div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-306 category-paged-306 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zhvillime të reja: Njëra nga flotat i është afruar Gazës

Vetëm katër anije të Flotilës Globale Sumud besohet se janë ende në lundrim, sipas gjurmuesve në kohën reale. The Independent raporton se forcat izraelite kanë ndaluar 39 anije që transportonin aktivistë dhe ndihma për Gazën – dhe vetëm një anije është ende në drejtim të Rripit të Gazës.

Nga katër anijet që janë të listuara si “në lundrim”, dy janë nën mbështetje ligjore dhe po lëvizin drejt veriut, në drejtim të Qipros. Një anije ndodhet ende pranë brigjeve të Egjiptit, dhe një anije, Mikeno, ndodhet tashmë në ujërat territoriale të Gazës dhe raportohet të jetë vetëm disa kilometra larg tokës.

Kjo ndodh ndërsa ministria e jashtme e Palestinës ka dënuar “sulmin dhe agresionin” e Izraelit dhe ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për sigurinë e aktivistëve në bord.

“Shteti i Palestinës rikujton se Flotila Globale Sumud është një nismë paqësore dhe e udhëhequr nga civilë, që synon të thyejë bllokadën çnjerëzore dhe të paligjshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe t’i japë fund politikës së urisë dhe gjenocidit të Izraelit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Marina izraelite ka ndaluar anije që transportonin ndihma për në Gaza dhe ka ndaluar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se disa anije që janë pjesë e Flotiles Globale Sumud (GSF) ishin “ndaluar në mënyrë të sigurt” dhe se ata që ishin në bord po transferoheshin në një port izraelit.

Ministria e Arsimit del me një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton të gjithë prindërit/kujdestarët ligjorë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova përfundon më 3 tetor 2025, në orën 23:59.

Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e 4 tetorit, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet.

Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime.

Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura.

MASHTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Viktima nga aksidenti në Rahovec ishte punëtor i bankës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor kur shoferi i këtij të fundit ka pësuar lëndime. Në orët e pasditës QKUK-ja ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda ka humbur jetën viktima.

IndeksOnline ka mësuar se viktima është Bashkim Haxhimustafa, i cili ishte punëtor i bankës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Bora mbulon disa vende të Kosovës

Më 2 tetor 2025, reshjet e borës kanë mbuluar disa rajone të Kosovës, duke sjellë kështu dimër të parakohshëm.

Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore, raporton Telegrafi.

Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura.

Image

Edhe Prevalla është mbuluar nga bora, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm dimëror.

Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe të premten, më 3 tetor, me intensitet edhe më të lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje ngasësve të veturave të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik.

“Këto janë dy skenarët mundshëm politik pas vendimit të Kushtetueses

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për krizën politike në vend, ku ka treguar dy skenarët e mundshëm pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, do të ketë skenar pragmatik ose skenar konfklktual.

‘’Duke parë qëndrimet e deritanishme të subjekteve politike, janë dy skenarë realistë: Skenari pragmatik: Në ditët e fundit para skadimit të afatit, bëhet një marrëveshje taktike-jo domosdoshmërisht politike- vetëm për ta kaluar fazën e konstituimit. Kjo mund të ndodhë në formën e një kompromisi minimal: p.sh. votohet kandidati i Listës Serbe, por me marrëveshje që posti të mbetet simbolik ose i kufizuar në kompetenca. Skenari konfliktual: Asnjë lëvizje nuk ndodh dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Duke parë klimën aktuale të mosbesimit, ky skenar ka marrë gjithnjë e më shumë peshë’’, ka deklaruar ai.

Bie bora e parë edhe në Shqipëri, zbardhet ky qytet

Bie borë për herë të parë në Shqipëri. Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.

Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.

Peja zgjohet me të shtëna armësh në Stacionin e Autobusëve – Rrahje mes disa personave

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Stacionin e Autobusëve në Pejë. Disa persona janë përleshur mes vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi

E dhimbshme: Vdes një e re nga Drenasi

Ka vdekur në moshë të re Laura Zekaj, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë familja, përmes rrjetit social, Facebook.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i Laurës do të varroset nesër në ora 14:00 në Korroticë të Epërme.

E rëndë: Vetura përplaset me një traktor, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor kur shoferi i këtij të fundit ka pësuar lëndime.

Në orët e pasditës QKUK-ja ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda ka humbur jetën viktima.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Grabovci: Kam dhënë gjithçka për Kosovën, kurrë s’kam përfituar personalisht

Ish-deputeti dhe ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një deklaratë dhënë “Front Online” ka deklaruar se afera “Pronto” ka qenë i ndërtuar mbi akuza të paqëndrueshme, me qëllim diskreditimin e figurave politike.

Grabovci thotë se që nga dita e parë e hetimeve dhe deri më sot, ai ka qenë i hapur për bashkëpunim me drejtësinë dhe me EULEX-in, duke theksuar se mbi 7 vite hetim nuk prodhuan asnjë provë.

 

“Për këtë aferë të inskenuar, edhe para Gjykatës e Prokurorisë e kam thënë, dhe e them sot e çdo herë se nëse ka dikush që mund të konstatojë se unë apo familja ime ka kursyer diçka nga vetja për t’ia dhënë këtij vendi, jam i gatshëm t’i shtrij dorën gjithkujt. Kam dhënë maksimumin tim. Kam qenë i gatshëm para institucioneve të drejtësisë e EULEX që të përballem me të gjitha e të bashkëpunojë për të vërtetën mbi 7 vite kam qenë në hetim dhe s’kanë mundur ta gjejnë asnjë rast”, u shpreh ai.

Ai ka ndërlidhur gjenezën e aferës me kohën kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, ku sipas tij, Ministria e Transportit ishte më e suksesshmja.

“Ministria e Transportit është akuzuar për keqpërdorim e cila ka qenë një nga ministritë më të suksesshme që kam qenë më fat e nder që kam qenë pjesë e kabinetit të qeverisë Thaçi 1 që identifikohet me ndryshime të mëdha dhe me hedhjen e themeleve të zhvillimit të vendit. Ministria ka qenë shembull që ka krijuar vepra dhe dikujt i ka pengu dhe kanë skenuar një proces të paqenë, akuza për korrupsion që kanë qenë të paqëndrueshme”, ka deklaruar Grabovci.

Ai shtoi se të gjitha përgjimet e publikuara në kuadër të aferës nuk dëshmojnë asnjë përfitim as personal e as familjar.

“Kurrë askush s’ka përfituar as familjarisht as partiake nga unë të gjithë ato përgjime që ka ndodh nuk mund askush të gjejë se Grabovci i ka bërë dikujt padrejtësi. Kam thënë që me kohen do të shpërfaqen ligësitë e njerëzve që po bëjnë përpjekje që të kurdisin afera të paqenë për të ndërtuar një kauzë të rrejshme për të përbaltur figurat e institucionet”, ka thënë ai për “Front Online”.