div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-274 category-paged-274 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjenden armatim dhe mjete ushtarake në veri, detaje

Policia e Zveçanit ka njoftuar se kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kanë hasur në dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të  tjera ushtarake.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka të bëjë me rastin Banjska.

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,

5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,

4 pale pantallona ushtrak,

4 jakne ushtarake,

3 fotrolla të radiolidhjeve,

1 antiplumb,

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska

Ky është hoxha, i cili u arrestua për fajde dhe detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit është arrestuar dhe gjendet nën masën e paraburgimit, nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Indeksonline mëson se hoxha i arrestuar nën dyshimin për fajde dhe detyrim është Bujar Amerllahu.

Të dyshuarit Bujar Amerllahut, i është është caktuar  masa e paraburgimit nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

Policia ka bërë me dije se e njëjta është liruar pas intervistimit.

SULM -Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok, dyshohet se ra në kanalin e Ibër Lepencit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zubin Potok.

R.M, 59 vjeçare ka vdekur pasi që dyshohet se kishte rënë në kanalin e Ibër Lepencit.

“Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.

Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Eskalon Zogiani i VV-së aludon se Valon Syla ka probleme psiqike: Kosova duhet të investojë në psikologë

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë Kurti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gazetarit, Valon Syla.

Ai ka ofenduar Sylën duke e aluduar se ka probleme psiqike dhe se në Kosovë nevojiten psikologë.

“Kanë nevojë kritike për ndihmë… Kosova duhet të investojë në psikologë pro-bono se këta vetë nuk ia dijnë rëndësinë trajtimit!” – ka shkruar ai duke ia bashkëngjitur një foto të gazetarit Syla.

Si duket Zogiani nuk e kupton stigmën që krijon për qytetarët që kanë nevojë për shërbime psikologjike duke ditur sa tabu konsiderohet ky trajtim në vendin tonë, pikërisht për shkak të kësaj qasje.

Grabovci: Qeveria e Kosovës pasive, Edi Rama më aktiv në mbrojtjen e së vërtetës për UÇK-në

Ish – anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, shprehet kritik ndaj institucioneve aktuale të vendit, të cilat sipas tij nuk kanë bërë asgjë për ta ndërkombëtarizuar çështje e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, ai përmend rolin e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, të cilin e sheh si të angazhuar duke e krahasuar me pasivitetin e institucioneve të Kosovës.

‘’Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk a ka ndërkombëtarizuar aspak këtë çështje asnjëherë gjë që është shumë negative, sepse edhe shtetet fqinje e kanë përmendur shumë këtë proces, fatbardhësisht po e bën më përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos Edi Rama i cili është munduar shumë me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion në krahasim me qeveritarët tanë’’, tha Grabovci për Front Online.

Ai tha se është obligim i gjithsecilit të japë kontribut që dëshmon luftën e pastër të UÇK-së.

‘’Po bëhet përpjekje për t’u njollosur lufta jona dhe është duke u gjykuar populli jonë dhe e drejta jonë për e fituar me shumë mund dhe sakrifica. E kemi obligim të gjithë si shqiptarë për të dhënë kontributin tonë, sidomos institucionet e vendit’’, tha ai.

 

Haradinaj nxjerr dokumente: Kurti i rekrutuar nga Serbia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sonte në Rubikon se Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia për të punuar në dëm të Kosovës.

Sipas Haradinajt, Kurti madje ka shënuar suksese për shtetin fqinj. Haradinaj, si dëshmi ka prezantuar edhe një dokumentet, në të cilin e mbështet këtë deklaratë.

“Kjo është letra e datës 8 gusht që e kanë dërgu, e që kryeministrit të Kosovës i thonë Evropa, në kohën kur Maqedonia deri edhe Serbia hap kapituj, Shqipëria po shkon përpara, i thonë, ‘zotëri, s`mundemi me të taku ty në zyre’.

Imagjinojeni ne edhe para luftës, edhe Ibrahim Rugovës i kanë shkuar në Velani, në shtëpi të vet, në zyre, sot kryeministrit të shtetit të pavarur i thonë s`mundemi me të ardhë në zyre.

A e kuptoni çfarë suksesi është ky për Serbinë? Ku ka me shku më sukses për ta sesa përfaqësuesi i krejt vendeve të BE-së i thotë këtij të Kosovës nuk muj me të ardhë në zyre, se po e mban jashtëligjshëm se po rri edhe deputet edhe kryeministër jashtëligjshëm”, tha Haradinaj në Rubikon.

Për më tepër, Haradinaj deklaroi se Kosova nuk rrezikohet nga Lista Serbe e serbët e veriut, veç se Kurtit i është dashur të gjejë një armik për t`i shpallur luftë.

“Albin Kurti nuk i ka menaxhuar mirë as dialogun as marrëdhëniet me serbët e Kosovës. Për fat të keq na ka kushtu kjo, se ky e ka ba showbiz veç për vota.

Rreziku që i vjen Kosovës nga serbët e veriut ose nga Lista Serbe është minimal. Albin Kurtit i është dashur me gjet një armik, me shpall një luftë, me u ba patriot me i mbulue ato të këqijat që ia ka bë Kosovës, me mbulue kontratën që e ka me Serbinë e me armiqtë. Ai është i rekrutuar nga serbët, është i tyre”, tha Haradinaj.

Syla për Kurtin: Partneritet me SHBA më sa të është gjallë ia kanë shkym dritat

Analisti politik Valon Syla ka deklaruar se marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë inekzistente dhe, sipas tij, kështu do të mbeten përgjithmonë. Megjithatë, ai thekson se Kosova duhet të dalë nga kjo situatë.

Syla reagoi pas deklaratës së ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kurti nuk i ka më marrëdhëniet e mira me SHBA-në.

“Ka mbetur vetëm me ia ndalu Albinit edhe Greqinë, që të mos shkojë më në det me shoqërinë e Dejanës Mihaili”, ironizoi Syla.

Ai shtoi se Kurti nuk do të ketë më mundësi të bashkëpunojë me SHBA-në, por se në këtë situatë është e domosdoshme të shpëtohet Kosova.

“Sa i përket partneritetit me SHBA, sa të jetë gjallë, atij ia kanë fikur dritat. Nga kjo situatë duhet shpëtuar Kosova, sepse Albin Kurti e pati – mot e për jetë. Pikë”, shkroi Syla.

Milaim Zeka: Ma autoritet kam pasë unë në UÇK deri në Rambuje se Hashim Thaçi

Gazetari Milaim Zeka komentoi zhvillimet e fundit në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Besomni e tham me bindje absolute ma autoritet kam pasë unë në UÇK deri në Rambuje se Hashim Thaçi”, tha Zeka.

Deklarata e plotë:

Burri i Albulena Haxhiut i futet konspiracioneve: “Në Hagë po gatuhet…”

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në një status në rrjetet sociale, ai ka theksuar se zgjedhjet e vitit 2021 janë një mësim që tregon se çdo tentim për të nëpërkëmbur vullnetin qytetar të shprehur me votë është i dështuar.

Gjithashtu, ai ka akuzuar se “tradhëti të mëdha po gatuhen si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, nga ata që kanë keqpërdorur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25 vite”

Krasniqi ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe ka paralajmëruar për pasojat e tradhtisë ndaj këtij vullneti. Ai ka nënvizuar se çdo veprim që shkel këtë vullnet mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit.