div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-295 category-paged-295 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Roja që u bë prokuror në Hagë – Thaçi: Na ka kërcënuar dhe fyer

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë – ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht katërshen e UÇK-së. Këtë e tha ish-presidenti Thaçi në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Devaney – tash prokuror – fillimisht ishte roje e thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër.

Ish-eprorët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020 dhe po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:

“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar edhe ju si Kryegjyqtar dhe si Panel. U çuditëm sot shumë dhe u befasova kur përballë nesh u shfaq zotëria në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë edhe si shef i saj. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.

“I nderuar Gjykatës, zotëria në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] 19 [REDAKTUAR] 20 [REDAKTUAR]. E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]”, ka shtuar ai.

“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar anëtarë të Panelit, ka kryer fyerje dhe kërcënime fizike ndaj nesh të akuzuarve. Na ka fyer dhe na ka kërcënuar fizikisht Prokurori që sot është përballë nesh. Nga praktikat e zotërisë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe më gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]. Edhe kjo praktikë më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri, dje roje burgu dhe sot Prokuror. Një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktikuar, ku pas 20 ditësh kanë reaguar të gjithë. Dhe krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar anëtarë të Panelit, zotëria [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka thënë tutje ish-presidenti Thaçi.

Në po atë seancë, prokurori kishte pohuar angazhimin e tij në qendrën e paraburgimit.

Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:

Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vitesh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR].

Gjykatësi Smith: Sa vjet ka?

Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Gjykatësi Smith: Problemi është që nuk duan të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj të përgjigjeni për këtë.

Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.

[Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]

Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Mund të them vetëm që znj. Iodice është e gatshme të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.

Një serb i dyshimtë pranë Kompleksit të UÇK-së, ndalohet nga Policia

Ndonëse në kufi me Shqipërinë, Kosharja e Gjakovës, mbetet destinacion i lakmuar edhe për shtetasit serb.

Shumica vijnë e largohen tinëzisht, në të kaluarën madje vendosnin flamuj të Serbisë, krahas emblemës së UÇK-së, në kullën e vrojtimit, ish-bazë e ushtrisë jugosllave. Saktësisht në Koshare, gjatë muajit maj ishin arrestuar dy shtetas serbë, të cilët u prezantuan si alpinistë.

As tash vizitat nga serbët nuk po ndalen.

Mbrëmë, saktësisht në orën 19:20, banorët e fshatit Botushë, ngjitur me Kosharen, hasën në dy persona të panjohur. Një shtetas serb, dhe një franceze. Me ta u takuan pak metra larg kompleksit memorial të dëshmorëve të UÇK-së.

“Ai u prezantu në fillim si francez, njëri prej tyre. Njëra ka qenë femër. Kjo është hera e 20-të që po na ndodhë e për neve është një lloj proovikimi, se po vijnë me flamura, ne kemi njerëz të vrarë, të zhdukur, që nuk e dijmë se ku janë edhe për neve është një lloj nxitje që po na, se nuk jemi kundër askujt”, ka thënë B.F – Banor.

Ky i ri, identitetin e të cilit nuk po e publikojmë për shkaqe sigurie, thotë se vazhdimisht po hasin në shtetas serbë, në zonën e Koshares.

“Jemi ardhë thojke me vizitu vendin, jemi ardhë, po çka lyp në orën 19:30 në mbrëmje në kerr. A kishin diçka të dyshimtë më vete? Telefona, kështu, se për të tjerat, nuk jam në dijeni, se ka vazhdu Policia me kontrolle, se për ta ka pasur që kanë ardhur me drona, me flamura”, ka thënë B.F – Banor.

Ashtu siç e dëshmojnë pamjet e siguruara nga TV Dukagjini, Policia e Kosovës ishte e pranishme në vend të ngjarjes. Francezja dhe serbi u shoqëruan për në stacionin policor madje iu konfiskua përkohësisht vetura.

“… Më pas është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese dhe ato të hetuesisë, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë bërë shoqërimin e tyre për verifikim.  Pas procedurave të verifikimit dhe intervistimit të tyre, meqenëse nuk është gjetur asgjë e dyshuar, me vendim të prokurorit është përpiluar shënim zyrtar dhe të njëjtit janë liruar”, ka thënë Lumni Graishta – Drejtor Rajonal i Policisë në Gjakovë.

Prokuroria Themelore e Gjakovës për TV Dukagjini tha se pas intervistimit, shtetasja franceze dhe shtetasi serb janë liruar, sepse është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

Për Kosharen që ushtria serbe e mbanë mend si vend-betejë në të cilën gjatë prillit të 99-s, UÇK-ja korri sukses të jashtëzakonshëm dhe e theu kufirin, janë shkruar libra e janë realizuar dhjetëra dokumentarë, i fundit një film dokumentar i realizuar nga televizioni shtetëror i Serbisë.

Gjykimi ndaj Thaçit në Hagë, vjen lajmi i fundit

Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirr dëshmitarin e parë.

Në njoftim thuhet se seanca pritet të jetë kryesisht publike, do të fillojë në orën 9:00 dhe mund të përcillet në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë.

Po ashtu në komunikatë paralajmërohet se ka interes të lartë për ta përcjellë seancën nga galeria brenda Gjykatës dhe kërkohet nga të interesuarit që t’i drejtohen Gjykatë së Hagës përmes emailit.

“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025. Organet e interesuara të medias duhet të njoftojnë nëse kanë nevojë t’u rezervohet një vend në qendrën për median. Ju lutemi personave që do të ndjekin seancën nga galeria për publikun të mbajnë parasysh Rregullat e sjelljes në mjediset e Dhomave të Specializuara të Kosovës.”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Roja i burgut që u bë më vonë Prokuror në Speciale, Haradinaj: Me e pasë ditë, ai ishte rreh aty sikur kali

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë nga rojet e burgut. Haradinaj ka thënë se ka pasur tendenca provokimi, por jo nga të gjithë.

Ai ka treguar një rast me Rexhep Selimin, kur roja qëllimshëm ka dashur t’ia ndërprente pikturimin, edhe pse drejtori i burgut i kishte dhënë leje.

“Ka pasë tendenca disa kanë provoku me shku na në konflikt fizik. Por na nuk i kem ik asaj. Sa jam kanë unë, s’ka derivu atje sa me pasë goditje. Roja e ka provoku Rexhep selimin tu ia ndërpre pikturimin, pasi drejtori i kishte dhënë leje. Dikur Rexha lëshoi pe, që mos me ardhë deri te konflikti”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për një roje burgu të Speciales, që ka dalë pastaj Prokuror në Gjykatë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Haradinaj ka thënë se nëse do ta kishin ditur, me të njëjtin do të ishin konfrontuar fizikisht në rast të provokimeve.

“Kanë provoku. Jo të gjithë. Na me e pasë ditë që del prokuror, ai ishte rreh aty sikur kali”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL.

Rama i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë: Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin plazhet e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar shqiptarët për ndotjen e parqeve publike.

Ai ka bërë me dije se ndotësit kryesor të këtyre parqeve janë shqiptarët dhe jo turistët e huaj.

Në adresimin e tij gjatë një aktivitet për sezonin turistik veror, Rama ka thënë se nga kjo nuk përjashtohet as shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre”, ka thënë Rama, raporton A2 CNN.

Ai ka treguar se cilët shqiptarë janë ndotësit më të mëdhenj.

“Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e mundur të ndalohet janë dhe pikat ku ka grumbullimet më të mëdha të plehrave të përdorimit personal që hidhen dhe jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ta që thyejnë karriget në stadium dhe që synojnë t’i kthejnë në luftëra ndeshjet kur ato qëllon që të jenë me Serbinë apo me ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium. Ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”, është shprehur Rama.

Aktakuzë për spiunazh ndaj gruas së arrestuar muaj më parë në Jarinjë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër të pandehurës J.GJ. – nga komuniteti serb – nën dyshimet për kryerje të veprës penale të “spiunazhit”.

E pandehura, e cila ka punuar në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në degën në Mitrovicë, është arrestuar më 28 shkurt të këtij viti në Jarinjë, pikë e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Prokuroria ka thënë se për një afat të pacaktuar e deri në ditën e arrestimit, e pandehura “me vetëdije ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (BIA)”.

Sipas Prokurorisë, ajo ka bashkëpunuar me Aleksandar Vllajiqin, dhe duke marrë udhëzime prej tij, ka përpiluar raporte të OSBE-së për pasqyrim të situatës politike dhe sigurisë në Kosovë, dhe ka kontribuuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar Vllajiqin në qershor të këtij viti me pesë vjet burgim, pasi ai e kishte pranuar fajësinë, duke thënë se është përfshirë në spiunazh si anëtar i BIA-s serbe. Ai është dënuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve.

Prokuroria ka thënë se J.Gj. ka siguruar dhe shpërndarë dokumente të ndjeshme për interesa të BIA-s, dhe që këto veprime kanë cenuar rendin kushtetues, sigurinë kombëtare të Kosovës, dhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

“Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë.

“500 mijë turistë më shumë se një vit më parë”, Rama: Prioritet cilësia, jo rritja në numër

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për uljen e numrit të turistëve në vendin tonë. gjatë aktivitetit “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se në këtë sezon vendi ynë ka pritur 9 milionë turistë, gjysmë milionë më shumë se një vit më parë.

“Sezoni turistik veror ka sjellë që për periudhën e tanishme të kemi mbi 9 milionë vizitorë 500 më shumë se viti i kaluar. Kjo është në thonjëza rënia e komentuar gabimisht. Nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron në asnjë shifër konkrete, përkundrazi ka rritje e cila nuk është e madhe, pasi ka pak, ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ka rritje Italia, Mali i zi e RMV dhe Greqia, por vlen të theksohet rritja e madhe nga Franca e Gjermania, rritja nga Kina, India Brazili Australia dhe Turqia dhe Izraeli”.

Sipas kreut të qeverisë prioritet nuk është rritja e numrit të turistëve, por cilësia.

“Në tërësi destinacioni po sjell rritje. Rritja në numër nuk është më prioriteti ynë por rritja e cilësisë dhe rritja e turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”.

Gjykata merr vendim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, si dhe ndaj Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe Liman Sallaukës.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës në Prizren.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.

AAK garon me numrin 174, Haradinaj: Për ne flet puna, jo premtimet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 174.

Kryetari Ramush Haradinaj ka thënë se AAK gjithmonë ka treguar se është shembull për të gjithë.

“Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

174 është numri i Aleancës në fletëvotim!

Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.

Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi.

 

Vdiq në moshë të re e afërmja e Jasharëve, Bekim dhe Besarta Jashari shprehin pikëllimin

Vdiq në moshë të re e afërmja e Jasharëve, Bekim dhe Besarta Jashari shprehin pikëllimin

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të tezakës sonë të dashur, Donjetës.

Ajo u largua nga kjo botë shumë herët, duke lënë pas dy engjëjt e saj të vegjël, prindërit, vëllanë dhe dy motrat.

Sot në Prekaz do ta përcjellim në banesën e fundit, por kujtimi dhe buzëqeshja e saj do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona.

Allahu e mëshiroftë, e shpërbleftë me Xhenet, e familjes sajë të dashur i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë 🤲

Të pikëlluar, Besarta dhe Bekimi.