div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-281 category-paged-281 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arian Tahiri-Faton Pecit: Mjafton me shkru emrin tënd në google dalin skandalet, s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar – kandidatët për kryetarë komunash kanë filluar të ballafaqohen në studio televizive.

Të dielën në ATV u përballën kandidatët për Mitrovicë, Arian Tahiri (PDK), Faton Peci (LVV), dhe Gëzim Plakolli (LDK).

Arian Tahiri që shërben si nënkryetar i Komunës së Mitrovicës i tha Pecit se “s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar”.

Peci në anën tjetër u kundërpërgjigj duke thënë “tregom çka ke bërë në Mitrovicë, çfarë ke bërë me liqen, me kontratë të qenve, me mirëmbajtje. Pse e ke shkëput kontratën për mirëmbajtje të qytetit”, tha Peci.

Ndërkaq, Tahiri e pyeti se çka ka bërë Paci për Mitrovicën”.

“Çka ke bërë ti, ke dhënë ka 100 mijë euro subvencione”, tha Tahiri.

Por më pas Peci i tha se “ai nuk është as hajn e as zhvatës”.

“E dimë e dimë”, ia kthehu me ironi Tahiri.

Debati kaloi në personale mes Pecit dhe Tahirit, ku Tahiri i tha Pecit se “mjafton ta prekësh emrin Faton Peci në google për t’ia parë skandalet”.

Por Peci i tha se “mos hyjë ne personale se t’i publikojë screenshot e më nuk delë kurrë në televizion”.

“Në asnjë version unë nuk dalë keq, gjithë alë mirë”, tha Tahiri.

Më pas, moderatori pyeti Pecin se a ka vepër penale screenshot.

“Lërë që nuk po du me hyjë anej”, tha Peci.

Ky i fundit kishte problem edhe me kandidatin e LDK-së, duke i thënë se “nuk po thotë se PDK-ja e ka keq”.

Më pas Gëzim Plakolli kërkoi më shumë kohë që të flas për shkak se shumica u shpenzua në polemikat mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit.

Rubin për takimin me Thaçin pas luftës: Nga një djalë që punonte në vështirësi, ishte bërë kryeministër

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë pro-Thaçit dhe të tjerëve, tha se është takuar me udhëheqës të Kosovës gjatë luftërave në fillim të viteve të 90-ta në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë asaj kohe, ai tha se në Prishtinë ishte takuar dy ose tri herë me ish-presidentin Ibrahim Rugovën, dhe me shqiptarë të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

Rubin thotë se në vitin 1991-1992 ai dhe Madeline Albright kishin mendime të ngjashme, për të depërshkallëzuar tensionet në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Kosovë.

“Ishe kauzë shumë e rëndësishme”, tha tutje ai.

James Rubin po ashtu deklaroi se kishte gisht në themelimin e Tribulanit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë.

Ai pohoi po ashtu se ishte i përfshirë në Marrëveshjen e Rambujesë me delegacionin shqiptar.

Rubin po ashtu tha se ka pasur ndërveprim me Thaçin në vitin 2000.

“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin, ishte kohë e vështirë, nuk kishte ndonjë pushtet. Herën e parë pas publikimit të këtij artikulli, jemi takuar në Nju Jork pasi ishte bërë kryeministër. Unë u habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga nja djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, dhe ishte bërë kryeministër. Pra kishin kaluar katër-pesë vite. Hera e fundit që jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington”, tha Rubin.

Kush është James Rubin?

James Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.

Aktualisht, ai shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Rubin ka qenë këshilltar diplomatik i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ndihmëssekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç karrierës diplomatike, Rubin ka shërbyer si profesor dhe komentator në institucione prestigjioze si Oxford, Universiteti Columbia dhe London School of Economics, dhe është nderuar me çmime të larta për arritjet e tij profesionale. /Rel

E rëndë: Ky është personi që humbi jetën nga rrëzimi i drurit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Manastirc të Ferizajt, ku një 62-vjeçar humbi jetën pasi një lis i prerë ra mbi të.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hyzri Ramushollin rreth 62-vjeçar, i cili po punonte së bashku me vëllain dhe nipin e tij në prerjen e drunjve, kur ndodhi incidenti fatal.

Megjithëse fillimisht u dërgua për trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve të rënda nuk arriti të mbijetonte.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Këta janë 52 dëshmitarët e Prokurorisë që dëshmuan hapur në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në mesin e 256 dëshmive të pranuara në provat gjyqësore gjatë paraqitjes së çështjes së Prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, 125 prej tyre u dëgjuan në sallën e gjyqit.

Nga ky numër i dëshmitarëve që dëshmuan në këtë gjykim, vetëm identiteti i 52 prej tyre u bë i ditur për publikun, raporton Podujeva Sot.

Ndërsa, 73 të tjerë dëshmuan me masa mbrojtëse që përfshinin dhënien e dëshmisë pa figurë dhe me zë të ndryshuar.

Ndonëse numri i dëshmitarëve të hapur ishte dukshëm më i vogël se dëshmitarëve me masa mbrojtëse, në këtë proces dëshmuan ndërkombëtarë, figura nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shqiptarë e serbë, raporton Podujeva Sot.

Lista e 52 dëshmitarëve të hapur:

1. Rrustem Mustafa – Remi: Ish komandant i Zonës Operative të Llapit, dëshmoi për strukturat e UÇK-së dhe raportimet.
2. Francis Ledwidge: Oficer i OSBE, raportoi për hetime mbi personat e zhdukur dhe ndalimet nga UÇK.
3. Dragica Bozhaniq: Pretendoi se UÇK rrëmbeu burrin dhe djalin e saj.
4. Agim Idrizi: Tha se arrestimi i tij ishte për arsye private, jo për UÇK-në.
5. Frederick Abrahams (Human Rights Watch): Raportoi për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe Liqenin e Radoniqit.
6. Douglas Young: Ish-nënkolonel britanik, foli për zhdukjet dhe rolin e KFOR-it.
7. Nebojsha Radosheviq: Reporter serb, dëshmoi për arrestimin e tij nga UÇK.
8. Predrag Dediq: Pretendoi se UÇK i rrëmbeu djalin.
9. Gjergj Dedaj: Politikan kosovar, mohoi të ketë qenë pjesë e UÇK.
10. Dragan Ivanisheviq: Tha se ishte rrëmbyer nga UÇK me familje.
11. Sadik Halitjaha: Ish pjesëtar i UÇK, dëshmoi për urdhrat dhe SHIK-un.
12. Shefqet Kabashi: Foli për urdhra për vrasje dhe ndalime në Jabllanicë.
13. Sandra Mitchell (OSBE): Raportoi për ndalime dhe për Masakrën e Reçakut.
14. Dejan Jeftiq: Pretendoi arrestime dhe dhunë nga shqiptarë të armatosur.
15. Hajrush Kurtaj: Shkrimtar, tha se librat e tij për luftën nuk ishin gjithmonë faktikë.
16. Claude Cahn: Nga ERRC, raportoi për diskriminim ndaj romëve.
17. Shaun Byrnes: Ish diplomat amerikan, foli për takime me UÇK-në dhe strukturat.
18. Ramiz Qeriqi: Ish komandant i Brigadës 121, mohoi keqtrajtime.
19. Nuredin Abazi: Tha se nuk kishte gjykatë të organizuar ushtarake në UÇK.
20. Dietrich Klaus-Jensch: Ushtar gjerman, foli për çarmatime dhe uniforma të huaja.
21. Johan Fritsch: Raportoi për incident në Prizren dhe për vdekjen e një personi.
22. Jan Kickert: Diplomat austriak, përmendi strukturën dhe autonominë e zonave të UÇK-së.
23. Svetislav Dobriçiq: Fotoreporter serb, u rrëmbye me Radosheviqin nga UÇK.
24. Mihailo Pavloviq: Pretendoi se i biri iu vra nga UÇK.
25. Vladan Bojiqiq: Raportoi për arrestime dhe presione nga UÇK.
26. Branka Radojeviq: Deklaroi se burri i saj u zhduk gjatë luftës.
27. Goran Stanojeviq: Gazetar serb, rrëfeu për ngjarjet në veri të Kosovës.
28. Radmila Lukiq: Foli për zhdukjen e të afërmve.
29. Miodrag Linta: Politikan serb, dëshmoi për të zhdukurit.
30. Milovan Drecun: Gazetar serb, raportoi për aktivitetet e UÇK-së.
31. Marko Jankoviq: Pretendoi arrestime në rajonin e Dukagjinit.
32. Radovan Joviq: Dëshmoi për zhdukjen e familjarëve të tij.
33. Sllavisha Ristiç: Politikan serb, foli për situatën në veri.
34. Petar Miletiq: Tha se kishte presione nga UÇK ndaj serbëve.
35. Zoran Stankoviq: Mjek serb, dëshmoi për trupat e viktimave.
36. Sasa Milosheviq: Pretendoi arrestime dhe keqtrajtime.
37. Rada Trajkoviq: Politikane serbe, foli për viktimat serbe.
38. Nenad Radosavljeviq: Ish politikan, raportoi për zhdukjet.
39. Sreten Jovanoviq: Deklaroi për presione të UÇK-së.
40. Veton Surroi: Politikan dhe gazetar, foli për proceset politike të kohës.
41. Baton Haxhiu: Gazetar, dëshmoi për rolin e mediave dhe UÇK-së.
42. Enver Dugolli: Ish komandant UÇK, mohoi krime.
43. Fatmir Limaj: Ish komandant, foli për strukturat e UÇK-së.
44. Bislim Zyrapi: Ish shef shtabi, për organizimin ushtarak.
45. Sami Lushtaku: Ish komandant, dëshmoi për urdhrat në terren.
46. Shaban Shala: Tha se nuk kishte urdhra për keqtrajtime.
47. Avni Klinaku: Aktivist, foli për periudhën e luftës.
48. Skender Krasniqi: Tha se kishte bashkëpunuar me UÇK.
49. Xhavit Haliti: Ish anëtar i UÇK, dëshmoi për vendimmarrjen politike.
50. Jakup Krasniqi: I përmendur si dëshmitar në procedura të mëparshme, tani i akuzuar.
51. Kadri Veseli: Po ashtu i përfshirë në faza të hershme të hetimeve, tani i akuzuar.
52. Të tjerë dëshmitarë ndërkombëtarë e vendorë të identifikuar gjatë procesit.

Lushtaku i ashpër me Qeverinë Kurti: Duhet t’i ngrehim zvarrë në rrugët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Skenderajit, Sami Lushtaku, ka bërë thirrje për protesta ndaj Qeverisë Kurti, duke kritikuar atë për mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Unë mendoj që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë, duhet me dalë në protestë. Dhe duhet me kërku që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk e respektojnë ligjet e Kosovës, nuk e respektojnë prokurorinë, unë mendoj që duhet t’i ngrehim zvarrë në rrugë e Prishtinës” – tha Lushtaku në Klan Kosova, trasmeton Gazeta Politika.

Në këtë intervistë, Lushtaku e konfirmoi se është i gatshëm të protestojë edhe personalisht.

Gjendje alarmi në Rumani, Qytetarët paralajmërohen të strehohen pas depërtimit të një droni rus, kjo eshte kunderpergjigja nga rumunet

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka njoftuar se të shtunën ka ngritur në ajër dy avionë luftarakë F-16, pasi një dron ka shkelur hapësirën ajrore të vendit gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit.

“Droni nuk fluturoi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte një rrezik të menjëhershëm për popullsinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas njoftimit, qytetarët në qarkun juglindor të Tulceas, pranë Danubit dhe kufirit me Ukrainën, janë paralajmëruar të strehohen. Avionët rumunë zbuluan dronin në hapësirën ajrore kombëtare dhe e ndoqën derisa ai u zhduk nga radari 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche.

Rumania, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s që ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën, ka parë pjesë dronësh rusë që kanë rënë në territorin e saj në mënyrë të përsëritur që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, edhe Polonia ka reaguar duke ngritur avionë polakë dhe aleatë për shkak të një kërcënimi të ngjashëm me dronë dhe ka mbyllur një aeroport në Lublin, tre ditë pasi kishte rrëzuar dronë rusë në hapësirën e saj ajrore, me mbështetjen e avionëve të NATO-s, raporton reuters.

NATO njoftoi të premten se do të forcojë mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, pas incidentit në Poloni. Ky ishte rasti i parë i njohur i rrëzimit të një droni nga një anëtar i aleancës perëndimore gjatë luftës në Ukrainë.

Ligjvënësit rumunë kishin miratuar më herët gjatë këtij viti një ligj që i mundëson ushtrisë të rrëzojë dronët që shkelin ilegalisht hapësirën ajrore në kohë paqeje, bazuar në nivelet e kërcënimit dhe rrezikut për jetën dhe pronën, por sipas Reuters, ky ligj ende nuk ka rregulla zbatimi të miratuara.

Hoti: Vendimi i ShBA-së është “zile alarmi” për Kosovën, Osmani s’e mbrojti Kushtetutën nga sulmet e Kurtit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për shtetin dhe me pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi politik.

“Goditja që mori dje shteti i Kosovës nga ndërprerja e dialogut strategjik Kosovë-SHBA do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk ndryshon kursi i zhvillimeve politike. Të mos harrojmë se jemi edhe nën masa financiare të BE-së për më shumë se dy vjet.”

Ai kritikoi Presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se vendimi i ShBA-së do të ishte i shmangshëm nëse ajo do të kishte përmbushur detyrimin kushtetues për të mbrojtur Kushtetutën, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet e drejtësisë, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga presioni i deputetit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes.

“Ky vendim i SHBA-së do të ishte i shmangshëm sikur Presidentja Osmani ta kishte përmbushur detyrimin e saj kushtetues, duke marrë përgjegjësinë për të mbrojtur Kushtetutën dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, institucionet gjyqësore e prokuroriale, gazetarët, bizneset dhe komunitetet pa dallim nga sulmet dhe presioni i Kurtit dhe Vetëvendosjes. Në vend të kryerjes së obligimit të saj kushtetues, Osmani në vazhdimësi zgjidhte heshtjen ose radhitej pas Kurtit.” – shtoi Hoti.

Sipas Hotit, vendimi i Uashingtonit është një “zile e re alarmi” për ata që mbajnë përgjegjësi politike dhe institucionale, të cilët, sipas tij, “vitet e fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij populiste popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së”.

“Ky vendim i SHBA-së është zile e re alarmi për ata që bartin përgjegjësi institucionale apo politike, shumë prej të cilëve viteve të fundit Kurti i ka tërhequr zvarrë drejt narratives së tij të popullizmit të mbrapshtë që solli këtë vendim të SHBA-së.

Zilja ra sërish dhe shumë fuqishëm. Nesër, kur mund të bëhet vonë, askush nuk mund të thotë se nuk u zgjua ngase nuk i ra kush ziles.

Zilja kishte rënë edhe në fillim të vitit 2020. Atëherë, LDK-ja zgjodhi partneritetin me SHBA-në para ruajtjes së pozitave qeveritare.”

Lista Serbe e hap fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”

Nën himnin serb, Lista Serbe ka hapur sot fushatën zgjedhore në Mitrovicë të Veriut.

Kryetari i partisë, Zlatan Elek, tha se më 12 tetor qytetarët, sipas tij, do të çlirohen nga kryetarët “jolegjitimë të Kurtit” në komunat në veri.

“Vetëm të bashkuar dhe të bashkuar mund ta çlirojmë qytetin tonë nga kryetarët e rremë, të paligjshëm dhe jolegjitimë të Kurtit dhe për këtë arsye ju kërkoj të telefononi të gjithë fqinjët, miqtë, kumbarët, të afërmit tuaj më 12 tetor për të thënë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se po shkojmë drejt çlirimit të qytetit tonë. Të bashkuar mund të fitojmë dhe ta shpëtojmë qytetin tonë dhe në fund dua t’ju them – Rroftë Lista Serbe, rroftë populli ynë dhe mbi të gjitha rroftë Serbia”, tha Elek.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut është Milan Radojeviq.

Ndërkaq, Ivan Zaporozhac, anëtar i Listës Serbe dhe udhëheqës i listës së këshilltarëve në Mitrovicë të Veriut, tha se kanë përmbushur një premtim duke mos lejuar formimin e qeverisë nga Prishtina.

“Ne e kemi përmbushur premtimin tonë. Ne nuk lejuam të formohet një qeveri në Prishtinë dhe deputetët tanë po qëndrojnë atje me dinjitet dhe mbështesin vullnetin e këtij populli që Kurti nuk mund të sundojë mbi ne”, ka thënë ai.

Polonia shpall fillimin e operacionit “Roja Lindore”

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake ka konfirmuar se operacioni i NATO-s, i quajtur “Roja Lindore”, ka nisur në mënyrë efektive. Ky operacion synon forcimin e krahut lindor të aleancës pas rrëzimit të disa dronëve rusë në territorin polak, ngjarje që ka tensionuar situatën në rajon.

Si pjesë e këtij operacioni, Shtabi i Përgjithshëm ka publikuar pamje të uljes së një avioni transportues francez A400 në aeroportin Minsk Mazowiecki, i cili dorëzoi armë për aeroplanët luftarakë Rafale, që tashmë ndodhen në Poloni.

Fillimi i operacionit ishte sinjalizuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe komandanti suprem i forcave aleate për Evropën, Gjenerali Aleksus Grinkevich.

“Pika kyçe është një strukturë krejtësisht e re mbrojtëse,” theksoi ushtria polake.

Forcat aleate që do të marrin pjesë në këtë operacion përfshijnë vende si Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe të tjera.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Vladislav Kosiniak-Kamysz, deklaroi pas konferencës së NATO-s:

“Ne e dimë se mbrojtja heroike e Ukrainës është e lidhur me të ardhmen e Evropës. Kjo është arsyeja pse po forcojmë aftësitë tona mbrojtëse. Uniteti është forcë dhe gatishmëria është fitore.”