div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-283 category-paged-283 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E trishtë: 21-vjeçari e rrahu nënën vetëm pse shkoi në shitore

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar dje rreth orës 14:00 në fshatin Lumbardh të Deçanit.

Sipas burimeve, i dyshuari F.L., rreth 22-vjeëar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, C.H, rreth 51-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pasi viktima kishte shkuar në shitore për të blerë cigare, ndërsa në momentin që është kthyer, djali i saj ia ka mbyllur derën e oborrit. Pasi ia ka hapur derën, e ka kapur për flokë dhe e ka futur me dhunë në oborr, duke i dhënë edhe dy shuplaka në kokë.

Rasti është parë nga dëshmitarja, e cila ka njoftuar Policinë. Patrulla ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar në stacionin policor si viktimën, ashtu edhe të dyshuarin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari jeton vetëm me nënën dhe është kujdestari i saj i vetëm, ndërsa ky është rasti i parë i raportuar i dhunës nga ana e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, 21-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor, është liruar dhe është kthyer në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e…

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka thënë se ai dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile në komunën e Vushtrrisë në vitin 1999 dhe se ai ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë.

Policia tha se ai dyshohet se veprën e ka kryer në grup si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

“Komuna Vushtrri 22.05.1999. Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, më 12.09.2025 pas një pune operative, është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë. Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP serb, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha sot policia.

Prokuroria Speciale dje tha se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Plagosja në Pejë, dorëzohet në polici futbollisti i dyshuar – dërgohet në mbajtje

Të shtëna me armë zjarri u raportuan të premtën në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku një person u plagos pranë një lokali.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht të premtën se i dyshuari për gjuajtjen me armë është futbollisti i KF Rilindja 74, Arbër Shala.

Nga ana tjetër, viktima e këtij incidenti është Lirim Nikqi, i cili po merr tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Burime të IndeksOnline nga spitali gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar se Nikqi është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit i është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Tërmeti i fuqishëm godet Rusinë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur këtë të shtunë, 13 shtator, pranë brigjeve lindore të rajonit Kamchatka në Rusi, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve përmes Qendrës së Paralajmërimit për Cunami në Paqësor, duke shtuar se nuk ka rrezik për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi se tërmeti kishte një thellësi prej 39.5 kilometrash. Ndërkohë, Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore e vlerësoi magnitudën në 7.1 ballë, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Fillimisht, Qendra e Paralajmërimit për Cunami kishte lëshuar një njoftim për rrezik të mundshëm.

Në Japoni, që ndodhet në jugperëndim të gadishullit Kamchatka, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, raportoi televizioni publik NHK, duke cituar Agjencinë Meteorologjike Japoneze.

Kujtojmë se rajoni i Kamchatka-s në Rusi u godit nga një tërmet edhe më i fuqishëm në korrik të këtij viti. Për pasojë  u krijua edhe një cunami që goditi të gjithë paqësorin duke shkuar deri në SHBA.

Kurti: E kemi shpëtuar Kosovën nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur të premten fushatën për zgjedhjet lokale. Kryetari i partisë, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, iu bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e tyre për të zgjeruar modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivelin komunal.

“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet.”, tha Kurti.

Ai shtoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është koha për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.

“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, tha tutje ai.

“Ne se bashku e kemi shpëtuar Kosovën nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje. Do ta çlirojmë secilën komunë nga hajnia e partive të tjera. Subjekti që zhvillimin nuk e sheh të betoni i vrazhdët por të gjelbërimi. Ne kemi nevojë për kryetarë komunash që bashkëpunojnë me qeverinë. Shikoni arritjet në komunat ku ka drejtuar VV-ja. Prishtina që do të ketë për kryetar një nga ministrat më të suksesshëm që Kosova ka patur ndonjëherë, Hajrullah Çekun”, tha Kurti.

Pozhari:Nëse kundërshtimi i Listës Serbe më bën anti-amerikan, le të jem i pari

Unë nuk e dua Listën Serbe në Qeveri. Nuk e dua as në skenën politike. Për mua mbetet veç organizatë ter**riste që ka për qëllim shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Nëse kjo më bën “anti-amerikan”, më regjistroni në listë si “anti-amerikanin” e parë që deklarohet publikisht.

Por, dyshoj se tentativa që bashkë me Listën Serbe t’ia rrëmbeni pushtetin njeriut më të votuar ju bën “pro-perëndimorë”.
Këto pallavra mund t’i besojnë veç militantët trushpërlarë. Veçanërisht ata që janë uritur për pushtet.

Paris Guri: Atë që s’e bëri Serbia në 30 vite, e bëri Albini në 5 vite

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë një goditje të rëndë për vendin dhe duke fajësuar direkt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite,” shkroi Guri në një postim në rrjetet sociale.

Dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike, por është pezulluar për një kohë të pacaktuar për shkak të veprimeve dhe deklaratave të Qeverisë, të cilat SHBA i ka konsideruar si përshkallëzuese dhe destabilizuese.

Syla: Ata që e mbështesin Kurtin prej sot ose janë të poshtër ose budallë

Gazetari Valon Syla, ka reaguar ashpër pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Sipas tij Kurti dhe turma e tij politike ka dalë në terren të paqartë dhe antikombëtar.

“Disa herë kemi shkruar se Albin Kurti ka rrezik të rrëshqet në anti kombëtare me vendimet e tij politike. Vendimi i sotshëm i SHBA për të pezulluar bashkëpunimin strategjik me Kosovën, si vend e shoqëri kemi rënë në pikën e fundit të durimit të arsyetimit. Prej sot e tutje, Albin Kurti dhe turma e tij politike ka dalë në terren të paqartë dhe antikombëtar, izolues dhe të rrezikshëm bashkë me krejtë ata që e mbështesin, tash e tutje”, ka shkruar Syla.

Tutje sipas tij ata që vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin në këto rrethana mund të konsiderohen “të poshtëër, të ligë ose budallë”.

“Nuk arsyetohet më nga ata që e mbështesin që bëhen se nuk e kemi dit këtë, sepse Ambasada e tha qartë qe ska bashkëpunim strategjik. Ata që e mbështesin prej sot shkurt me thonë ose janë të poshtër, ose të ligë, ose budallë”, tha ndër të tjera ai.

Musliu: Pezullimi i dialogut nga SHBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës me Kosovën
Eksperti i sigurisë dhe themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke thënë se ky veprim nuk paraqet as prishje të raporteve dhe as dobësim të aleancës mes dy vendeve.

“Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik Kosovë–ShBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës sonë – janë gjëra që ndodhin mes partnerëve. Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta: Amerika është mbështetësja më e madhe e sovranitetit tonë, ndërsa Kosova ka popullin më pro-amerikan në botë,” ka shkruar Musliu.

Musliu shtoi se aleanca Kosovë–SHBA shtrihet edhe në fushën e energjisë dhe sigurisë kibernetike, duke e cilësuar atë si “të përhershme, të pathyeshme dhe të palëkundur”.

“Kosova dhe ShBA mbeten të rreshtuara krah për krah, duke mbështetur edhe Ukrainën në luftën për liri – një dëshmi se aleanca jonë është e përhershme, e pathyeshme dhe e palëkundur,” përfundoi ai.

 

 

Fillon festa në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës-Përgëzohet Kurti

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, mediat pro-qeveritare në Serbi kanë reaguar me tituj të ashpër e triumfalistë.

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë pa afat”, është një titull i medias pro-qeveritare serbe, B92.

“Ndëshkim nga Uashingtoni. ShBA ndërpret bashkëpunimin me Prishtinën për shkak të Kurtit”, është titulli i artikullit të medias tjetër pro-qeveritare serbe “Alo”.

Ndërkaq media tjetër, po ashtu pro-qeveritare serbe, “Informer”, doli me këtë titull: “Fitore e vogël e diplomacisë serbe: Amerika ‘ia ftohu’ Kurtit, pezullon dialogun me Prishtinën”.

Këto janë disa prej titujve të mediave në Serbi pas njoftimit të ShBA-së se ka vendosur të pezullojë Dialogun Strategjik me Kosovën.

“Informer” shkruan se “kjo është gjë e madhe për Serbinë, e cila deri në fund të vitit nis dialogun strategjik me Amerikën”.

B92 thotë se kjo masë e ShBA-së vjen “pas ankesës së Listës Serbe për mënyrën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit nga komunitetet joshumicë”.

Edhe “Sputnik” në Serbi, që është degë e medias ruse me po të njëjtin emër, ka raportuar për këtë zhvillim, me titullin “Ekspres ndëshkim: ShBA-ja pezullon dialogun strategjik të planifikuar me Prishtinën”.

Në thelb, narrativa e këtyre mediave është e përbashkët: pezullimi i Dialogut Strategjik shihet si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht si përfitim diplomatik për Beogradin.