mekuli (një pjesë), Faton Vehbiu (një pjesë), Fazli Sojeva, Ganimete Tërbeshi, Gëzim Sahiti, Gjon Sereqi, Halil Alidemaj, Isa Boletini, Kemajl Hetemi, Kuvendi i Arbërit, Marije Shllaku, Mic Sokoli (një pjesë), Naim Frashëri, Nazmi Uksmajli, Mustaf Goga (një pjesë), Sander Prosi, Tahir Meha (një pjesë), Tahir Sinani, Tomorri (një pjesë), Vllezërit Gërvalla, Vëllezërit Frashëri (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), Afrim Abazi (një pjesë), Ajet Gërguri (një pjesë), Atë Pren Doqi (një pjesë), Drenica (një pjesë), e Dukagjinit (një pjesë), e Dardanisë, e Kaçanikut (një pjesë), e Lubetenit, e Shkumbinit (një pjesë), Epopeja e Jezercit, Eqrem Qabej (një pjesë), Gjergj Kastrioti (një pjesë), Gucia (një pjesë), Hasan Çerkini, Idriz Seferi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëresha Tetutë (një pjesë), Migjeni (një pjesë), Musine Kokollari (një pjesë), Naim Beka, Nazim Bakiu (një pjesë), Njazi Bajraktari, Pjetër Budi (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Ramadan Salihu, Ramush Satrolli (një pjesë), Sadik Bega (një pjesë), Sejdi Sejdiu, Shtjefan Gjeçovi (një pjesë), Tefta Tashko (një pjesë), Ulpiana (një pjesë) dhe Xhemë Gostivari (një pjesë), 12 Qershori (një pjesë), Ahmet Kaçiku (një pjesë), Ali Kelmendi, Dëshmorët e Kombit, e Dardanisë, Epopeja e Jezercit (një pjesë), Hoxhë Kadri Prishtina, Isa Boletini, Mustafë Goga, Ramadan Rexhepi, Sanije Rexhepi, Sejdi Sejdiu, Smajl Gorani, Tahir Sinani dhe Uran Tinova (një pjesë), Ahmet Hoxha, Bekim Osmani, Beteja e Kosharës, Dëshmorët e Kombit, Drenica (një pjesë), e Adriatikut (një pjesë), e Dibrës (një pjesë), e Lubjanës (një pjesë), Hamëz Jashari, Latif Hasani (një pjesë), Lepenci (një pjesë), Lulzim Guta, Metush Krasniqi, Rifat Berisha, Riza Goga, Sadik Bega (një pjesë), Sadik Trafashiku, Sali Baliu, Sharrit, Skënderbeu, Toni Bler, Vjosa (një pjesë), William Walker (një pjesë), Xhimi Shea (një pjesë) dhe Zenel Hajdini, 1 Tetori (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Arsim Rexhepi, Bajram Kelmendi (një pjesë), Bilall Shala, Cen Dugolli, Driton Islami, e Reçakut, Ganimete Tërbeshi, Hasan Berisha (një pjesë), Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), gim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beq Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Voskopojë; fshatrat: Papaz, Pojatë, Rahovicë, Sazli, Softaj, Talinoc, (një pjesë), Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë), Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë), Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok, Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh, Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vllezërit Çaka (një pjesë), Bajnicë (një pjesë), Begrancë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Fusha e Pajtimit (një pjesë), Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Koxhaj (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Stagovë dhe Çardak-Kaçaniku i Vjetër, Shtërpce një pjesë dhe një pjesë e fshatit Berevcë, Brezovicë, Jazhincë, Sevcë, Vrbeshticë dhe Vikendicat, Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovce (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë dhe Senol Ilkiz Simtex Sh.P.K, Visar Ramajli REKS L.L.C, Hidroenergji, KIVO, Stagova & Dauti Comerc, Silkapori, X-Fort, Renova.

Ka BRRE –  HC Brezovica dhe Viqa – Matkos Group.

Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

 

2.

Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet:

TR3 (J01) 110/10kV pa tension mbesin daljet 10kV nga ora 11:00 deri 16:00

Vendet: rrugët: Adrian Krasniqi, Agim Bajrami (një pjesë), Aleksandër Gjaovani (një pjesë), Ali Hadri (një pjesë), Avni Rrustemi, Dërvish Shaqa, Trepçës, Elhami Hasani, Fan Noli, Fshati Vjetër (magjistrlja Kaçanik), Gursel e Bajram Sylejmanit, Hasan Prishtina, Hasan Remniku, Iljaz Kodra, Isref Begolli, Kalabrisë (një pjesë), Kemajl Etemi (1 konsumatorë), lagjëja e Qiraxhive  (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik, Magj. Ferizaj-Prishtinë, Migjeni, Melihate Ajeti, Mujadin Aliu  (një pjesë), Muskim Mulliqi  (një pjesë), Oso Kuka, Petar Koqiq, Rexhep Bislimi, Qiragji, Softaj, Tefik Idrizi, Tetovës, Tomas Mandela, Varosh, Vezir Jashari, Zenjullah Zejna, ardania, Haki Braha (1 konsumatorë), Mirosalë, Mirosalë lagjëja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumatorë), Afrim Zhitija, Agim Bajrami, Ahmet Kaçiku, Astrit Bytyqi, At Nikë Prela (një pjesë), Avdyl Dura, Aziz Kelmendi, Bekim Osmani, Dem Ahmeti (2 konsumatorë), Dimitrije Tucoviq, e Janinës (një pjesë), e Kërçovës (një pjesë), e Pashtrikut (një pjesë), e Tiran(një pjesë), e Pejës (një pjesë), Ejup Rexhepi, Enver Hadri (2 konsumatorë), Fan Noli, Fazli Obrazhda, Fehmi Agani, Ferat Sojeva, Filip Shiroka, Gjon Sereqi, Gursel e Bajram Sylejmani, Haki Stërmilli (2 konsumatorë), Halim Spahiu, Halit Bajrami, Hasan Prishtina, Hysen Tërpeza, Ibrahim Crnilla, Idriz Ajeti, Ilir Konushevci, Ismet Jashari, Josip Rela, Kadri Halimi, Kemajl Hetemi, Krujës, Lasgush Poradeci, Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mejdi Gjaferi, Metush Krasniqi, Mithat Frashëri (një pjesë), Mumin Shkodra (një pjesë), Mustaf Bakija (një pjesë), Pandeli Sotiri, Petar Koqiq (një pjesë), Prenk Gjergji, Qemajl Ilazi, Qazim Llugazhiu (një pjesë), Raif Halimi (2 konsumatorë), Ramadan Sylejmani, Remzi Hoha, Rexhep Bislim, Ramadan Salihu, Sami Frashëri (një pjesë), Shaban Polluzha, Shaban Vata, Shefqet Musarai (një pjesë), Shen Jeronimi, Thimi Mitko, Vëllezrit Xhaki (një pjesë), Vëllezrit Jashari (një pjesë), Vëllezrit Gërvalla (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), 8 Nëntori, 3 Prillli (2 konsumatorë), 7 Marsi, Avdullah Musliu, Abdylselam Ahmeti (një pjesë), Adem Gllavica, Afrim Zhitija, Agim Ramadani, Ali Asllani, Ali Ivaja (një pjesë), Ali Shefik Spahiu (një pjesë), Anastas Athanasi, Anton Çetta (një pjesë), Apollonia (një pjesë), Arsim Zeqiri (një pjesë), Asdreni, Astrit Suli (një pjesë), Azem Bejta, Bajram Curri, Bajram Kelmendi (një pjesë), Besim Qarri (një pjesë),  Bjeshkët e Nemuna (një pjesë), Çajupi (një pjesë), Çerqiz Topulli (një pjesë), De Radës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), e Pejës (një pjesë), e Tiranës (një pjesë), Edmond Hoxha (një pjesë), Emin Duraku (një pjesë), Enver Hadri (një pjesë), Faik Konica (një pjesë), Fatmir Kërçeli, Fatmir Ratkoceri, Fazli Grajqevci, Fazli Sojeva, Fehmi Lladrovci, Ganimete Tërbeshi, Gazmend Zajmi, Gëzim Sahiti, Hajriz Muhadini, Haki Braha (një pjesë), Hasan Prishtina, Hysni Kajtazi, Idriz Maliqi (një pjesë), Kadri Zeka, Kongresi i Lushnjës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), Kuvendi i Ferizajt, e Pejës (një pjesë), Lidhja e Prizrenit, Luan Haradinaj, Lulzim Guta (një pjesë), Magj. Prishtinë-Ferizaj, Marije Kraja (një pjesë), Mesha Selimoviq, Mihail Grameno (një pjesë), Mithat Frashëri (një pjesë), Motrat Qirazi (një pjesë), Mujë Krasniqi (një pjesë), Njazi Azemi (një pjesë), Nora Kelmendi, Nuhi Berisha (një pjesë), Qamil Osmani, Ramadan Isufi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Regjep Mala, Rexhep Demiri (një pjesë), Rugova, Sali Shabani, Sefë Kosharja, Shefki Zariqi, Sinan Sahiti (një pjesë), Stereo Spase (një pjesë), Tajar Hatipi, Vëllëzrit Gërvalla, Zahir Neziri, Xhefer Deva (një pjesë), Tahir Meha (një pjesë), Zejnullah Zejna (një pjesë) dhe Zenun Beqa, Kfor Bondstell, Bechtel&Enka; fshatrat: Bibaj, Sojevë, Tankasiq dhe Zllatar, Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh, Poslishtë, Sazli, Muhader, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë), Mirosallë dhe Rahovicë

Arsyeja: Zëvendësimi i kthinës së dëmtuar me kthinë të re.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV J21 Prekazi (kodi: 74000003) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm,  Mikushnic dhe  Lubavec.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- bartje të rrjetit në shtyllat e reja  në Prekaz – drejtimi Lushtakëve -Kodralive   dhe demolimi i shtyllave të vjetra.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J04 Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 08:00 dei 17:00

Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i shkarkuesve dhe ndarësve.

Gjilan

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  J04 Spitali (kodi: 60063004) nga ora 10:00 deri në ora 13:30

Vendet: Qendra Medicionale – Spitali në rrugën Idriz Seferi.

Arsyeja: Dislokimi i RRTM-së, sipas zgjidhjes teknike të dhënë nga KEDS.

James Rubin: Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale në Hagë dhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rubin, i cili këtë javë dëshmoi në seancën gjyqësore në Hagë, tha se do të ishte i tmerruar nëse gjykata do ta shpallte Thaçin fajtor.

“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim  themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”, tha ai në një intervistë në Klan Kosova.

“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha Rubin.

Ai mes tjerash deklaroi se kjo është edhe arsyeja që beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, sipas tij të mos dënohen.