div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-274 category-paged-274 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bëhet thirrje për krijimin e një qeverie të re pa Albin Kurtin

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe tensionimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pezullimit të dialogut strategjik nga Uashingtoni.

Tahiri ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të re të unitetit kombëtar, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti nga çdo rol ekzekutiv në të ardhmen e afërt.

Sipas saj, pezullimi i dialogut nga SHBA është një sinjal shumë i rëndë për shtetin e Kosovës.

“Nëse aleati kryesor e ndërpret dialogun strategjik, e thotë qartë se nuk e ka obligim më as ta njohë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit kjo është ndalje e rrugës,” deklaroi Tahiri.

Ajo theksoi se Kosova nuk është e ndërtuar mbi baza të dobëta, por mbi sakrificën e brezave dhe heronjve të luftës.

“Ky shtet nuk ka themele të dobëta, por themele të forta sepse i ka themelet te heronjtë që ranë për liri. Por bota këtë nuk po e sheh më për shkak të krizës aktuale politike,” shtoi ajo.

Edita Tahiri u bëri thirrje partive politike që të veprojnë urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Prandaj është urgjente që të gjendet rrugëdalja. Të bëhet një qeveri e koalicionit nga të gjitha anët nga opozita dhe edhe ata që nuk janë zyrtarisht në pushtet, por që aktualisht po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme. Të ulen bashkë, të bisedojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të Kosovës dhe popullit, edhe për hir të aleancës me Amerikën,” theksoi Tahiri.

Duke komentuar më tej situatën, ajo shprehu bindjen se zgjidhja nuk do të vonojë dhe se do të vijë përmes krijimit të një formati të ri qeverisës.

“Pas këtij pezullimi të dialogut strategjik nga Amerika, pres dhe jam e bindur që shumë shpejt do të ketë rrugëdalje. Me fjalë të tjera, do të ketë një formulë një qeveri koalicioni, por pa Albin Kurtin si kryeministër,” përfundoi ajo./tëvë1/

Lajm i mirë për mësuesit në Shqipëri: paga shkon deri në 1250 euro

Qeveria e re, që u miratua të enjten në Kuvend do të rrisë pagën mesatare të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, nga 950 euro që është sot.

Në fokus të programit 4-vjeçar të qeverisë për fushën e arsimit është ndërtimi i 200 shkollave të reja, të pajisura me infrastrukturë europiane dhe teknologji moderne, për të garantuar arsim cilësor për çdo nxënës. Gjithashtu do të vendosen 1000 laboratorë inteligjentë në deri në vitin 2027, duke garantuar akses për çdo nxënës në mësimin e teknologjisë digjitale, shkruan ATSH.

Një tjetër prioritet është edhe zgjerimi i shërbimeve arsimore online, digjitalizimi i testimeve dhe sigurimi i njohjes automatike të diplomave, përmes ngritjes së një agjencie të specializuar dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Brenda mandatit të katërt do të zbatohet edhe programi i ushqimit në çdo bashki qendër-qarku, si dhe nisja e një programi të ri passhkollor (after school).

Programi përfshin edhe zhvillimin e kurrikulave të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit do të trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Në mandatin e katërt qeveria do të vijojë të garantojë tekstet falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë, nxënësit e pakicave kombëtare dhe kategori të veçanta sociale të shkollave të mesme.

Një tjetër prioritet është pajisja e shkollave me kamera inteligjente, si dhe dyfishimi i numrit të oficerëve të sigurisë dhe rritja e prezencës së psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla.

Gjithashtu do të rritet numri i mësuesve ndihmës për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe investimi në klasa burimore në çdo shkollë, si edhe në platforma të personalizuara të mësimdhënies sipas nevojave specifike të nxënësve.

Programi parashikon edhe ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbështetjes së shkollave me orientim artistik dhe sportiv, duke garantuar autonominë dhe mbështetjen e tyre financiare, si dhe ngritja e një modeli të ri shkolle me drejtim shkencor dhe fokus tek inovacioni, duke filluar me hapjen e Liceut franko-shqiptar.

Ndërkohë që do të zgjerohet brenda vitit 2027 programi i mbështetjes financiare për mësuesit në diasporë dhe forcimi i mbështetjes për fëmijët dhe mësuesit e gjuhës shqipe me libra falas dhe me krijimin e platformës së mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Në mandatin e katërt qeveria do të dyfishojë numrin e nxënësve në arsimin profesional duke investuar 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Një tjetër objektiv është që të arrijë në 35% numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe garantohet që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane.

Në fokus të programit qeverisës është edhe kthimi i ndërkombëtarizimit të universiteteve në udhërrëfyes të politikave zhvillimore në arsimin e lartë, duke synuar hapjen e filialeve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe shtimin e programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe në gjuhë të huaj. Hapet pranë Universitetit Politeknik të Tiranës kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiegne, duke pasuruar ofertën akademike për studentët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu diaspora akademike do të përfshihet në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Do të ndërtohet një sistem kërkimor-shkencor i përafruar me modelin e BE-së, duke zbatuar kuadrin ligjor për shkencën dhe duke dyfishuar investimet për laboratorë modernë në universitetet publike, institutet dhe njësitë kërkimore.

Gjithashtu do të nisë mbështetja financiare për programe doktorale për kërkuesit e rinj, duke përfshirë diasporën akademike dhe nxitjen e bashkëpunimit akademi-biznes, me synim që sistemi i kërkimit shkencor në Shqipëri të përthithë fonde të krahasueshme me vendet e BE nga programi Horizon Europe.

Në programin e ri do të përmirësohet infrastruktura universitare dhe kërkimore përmes ngritjes së kampuseve të reja dhe investimeve madhore, duke nisur ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, zhvilluar kampusin e Universitetit të Durrësit, përfunduar investimet në kampuset e Universitetit Politeknik dhe ndërtuar Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Osmani javën tjetër udhëton për në SHBA, mësohet arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e ardhme do të udhëtojë për në SHBA.

Presidenca ka bërë me dije se ky udhëtim ka të bëj me fillimin e punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka treguar se gjatë qëndrimit në New York  Osmani do të takohet me shumë homologë të saj.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në Neë York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina për Express.

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që, sipas tij, ushtron shteti serb.

Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.

“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas.

Shteti i Serbisë, presidenti i Serbisë, mekanizimet e sigurisë bëjnë terror tek komuniteti serb në Kosovë, tek të gjithë. Dhe terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës. Dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes. Kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës. Të cilët mekanizmat tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet t’i demaskojnë…”, ka thënë Qalaj. /dukagjini

Kurti në Vushtrri pritet me brohoritma “Hashim Thaçi, Hashim Thaçi”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Vushtrri.

Por, atje u prit me brohoritje “Thaçi, Thaçi”.

Ecja e tij nëpër sheshin e qytetit u përcoll me emrin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

 

Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kështu thuhet në vendimin që është nxjerrë sot.

Kjo gjykatë ka vlerësuar se një masë e tillë është e nevojshme dhe se është mjeti i i vetëm për pamundësimin e ndikimit në prova e dëshmitarë.

Kujtojmë që dëshmitarët e mbrojtjes për katërshen e UÇK-së tashmë kanë nisur dëshmitë e tyre para trupit gjykues. I pari ishte James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit dhe amerikani i dytë që përfundoi sot dëshminë është Paul Williams, ish këshillar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje.

Sveçla: Te “Gandi” u gjetën pajisje ushtarake, është i dyshuar për vrasjen e Afrim Bunjakut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sot, në pronën e Nemanja Radivojeviqit – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.

“Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e heroit të kombit, rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjetja e armëve në Veri – Hisen Berisha dyshon për skenar nga Sveçla e Elberti: ‘Lojëra mashtruesish’

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në një rimorkio në Zveçan janë gjetur pajisje ushtarake që dyshohet se lidhen me rastin e Banjskës. Sipas raportit zyrtar, në orët e paradites së 18 shtatorit, njësia e hetimeve ka hasur në dy thasë ku ishin uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të tjera ushtarake.

Nga materiali i konfiskuar përfshihen:

  • 1 uniformë ushtarake kamufluese,
  • 5 karikatorë me gjithsej 132 fishekë të AK-47,
  • 5 fotrolla për mbajtje të karikatorëve,
  • 4 palë pantallona dhe 4 xhaketa ushtarake,
  • 3 fotrolla të radiolidhjeve,
  • 1 antiplumb,
  • 2 rripa ushtarakë,
  • 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë dhe një dritë rrotative.

Policia thekson se të gjitha provat janë dërguar për procedura të mëtejshme dhe se Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Aktualisht, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa dyshohet se pajisjet i përkasin një të kërkuari lidhur me ngjarjen e Banjskës.

Por ky rast ka ngjallur reagime dhe dyshime në opinionin publik. Deputeti Hisen Berisha, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të sigurisë nuk përputhen me realitetin.

“Qudi, me pas atje ende armë e grupe – sipas sherifëve Sveçla e Elberti, atje i kanë zhbërë të gjitha grupet. Apo këto janë skenarë me porosi për ta mbajtur në mashtrimin se po vepron shteti. Lojra fëmijësh – mashtruesish”, ka shkruar Berisha në komentin e tij nën lajmin e publikuar nga Gazeta Imazhi.

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit, B.A., gjendet nën masën e paraburgimit nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Kështu kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

B.A., masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025.

Gjenden armatim dhe mjete ushtarake në veri, detaje

Policia e Zveçanit ka njoftuar se kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kanë hasur në dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të  tjera ushtarake.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka të bëjë me rastin Banjska.

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,

5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,

4 pale pantallona ushtrak,

4 jakne ushtarake,

3 fotrolla të radiolidhjeve,

1 antiplumb,

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska