div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-321 category-paged-321 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Albin Kurti s’do të jetë kryeministri i ardhshëm” – Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ish-opozita ka votat e nevojshme për të formuar një qeveri të re.

Haradinaj ka thënë se ish-opozita ka kapacitetin për të formuar qeverinë menjëherë, duke shtuar se ka më shumë vota shqiptare sesa Vetëvendosja.

Në Debat Plus, kreu i AAK-së shpjegoi se opozita ka 52 nënshkrime potencialisht të gatshme për të siguruar formimin e qeverisë, përveç 9 votave të pakicave joserbe që sipas tij, janë të garantuara nga vetë ai.

“Po të donte tani opozita edhe tani e bën qeverinë. Sonte kur po flasim deri nesër në 12 të ditës mundemi me çu shumicën. Më shumë kemi ne votë shqiptare sesa VV-ja. Katër vota i kemi më shumë. Në momentin që ne i kemi 52 nënshkrime të gatshme për një qeveri unë t’i garantoj ato 9 tjerat të pakicave joserbe. Vijnë menjëherë. Ata vijnë me ata që e kanë shumicën. Me pas mandatin unë, ta garantoj çdo votë të pakicave joserbe në Parlament. Çdo votë të secilit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Krahas kësaj, në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së kundër “Kurti III” nuk ka ndryshuar dhe është i qartë për publikun.

“Ne kemi pas dhe mbajmë qëndrim JO Kurti III. Ky është një qëndrim i sqaruar që vjet tëra, që nuk ndryshon…”, ka theksuar kreu i AAK-së.

Deklaratat e Haradinajt vijnë një natë para ditës kur presidentja Vjosa Osmani ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim konsultativ për të diskutuar formimin e qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit për të siguruar votat e nevojshme.

Qeveria në detyrë mblidhet nesër, në rend dite disa vendime

Qeveria e Kosovës në detyrë do të mbajë nesër, më 31 tetor, në ora 09:30, mbledhjen e radhës.

Sipas Indeksonline, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen disa pika me rëndësi ekonomike, buxhetore dhe mjedisore.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).

2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.

4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.

5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.

 

 

6. Të ndryshme.

Mbledhja pritet të trajtojë çështje të rëndësishme ekonomike, buxhetore dhe mjedisore për vendin.

Njofton Arian Tahiri: Në Mitrovicë garojmë bashkë me LDK-në dhe AAK-në

Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës do ta ketë mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur vetë ai në një intervistë në Kanal 10.

“Me LDK-në dhe AAK-në jemi dakorduar që të garojmë bashkë në balotazh”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, këtë e ka bërë të ditur vetë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në “Debat Plus”.

“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj.

Gërvalla me akuza të rënda: Abdixhiku asnjë hap nuk guxon ta bëj pa lejën e PDK-së

Donika Gërvalla, ministrja në detyrë komentoi zhvillimet e fundit në vend, transmeton Demos.

Ajo në një intervistë për “DPT të Fidani” hodhi akuza ndaj Lumir Abdixhikut.

”Abdixhiku asnjë hap nuk guxon ta bëj pa lejën e PDK-së”, tha ajo ndër tjerash.

video:

Zogaj: Rritja e pagës minimale, pjesë e planit elektoral të Qeverisë

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj diskutimeve për rritjen e pagës minimale, duke akuzuar ministrat në detyrë për keqpërdorim të institucioneve në prag të zgjedhjeve.

Në emisionin Fokusi n’Komuna, Zogaj tha se veprimet e fundit të Qeverisë janë të motivuara politikisht dhe përbëjnë abuzim me pushtetin.

“Këta deputetë e ministra që i kanë uzurpuar zyrat po bëjnë keqpërdorim për përfitime politike. Ajo që e kanë kritikuar gjithë kohës, sot po e bëjnë vetë — shpërndajnë fonde para zgjedhjeve dhe skema sociale për të ndikuar te votuesit,” tha Zogaj.

Deklarata e tij vjen pas takimit mes ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se palët janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro.

“Thyhet akulli”: PDK dhe VV bëhen bashkë në këtë komunë

Patia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë rënë dakord për bashkëpunim në garën e balotazhit në Dragash.

Kjo u bë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim.

“Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Koalicionit Vakat dhe  Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar”.

“Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë. Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim”, ka thënë Shabani, njofton Klankosova.tv.

Paga minimale 500 euro, Tahiri: “Jo ndihmë për punëtorët, por ‘blerje votash’”
Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me diskutimet e sotme të bëra rreth pagës minimale, për të cilën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.

Tahiri këtë e ka cilësuar si ‘’manipulim elektoral me paranë publike’’, dhe se e njëjta s’është politike sociale.

‘‘Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral.

Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, ka shkruar Tahiri.

Policia po kërkon këtë person, ja për çka dyshohet

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’”, thuhet në njoftim.

Gërvalla thotë se mitrovicasit çohen në këmbë për Faton Pecin

Deputetja e VV Donika Gërvalla ka folur për exit-pollet e zgjedhjeve komunale të 12 tetorit.

“Ishte skandal ajo që ndodhi me Mitrovicë, unë atë natë kam qenë në Mitrovicë edhe në momentin që doli një prej televizioneve të Kosovës doli informacioni që exit polli e ka nxjerrë përfaqësuesin e PDK-së me 68% ishte madje njëra prej tyre si fitues unë menjëherë e kam dit që ka diçka aty gabim unë kam qenë disa herë në Mitrovicë dhe atë atmosferë që krijohet rreth Faton Pecit kur je me të në Mitrovicë atë nuk mund ta sajosh ajo nuk mund të jetë gënjeshtër sepse ti ecën me Faton Pecin në Mitrovicë mirëpo njerëzit nëpër kafe qohen nga tavolinat e tyre vijnë i shtrëngojnë dorën pa fjalë të mdhaja edhe kthehen përsëri në tavolinën e tyre”, tha Gërvalla në DPT te Fidani.

“Unë kam takuar shumë njerz që më kanë thënë personalisht kur kam dal nga shkolla dhe më kanë pyetur atë që rrinin para dere për kënd votove, i kam thënë që kam votuar për Faton Pecin më kanë thënë oo e paskemi të prishur sistemin e regjistrojmë votën tënde”, tha ndër të tjera ajo.

Goditje për PDK-në: Lladrovci paralajmëron parti të re në skenën politike
Partia Demokratike e Kosovës pritet të përballet me një krizë në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Anëtari i kësaj partie, Ramiz Lladrovci thuhet se është në prag të formimit të një partie të re politike për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen brenda këtij viti.
Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, tashmë duket se i ka ndarë rrugët përfundimisht me partinë e tij, PDK.
Siç raporton ‘Nacionale’, Lladrovci ka nisur punën për krijimin e një subjekti të ri politik.

Ai pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me listën e tij të re, ku thuhet se janë të përfshirë emra të njohur të skenës politike dhe ushtarake.

Sipas raportimit, Lladrovci ka kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në mënyrë që ai “të bashkohet” edhe njëherë me PDK-në.

Lladrovci thuhet se ka premtuar se në rast të dorëheqjes së Krasniqit, emrat e listës së tij do t’i bashkohen PDK-së.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës kishte propozuar Petrit Hajdarin për kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, duke ngjallur pakënaqësi te Lladrovci që për dy mandate kishte drejtuar atë komunë.

Në garë me kandidatin e PDK-së, Lladrovci kishte dalë triumfues qysh në raundin e parë zgjedhor me listën e tij “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Nga fitorja e 12 tetorit, Lladrovci kishte paralajmëruar vazhdimisht Partinë Demokratike për “pasojat” e mos kandidatimit të tij në Drenas.

Së fundmi në profilin e tij, Lladrovci kishte shkruar se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”.