div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-273 category-paged-273 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas sanksioneve të ShBA-ve, Murati sfidon: Do të dëshmohet se kemi pasur të drejtë

Hekuran Murati ka folur për njoftimin e ShBA-ve për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp të premten, ministri në detyrë i Financave tha se bashkëpunimi me Uashingtonin vazhdon të jetë i mirë.

“Siç edhe e dëgjuat, kryeministri tha se bëhet fjalë për pezullim të procesit për dialogun strategjik, e jo domosdo dialogun si proces në vetëvete. Pra, procesi deri aty, i cili pastaj shqyrton çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunhimit ekonomik, në fushën e mbrojtjes etj..”, tha ai.

“Ne mund të kemi dallime, por raportet vazhdojnë, siç vazhdojnë edhe takimet. Sa i përket takimeve, nuk mund të ndaj detaje sepse nuk marrë pjesë në çdo takim”, tha Murati.

Murati tha se Kosova vazhdon të ketë bashkëpunim të mirë me ShBA-të dhe përmendi heqjen e taksës prej 10% ndaj produkteve amerikane.

Duke mos treguar asnjë shenjë pendese ndaj veprimeve të qeverisë në detyrë, Murati tha se beson që në fund do të dal se qeveria ka pasur të drejtë.

“Kjo është situata dhe po besoj që përgjatë bisedave, përgjatë diskutimit.. por edhe siç është dëshmuar tash e sa kohë që veprimet tona, shpeshherë edhe kur janë kritikuar, në fund ka dal se kanë qenë të drejta dhe rezultati ka qenë pozitiv dhe besojmë që edhe në këtë proces në vazhdimësi do të dëshmohet që kemi pasur të drejtë si qeveri”, tha ai.

Zhvillimet e fundit në Hagë – Kush po e ‘paralajmëron’ arrestimin e Kurtit?

Në dritën e zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë dhe dëshmive që po dalin në sipërfaqe, reagimet publike nuk kanë munguar — e në mesin e tyre, ai i Shkëlzen Gashit ka marrë vëmendje të veçantë për tonin ironik krahas deklaratave të fundit.

Gashi përmes një postimi në Facebook ironizoi “hierarkinë” e zyrës së UÇK-së në Prishtinë dhe ngre pyetje provokuese mbi përgjegjësitë politike dhe morale të disa figurave publike, përfshirë Albin Kurtin.

Ky reagim nuk është vetëm sarkazëm — është një reflektim kritik mbi mënyrën se si historia politike e Kosovës po ripërshkruhet përballë drejtësisë ndërkombëtare, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Hierarkia në zyrën e UÇK-së në prishtinë ka qenë pak a shumë kjo:

1. Adem Demaçi

2. Albin Kurti

3. Milot Cakaj

Qysh po shkojnë punët dhe mbasi Adem Demaçi ka dekë, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Speciale me e arrestu Albin Kurtin Ama, lehtë e ka Albini, veç e ndjekë strategjinë hashimiane edhe ju thotë: Milot Cakaj ka qenë kryesori, unë veç kam dalë në televizor

Kjo është furra në Skenderaj që ‘detyroj’ furrtarët të ulin çmimet e bukës dhe burekut

Furrtarët në Skenderaj nuk kanë arritur të kurdisin çmimet, gjë që ka ndikuar që edhe produktet bazë të pësojnë ulje.

Si pasojë, buka që deri më tani shitej në shumicën e furrave në Skenderaj dhe fshatra me 60 cent, tani kushton 50 cent, ndërsa çmimi i burekut ka rënë nga 1.50 euro në 1.20 euro, shkruan rajoni.org.

Vlen të kujtohet se në kohën kur ishte bërë rritja e çmimeve, furra “Lindi” e njohur si ndër më të frekuentuarat dhe më të famshmet në Skenderaj kishte vendosur të mos ndryshonte çmimët.

Në këtë furrë, buka vazhdon të shitet me 50 cent, ndërsa bureku vetëm për 1 euro, duke mbetur kështu më e përballueshme për qytetarët./Rajoni.org/

Qeveria me vendim, ndahen mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

 

 

“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurove që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha ai.

Në kohë fushate, Kurti paralajmëron këto vendime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e nisi mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë me paralajmërimin e miratimit të disa vendimeve për investime të rëndësishme në komunat e vendit.

Ai, në kohë fushate elektorale për zgjedhjet lokale, tha se sot do të miratohen projekte kryesisht infrastrukturore për komunat.

“Në këtë mbledhje të radhës kemi një varg vendimesh të cilat kanë të bëjnë me investime dhe projekte infrastrukturore të rëndësishme në komunat e Kosovës”, tha Kurti në fillimin e mbledhjes së qeverisë.

“Në rend të ditës kemi vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i mëtutjeshëm i projektit të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë. Aty po ndërtohen dy objekte”, tha ai.

Gjithashtu, tha Kurti, po vazhdojnë procedurat për shpronësim në Komunën e Suharekës për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtisht, e cila e lidh Suharekën me Shtërpcën.

Ai tha se në rend të ditës të mbledhjes së qeverisë në detyrë është edhe një projekt 18 milionë eurosh për modernizimin e ujësjellësit në Gjilan.

Digjen të gjallë brenda veturës një burrë e dy fëmijë në Gjermani

Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur një burrë 43-vjeçar dhe dy fëmijë 9-vjeçarë që ndodheshin brenda automjetit. Një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë dhe u transportua me helikopter në spital.

Sipas policisë, makina doli nga rruga gjatë një manovre parakalimi dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Një banor vendas u përpoq të ndihmonte, por dështoi të hapte dyert, të cilat ishin të tipit elektronik me tërheqje automatike, që sipas raportimeve nuk funksionojnë në rast ndërprerjeje të energjisë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen ndaj sigurisë së automjeteve Tesla, veçanërisht përsa i përket dorezave elektronike, të cilat mund të bëhen të papërdorshme në raste emergjence. Autoritetet gjermane po kryejnë një analizë të plotë të aksidentit, ndërsa në SHBA, NHTSA ka hapur një hetim për dorezat e dyerve, duke theksuar mungesën e udhëzimeve të qarta për hapjen manuale.

Tesla nuk ka komentuar ende mbi rastin, ndërsa përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se po shqyrtojnë ridizajnimin e dorezave, pas disa incidenteve të ngjashme të raportuara edhe më parë.

Tërmet i fuqishëm godet Rusinë, paralajmërohet për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Kamchatka të Rusisë duke shkaktuar shqetësime për një cunami të mundshëm përgjatë Bregut Perëndimor të SHBA-së dhe Hawaii.

Tërmeti ndodhi rreth 80 milje në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, Rusi, në një thellësi prej gjashtë miljesh. Ai vjen vetëm dy muaj pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë tronditi rajonin në korrik.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor po vlerëson aktualisht kërcënimin e cunamit për Hawaiin. Një paralajmërim për cunami është aktualisht në fuqi për Alaskën dhe Ishujt Aleutian./abcnews

Kandidati që premton ndalimin e ‘burkave’ dhe ‘ferrxheve’ kërkon votat e qytetarëve

Bashkim Fazliu, kandidat i pavarur për Komunën e Ferizajt, ka premtuar ndalimin e ‘burkës’, me qeverisjen e tij.

Fazliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me të filluar mandatin e tij do të ndalojë bartjen e ‘burkës’ nga besimtaret myslimane.

Ai ka thënë se këtë vendim do ta marrë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

PËR NJË FERIZAJ EDHE PA BURKA – PA ‘NINXHA’
(S’ka kurfarë lidhje me fenë, por ka të bëjë me Sigurinë Publike)

Miq,

Sot, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës Neni 38 paragrafi 4 dhe në Konventën Europiane për të drejtat e Njeriut Neni 9 paragrafi 2 (shiko bazën ligjore, në fund të këtij teksti),

po prezantoj edhe një PROJEKT-PROPOZIM tjetër të rëndësishëm për JETËN dhe SIGURINË E QYTETARËVE TANË, që ka të bëjë me MBULIMIN e FYTYRËS nga individë, që dalin në publik në Ferizaj e besa edhe nëpër shkolla.

Ka një kohë që e kam ngritur këtë çështje dhe kam pritur që organet legjislative edhe në nivel qendror, në emër të sigurisë publike, do të nisin projektin për NDALIMIN E BURKËS në Kosovë apo NDALIMIN E MBULIMIT TË FYTYRËS NË PUBLIK, që personat të jenë të identifikueshëm.

Pasi ende nuk ka nisur Kuvendi i Kosovës, atëherë më duhet ta nis në qytetin tonë.

Prandaj pasi të marr mbështetjen tuaj për Kuvend të Ferizajt, që në mbledhjet e para do të nisë kontaktet me organet e sigurisë dhe do të kërkoj nga kolegët anëtarë të Kuvendit të Ferizajt që të votojnë për ndalimin e mbulimit të fytyrës në publik, përkatësisht ndalimin e burkës në publik në qytetin tonë, në emër të sigurisë publike, sigurisë së qytetarëve tanë, pasi MBULIMI I FYTYRËS, me persona të paidentifikueshëm, domosdoshmërish paraqet një CENIM i SIGURISË së QYTETARËVE tanë e në veçanti edhe për FËMIJËT tanë.

E kam vërejtë edhe frikën e fëmijëve kur i shohin këto që i kam quajtur “FANTAZMA TË ZEZA”, ku nuk mund ta dish se kush është prapa asaj veloje, prandaj po them ‘persona’, pasi mund të jenë femra ose meshkuj të maskuar.

Të rinjtë kanë dalë me një emër më kreativ se i imi për këta ‘fantazma te zeza’ dhe ata ju thonë ‘NINXHA’.

Pra, nga fitorja ime, më nuk do të ketë ‘NINXHA’ në Ferizaj.

E shumë shpejt nuk do të ketë ‘NINXHA’ as në krejt Kosovën.

Pavarësisht se ka individë apo grupe të cilët do të tentojnë t’i japin kahje tjetër kësaj çështjeje të sigurisë publike, të cilën e dijnë që e kanë të humbur nga kjo ditë, prandaj më duhet që në start të sqaroj atë që besoj është e nënkuptueshme se ky angazhim i imi për ndalimin e MBULIMIT të FYTYRËS apo BURKËS, NUK KA TË BËJË ASGJË ME BESIMTARËT e FESË ISLAME, pasi BURKA NUK KA LIDHJE ASGJË me KURANIN e Madhërishëm dhe ISLAMIN, e sidomos nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin tradicional shqiptar, i pranishëm tek shumica e popullsisë në Kosovë.

Për më tepër, burka apo MBULIMI i FYTYRËS, pra PARAQET PROBLEM SERIOZ TË SIGURISË, ashtu sikur e kanë ndaluar tashmë disa vende të BE-së e më gjërë dhe NUK ËSHTË FARE ÇËSHTJE FETARE.

Mua më vjen keq për ato femra shqiptare që mbase detyrohen të mbulohen tërësisht në atë mënyrë përkundër vullnetit të tyre, mbase edhe nën presion, me ç’rast u shkelen të drejtat elementare të garantuara me Kushtetutën tonë. Porse edhe ato duhet ta dijnë se maskimi apo mbulimi i fytyrës përbën cenim të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve tanë.

Së fundmi, është e nënkuptueshme poashtu se JU TAKON QYTETARËVE tanë që të VENDOSIN ME VOTË me 12 TETOR se a duan ta MBËSHTESIN këtë projekt timin, se a i DUAN NINXHAT në FERIZAJ e KOSOVË të SHËTISIN RRUGËVE e besa edhe SHKOLLAVE, ku rrezikohen edhe fëmijët tanë.

Do t’më vinte shumë keq nëse qytetarët vendosin ndryshe, por e kanë përgjegjësinë secili për vehte dhe për të tashmen dhe të ardhmën e fëmijëve të tyre!

E imja është t’ju OFROJ ZGJIDHJE, ashtu siç kam ofruar zgjidhje për shumë probleme tjera në Ferizaj e më gjërë, të cilat ju i dini. Është e juaja të vendosni!

VOTO ✔️ 163 Bashkim Fazliu
PËR NJË FERIZAJ PA UROSEVAC
EDHE PA ‘NINXHA’

Kandidat i Pavarur
për Kuvendin e Ferizajt

18.09.2025
Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025
#BashkimFazliu #KandidatiPavarur #Ferizaj #ZgjedhjetLokale2025 #Migjeni

Baza ligjore:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

>Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse nje gjë e tillë është e domosdoshme pěr mbrojțjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose te tẽ drejtave të personave të tjerë.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

>NENI 9 i KEDNj

2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Tre hetuesve që kishin ndjekur Pecin u punësohen gratë në Ministrinë e Bujqësisë

I gjendur në mesin e dyshimeve serioze për afera të rënda korruptive, të cilat kulmuan me intervistimin e tij për disa orë rresht nga prokurorët specialë, Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, iu kujtua një zgjidhje për të dalë nga situata.

Ishte ndoshta gjeniale për kokën e tij, por korruptive në përmbajtje.

Tre hetuesve të Policisë së Kosovës, që në duart e tyre kishin pasur rastet e Pecit si të dyshuar, pa pritur e pa kujtuar, iu punësuan gratë në Ministri të Bujqësisë.

Pajtim Kllokoqit, njërit prej hetuesve kryesor që po merrej me korrupsionin në këtë Ministri, iu rehatua bashkëshortja në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e cila funksionon në kuadër të dikasterit që e drejton Peci.

Shqipe Krasniqi – Kllokoqi, në shkurt të vitit të kaluar, aty fitoi pozitën si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.

Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës u rehatua edhe Vlora Gashi – Hashani, që është bashkëshortja e Faton Hashanit, një tjetër hetuesi të Policisë që po merrej me aferat e ministrit Peci.

Ajo aty u punësua në pozitën e Zyrtares Ligjore.

Hetimit të rasteve të Faton Pecit ia pa hajrin edhe hetuesi Gojart Zeqiri, gruaja e të cilit, Tringa Leka, u punësua në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si Inspektore Fitosanitare.

Më 27 maj, Faton Peci ishte paraqitur në cilësinë e të dyshuarit në zyrat e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Aty ai do të përgjigjej për kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Paraqitja e tij aty ishte kurorëzimi i shumë çështjeve të dyshuara korruptive për të cilat mediat raportuan vazhdimisht.

Ky skandal tregon qartë si pushteti tenton të blejë heshtjen dhe të manipulojë drejtësinë.

Faton Peci po përdor pushtetin për të mbrojtur veten duke shpërblyer familjarët e hetuesve që po e hetonin.

Kjo është fytyra e kësaj Qeverie dhe këto janë vetëm ato që ne i dimë.

E me gjasë, ne akoma dimë shumë pak për ta./VOX Kosova

Haliti për Kurtin: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm – fajtor është kjo Qeveri

Ish-deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haliti ka shkruar se Kosova tash e më shumë se një vit ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian si pasojë e vendimeve të Qeverisë, të cilat kanë sjellë dëme të mëdha për ekonominë dhe diplomacinë e vendit.

Sipas tij, propaganda e pushtetit nuk po e mbulon dot realitetin.

“Grantet janë bllokuar, ekonomia është dobësuar dhe në planin diplomatik kemi humbje të pallogaritshme,” u shpreh ai, duke shtuar se SHBA ka qenë më e butë, por ka dhënë “këshilla prindërore për qeverinë e Kosovës, të cilën e cilësoi si ‘kopsht fëmijësh’”, ka shkruar Haliti.

Ai shton se tërheqja e SHBA-së nga dialogu strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me dështimin e legjislaturës aktuale për të formuar Qeverinë e re.

“Me kë do të flasë i dërguari i Presidentit të SHBA-së në mungesë të një Qeverie legjitime? U është thënë qartë: luani në kopshtin tuaj, por më parë duhej t’i bënit detyrat e shtëpisë”, ka shkruar ai.