div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-296 category-paged-296 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
EKSKLUZIVE: Gjykata Kushtetuese merr masën e përkohshme për konstituimin e kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë masën e përkohshme në lidhje me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burime të IndeksOnline brenda Kushtetueses kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pak më parë dhe pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Me këtë vendim, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, puna e kuvendit mbetet e bllokuar.

Ky hap pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të vendit, duke shtyrë përkohësisht funksionimin normal të legjislativit.

Ndodh edhe kjo: Dy gra rrahin një grua tjetër

Një përleshje fizike mes tri femrave është raportuar në qytetin e Pejës. Sipas Policisë së Kosovës, dy gra dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator 2025, rreth orës 14:00. Dy gra dyshohet se janë sulmuar për shkak të një mosmarrëveshjeje nga një grua tjetër. Njëra prej viktimave ka kërkuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Koci për Kurtin: Nuk u ngrit në këmbë gjatë deklarimit në gjykatë, shumë keq

Avokati Arianit Koci e ka kritikuar paraqitjen e djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në gjykatë.

Ai ka deklaruar se gjatë deklarimit të tij para gjykatës Kurti ka qëndruar ulur.

Sipas tij, një gjë e tillë është fyerje për gjykatën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se Kurti është dashur të ngrihet në këmbë.

“Në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë – përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën. “Nuk ngritëm në këmbë, se e pranoj vetëm gjykatën e Allahut” – ka pas deklaruar një i akuzuar për terrorizëm. Kryeministri po rrin ulur, e po deklarohet. Keq. Shumë keq! Nuk po aludoj asgjë. Faji është i gjykatës. Është dashtë ta këshillojë të dëmtuarin. Të kërkoj të ngrihet në këmbë kur flet. P.S. Albin Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisën; që nuk ia bëjnë qejfin”, ka shkruar Koci.

Ky është “specialsi” Murat Latifi që u arrestua në Mitrovicë, dyshohet se u ndihmonte familjes Gërbeshi

Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës u arrestua mbrëmë në Mitrovicë nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për Murat Latifin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.

Sipas burimeve të Sinjalit, Latifi dyshohet se u ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme familjes Gerbeshi, në një rast of e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit, ka kryer edhe veprën penale të “Zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.

Pjesëtari i Njësisë Speciale është shoqëruar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Vetaksidentohet një veturë zyrtare e policisë afër Klinës (Video)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar mëngjesin e së enjtes në Jashanicë të Klinës, transmeton IndeksOnline.

Vetura ka mbetur e rrokullisur në rrugë, ndërsa përveç dëmeve materiale të konsiderueshme ende nuk ka njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore  të të aksidenturave.

Policia rrugore shihet në vendin e ngjarjes teksa merret me hetimin e rastit.

 

Ekskluzive: Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Kosovës, i cili u arrestua mbrëmë në Mitrovicë nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për Murat Latifin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.

Sipas burimeve të Sinjalit, Latifi dyshohet se: u ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme familjesGerbeshit, në një rast e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit, ka kryer edhe veprën penale të “Zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.

Pjesëtari i Njësisë Speciale është shoqëruar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Veton Elshani: Nëse vjen puna për ndonjë eskalim nga shteti fqinj, ne jemi këtu

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshanit, ka thënë se situata në veri të vendit është e qetë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka pohuar se nëse ndonjë eskalim në veri Policia e Kosovës është e gatshme të bëjë punën e saj.

“Nuk ka vend për shqetësim sa i përket sigurisë në veri, butoni apo ajo pulla e panikut është në Serbi nëse ata e prekin atë atëherë ne këtu kemi diçka ndonjë zhvillim, derisa të vie ajo kohë ne jemi duke punuar. Në rast se ka diçka të tillë për t’u marrë ne jemi këtu”.

“Nuk ka vend për shqetësim. Kjo nuk është diçka e re ne e kemi thënë gjithmonë, situata është e qetë, por është delikate. Në rast se vie puna për ndonjë eskalim që shteti fqinj e do atë ne jemi këtu dhe merremi me atë punë, nuk ka vend për për shqetësim”, ka thënë Elshani.

Pistë e re për vrasjen e Enver Bajraktarit: Gjendet një pushkë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur shtëpinë, Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se me urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmautomatike.

Kolshi, në seancën dëgjimore të mbajtur, më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Kujtojmë se më 4 gusht, policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë.

Një ditë më pas, më 5 gusht, prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

 

Ekskluzive: Arrestohet një pjesëtar i Njësisë Speciale në Mitrovicë

Një zyrtar policor i Njësisë Speciale është vënë në pranga në Mitrovicë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Sinjali mëson se arrestimi është bërë mbrëmë në Mitrovicë, ku polici dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Burimet thonë se hetimet ndaj tij kanë nisur pas dyshimeve për veprime që bien ndesh me ligjin dhe etikën policore, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për në IPK e më pasë në ndalim prej 48 orësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale të lartcekura, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Dalin pamjet nga përleshja me thika në një lokal/ Momente tmerri për klientët

Top Channel ka siguruar pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit.

Video e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës . Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.

Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar.

Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.