div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-305 category-paged-305 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ai u mbyt në burg, dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas homazheve te varri i Astrit Deharit që vdiq 9 vjet më parë, ka thënë se ai u mbyt derisa po mbahej në burgun e Prizrenit, sipas tij për shkaqe politike me të cilat nuk janë pajtuar pushtetit i atëhershëm.

Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë që as pas kaq vitesh nuk ka zbardhur rastin, pa çka edhe njëherë ka bërë thirrje për drejtësi, e ka sugjeruar që të bëhet edhe hetim për hetimet fillestare.

“Ne të gjithë bashkë-aktivistët e tij të LVV-së që bëjmë nderime sot me rastin e 9-vjetorit të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, kujtojmë se Astrit Dehari ishte në burg për shkaqe politike, për shkak se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg, dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar, e lëre më të dënuar për rastin e tij. Katër prokurorë janë ndërruar: dy kanë qenë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe dy të Prokurorisë Speciale, mirëpo nuk ka pasur avancim cilësor. Si Republikë e Kosovës, jemi në gjendje gatishmërie, shumë të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë e Shtetit. Mirëpo, 9 vjet janë shumë. edhe 9 muaj do të ishin shumë pa u zbardhur ky rast, pa u sqaruar e vërteta dhe pa u sjellë drejtësia”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se Astrit Dehari është modeli për ta për të bërë punët dhe idealet që kanë.

“Astrit Deharin do ta kujtojmë e përkujtojmë sa të jetë jeta, por edhe brezat pas nesh, si një student shembullor, si një aktivist i paepur, student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë dhe aktivist i paepur i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është model për secilin prej nesh në punët që bëjmë dhe idealet që kemi”, u shpreh ai.

Kurti tha se vdekja e Astritit është plagë e hapur, u përgjigj edhe ndaj kritikëve se pse për katër vjet sa është në krye të Qeverisë nuk bëri asgjë për rastin.

Kurti për këtë pati një përgjigje duke thënë se nuk është nuk janë ata prokurorë e as gjyqtarë.

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë që të bëjë shumë më tepër dhe të angazhohet siç nuk është angazhuar deri më tash, sepse kjo padrejtësi, ky krim është plagë e hapur jo vetëm për familjen Dehari e Vetëvendosjen, por për mbarë familjen tonë shoqërore. Në punën e Prokurorisë dhe të sistemit të drejtësisë nuk mund të ndërhyjmë, janë shtylla të ndara të pushtetit. Ne shprehim gatishmërinë, vullnetin dhe interesin tonë për drejtësi. Ka shumë mundësi që në këtë rast duhet të hetohet edhe procesi i hetimit që është zhvilluar në fillimet e tij, meqë nëse diçka nis mbrapsht, atëherë bëhet dyfish më e vështirë që të mbarojë mbarë. Si kryeministër, aktivistët tanë, ministrat, deputetët tanë nuk mund të bëhen prokurorë e gjyqtarë”, deklaroi Kurti.

Propozimi i Konjufcës për kryeministër, Abdixhiku del me këtë ‘vendim’

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në selinë e LDK-së duke filluar nga ora 13:00.

“Sot, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferencën e mban kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe mbahet në Selinë Qendrore”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet arsyeja e kësaj konference.

Tahiri: Osmani u bind se do të mbështetet nga VV-ja për mandatin e dytë për presidente

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.

Tahiri tha se Osmani “mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente.”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, lidhur me atë se a ka marrë ndonjë garanci nga Lëvizja Vetëvendosje se i kanë numrat për formimin e qeverisë, Osmani tha se askund në Kushtetutë nuk kërkohet garancë, por kërkohen gjasa.

“Askund në kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim shumë të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gajsat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy ose më shumë kandidatë, atëherë detyrimi im është për të parë kush I ka nga ata gjasat më të mëdha”, tha ai.

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që vdiq në Gjermani

Sot varroset 18-vjeçari, Edmond Morina, i cili ka vdekur në një aksident në Gjermani.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 5 nëntor 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.U prehtë në paqen e parajsës! Të pikëlluar: Familja Morina nga Ratkoci dhe familja Hoti nga Krusha e Madhe”, thuhet në njoftim.
Basha: Rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari.

Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë.

“Në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i ka majt njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë majt në burg 67 ditë pa aktakuzë, pa e marrë në pytje, pa asgjë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Basha ka thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.

“Kjo është një prej akteve më të rënda që e ka përjetur vendi jonë pasluftës. S’e kemi pritë që me vujtë na më keq se që e kanë vujt shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodhë në rastin e Astrit Deharit”, ka thënë Basha.

“Paga minimale nga janari 500 euro, deri në fund të mandatit do të arrijë në 700 euro”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video ka thënë se sot do të pranojnë Raportin e Komisionit Evropian e më pas do të mbajë dhe konferencë për media. Përshëndetje, sot me kostum se për pak marrim në dorëzim progres raportin e komisionit për Shqipërinë dhe kemi konferencë, përcjell Reporteri.net.

Ai bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2026 fokus do jenë pensionistët.

Ai gjithashtu tha se nga janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 500 euro, derisa deri në fund të mandatit ajo do të shkojë në 700 euro.

“Padyshim që pjesën e luanit në projektbuxhetin e vitit 2026 që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët. Për të cilët e nisin vitin e ardhëm me 100 mijë euro shtesë përveç indeksimit, në 2027-ën e dyfishojmë shtesën në 200 milionë euro plus indeksimi 45 milionë euro, në 2028-ën e trefishojmë në 300 milionë euro plus indeksimi në 46 milionë euro, në 2029-ën e katërfishojmë në 400 milionë euro plus indeksimi 47 milionë euro dhe në 2030 e pesëfishojmë në 500 milionë euro plus indeksimi 48 milionë euro. Pra janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrim mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës.”

Por, nga janari 2026 do të rritet paga minimale për më shumë se 300 mijë punonjës të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e rritjes së këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, por siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë me 90 milionë euro edhe shtesën e koston së sigurimit për të punësuarit në sektorin privat”, tha kryeministri Edi Rama në një video të ndarë në rrjetet sociale”, tha Rama në videon e publikuar.

 

Vuçiq: Nëse e sanksionojmë Rusinë dhe e njohim Kosovën pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel ka treguar se si Serbia nesër do të mund të pranohej në Bashkimin Evropian.

Sipas liderit serb, Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”.

Por sipas deklarimit të tij, një gjë të tillë nuk ka në mend të bëj.

“Por nuk e bëj”, është shprehur Vuçiq.

Valon Syla: Albin Kurti i “tutet” burgut dhe Listës së Zezë

Analisti Valon Syla ka reaguar pas nominimit të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë, duke thënë se Albin Kurti po përpiqet të mashtrojë publikun për të fituar kohë deri në përfundim të balotazheve lokale.

Syla ka vlerësuar se VV nuk i ka numrat në Kuvend dhe se nominimi i Konjufcës është vetëm për të shmangur zgjedhjet e reja.

 

 

Ai i bëri thirrje Presidentes të veprojë sipas Kushtetutës dhe opozitës të mos bjerë në “kurthin politik” të Kurtit, duke theksuar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për vendin.

 

 

 

Avioni në SHBA shpërthen në flakë pas ngritjes – humbin jetën 7 persona, 11 të tjerë të plagosur

Shtatë persona humbën jetën dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën kur një aeroplan mallrash i kompanisë UPS u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali, mbrëmjen e së martës.

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, deklaroi se tre anëtarët e ekuipazhit ndoshta janë mes viktimave. “Kushdo që ka parë imazhet e përplasjes e di se sa i dhunshëm ishte ky incident”, deklaroi ai.

Fluturimi 2976 i UPS, me destinacion Honolulu, Hawaii, transportonte rreth 38,000 gallonë (144,000 litra) karburant kur doli nga pista dhe goditi disa ndërtesa aty pranë, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe re të dendura tymi.

Zjarri përfshiu të paktën dy biznese afër aeroportit, përfshirë një kompani riciklimi nafte. Autoritetet shpallën fillimisht një urdhër strehimi për banorët brenda një rrezeje prej pesë miljesh për shkak të rrezikut nga ndotja dhe shpërthime të mundshme, i cili më pas u reduktua në një milje.

Shefi i zjarrfikësve të Louisville, Brian O’Neill, tha se zjarri është “pothuajse nën kontroll”, por ekipet po vijojnë kërkimet për viktima të tjera. “Na duhen qindra persona për ta izoluar dhe për ta shuar plotësisht një zjarr të kësaj shkalle, shtoi ai.

Të gjitha fluturimet e nisjes në aeroport u anuluan, ndërsa vendi i rrëzimit do të mbetet “skenë aktive për disa ditë”, sipas policisë lokale.

Guvernatori Beshear u kërkoi qytetarëve të mos afrohen në zonë, duke paralajmëruar për rrezikun e materialeve të ndezshme. Ai tha se Byroja Kombëtare e Sigurisë së Transportit (NTSB) do të drejtojë hetimin mbi shkaqet e aksidentit, me ekipin hetimor që pritet të mbërrijë në Kentucky këtë të mërkurë (5 nëntor).

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur se ngjarja është evidentuar më 04.11.2025, kur fillimisht në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë është paraqitur një person i plagosur, i cili më pas është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK.

Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura.

Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet po vazhdojnë.