div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-33 category-paged-33 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Krimet ekonomike “zbarkojnë” në këtë komunë, priten arrestime për manipulim votash

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk ka përfunduar.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se operacioni po vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në regjionin e Prizrenit.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, në kuadër të këtij aksioni priten arrestime dhe ndalime të reja, të cilat lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e votave gjatë procesit zgjedhor.

Burimet sqarojnë se vala e re e veprimeve policore ka në shënjestër persona që nuk ishin intervistuar më parë, ndërsa aksioni është rezultat i punës intensive hetimore, analizimit të materialeve të sekuestruara dhe verifikimit të provave të reja që kanë dalë gjatë hetimit.

Po ashtu, mësohet se gjatë realizimit të urdhëresave pritet edhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë dhe mjete të tjera të komunikimit, të cilat dyshohet se janë përdorur për koordinim dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa burimet theksojnë se ky aksion nuk do të ndalet me kaq, pasi lista e personave nën dyshim është më e gjerë.

Manipulim i rezultateve të votimit në Malishevë – këta janë 59 të dyshuarit, 15 të ndaluar për 48 orë

Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht lajmin e plotë lidhur me hetimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë, ku 59 persona, të angazhuar si komisionerë zgjedhorë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë intervistuar si të dyshuar.

Sipas informatave të publikuara nga Sinjali, më 23 janar 2026 rreth orës 08:30, pas pranimit të urdhëresës nga Prokurori i Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore ndaj personave që dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e administrimit dhe përpunimit të rezultateve zgjedhore.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

15 persona të ndaluar për 48 orë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 nga 59 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa pjesa tjetër është liruar në procedurë të rregullt, por mbetet nën hetim aktiv për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Hetimet lidhen me dyshime serioze për: ndërhyrje në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare, manipulim të procesverbaleve dhe dokumentacionit zgjedhor.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti mund të zgjerohet edhe në zona të tjera, përfshirë Gjakovën dhe komuna të tjera, nëse konfirmohen elemente të reja të veprës penale.

Këta janë 59 të dyshuarit:

Shkelqim Krasniqi, Arbër Kastrati, Donjetë Pajaziti, Ekrem Krasniqi, Leonita Zulfaj, Gentrit Kryeziu, Rinesa Zulfaj, Endrit Bytyqi, Sahit Kastrati, Albesa Krasniqi, Gazmend Zabelaj, Isuf Mazreku, Antigona Binishi, Lorik Hazrolli, Fitim Paçarizi, Njomza Guncati, Florent Kafexholli, Ardit Morina, Eliona Kryeziu, Kujtim Bytyqi, Dafinë Bashota, Endrit Hazrolli , Agim Paqarizi, Albinë Kryeziu, Hasan Jonuzaj, Denis Zogaj, Yllgzon Krasniqi , Arxhend Pintolli, Festina Bibaj, Arben Mazreku , Mergim Krasniqi, Leotrim Zogaj, Erita Paqarizi, Shpresa Shurdhaj, Ardit Berisha, Besa Mazreku, Bedri Kafexholli, Drilon Bytyqi, Rina Morina, Ilir Shala, Erjon Pintolli, Nexhat Krasniqi, Kastriot Mazreku, Flamur Hoti, Aldon Kryeziu, Alketa Shehu, Enis Hoti, Leotrim Hoti, Endrit Hoxha, Astrit Hoxha), Eronë Kryeziu, Nderim Bytyqi, Edon Kastrati , Mirlinda Kryeziu.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Prokuroria po analizon materiale zgjedhore, deklarata, prova dokumentare dhe elektronike, të cilat pritet të jenë vendimtare për epilogun e këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut Herkuran Hoxha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar atë si një koleg shumëvjeçar dhe një njeri të respektuar në Aleancë. 

Haradinaj ka kujtuar angazhimin e hershëm politik të Hoxhës, duke theksuar se ai u dallua gjithmonë për korrektësinë, afërsinë dhe respektin ndaj të gjithëve.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është biznesmeni nga Gjakova që u gjet i vdekur në veturë – ishte kandidat për deputet nga AAK

 

Detaje të reja: Dyshohet se viktima në Veternik është djali i futbollistit të njohur

Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Dyshohet se viktima ëshët Hekuran Hoxha, djali i futbollistit të njohur Genc Hoxha.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e kryeqytetit.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Ky është biznesmeni nga Gjakova që u gjet i vdekur në veturë – ishte kandidat për deputet nga AAK

Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Merret vesh se bëhet fjalë për biznesmenin gjakovar, Hekuran Hoxha, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Sinjali raportoi se Hoxha u gjet i vdekur në veturën e tij dhe se në vend të ngjarjes u gjet një armë me të cilën dyshohet se i nderi ka kryer vetëvrasje.

I vdekuri në Veternik ishte kandidat për deputet nga AAK-ja

Pasditen e sotme, një person u gjet i pajetë në një veturë në lagjen Veternik të Prishtinës.

Burime të mediave bëjnë të ditur se viktima ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Vdekja e personit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Lajmi u bë i ditur edhe nga Policia e Prishtinës, për Kanal 10 e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Enis Pllana.

Kanal 10 është në pritje të përgjigjjes së radhës nga Policia për konfirmimin e identifikimit të viktimes, si ish kandidat për deputet.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar një informacion se një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Veternik. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Pllana për Kanal 10.

Policia së bashku me prokurorin e shtetit, kanë filluar hetimet mbi vdekjen e viktimës dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet që do të ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh në dalje të autostradës nga Prishtina, në drejtimin e Fushë Kosovës.

Trupi i personit është gjetur në veturë, aty ku dyshohet se e ka kryer aktin, ndërsa në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë Policia dhe prokurori, të cilat janë duke u merr me rasti

Me kallashnikov në dorë, Policia arreston një të dyshuar pas të shtënave në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mesditën e së mërkurën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga Policia

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Paparaci ka siguruar edhe momentin kur Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të të dyshuarit.

Ky është njëri nga komisionerët që u arrestua si i dyshuar për manipulim votash në Malishevë

Një nga komisionerët e ndaluar nën dyshimin për manipulim me vota është Nderim Bytyçi, i cili është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit.

Bytyçi dyshohet se ka pasur rolin e kryesuesit në vendosjen e të dhënave të rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së, për votat ku ekzistojnë dyshime për mospërputhje.

Avokati i tij, Prek Kolaj, në një deklaratë për Insajderin, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur qëllim për manipulim të rezultateve.

“Klienti ka qenë në rolin e kryesuesit që ka pasur për detyrë vendosjen e të dhënave në ueb-faqen e KQZ-së për rezultatet. Ato vota ku dyshohet se nuk ka përputhje mund të kenë rrjedhur si pasojë e lodhjes, presionit për t’u numëruar më shpejt, apo edhe nga ndonjë keqkuptim gjatë komunikimit me anëtarët e tjerë të komisionit. Nuk ka pasur asnjë tendencë të qëllimshme apo ndikim nga dikush tjetër për të manipuluar apo falsifikuar rezultatin. Diçka tjetër nuk ka deklaruar,” ka thënë Kolaj.

Enver Hasani përmend tre emra për president që sipas tij mund t’i marrin votat më lehtë sesa Vjosa Osmani

Bekim Jashari, Glauk Konjufca e Blerim Shala  – që të tre këta kanë më shumë gjasa për të marrë votat për t’u bërë president i Kosovës nga Parlamenti sesa presidentja aktuale Vjosa Osmani, sipas profesorit Enver Hasani.

“Të tre këta emra kanë gjasa reale, shumë më shumë sesa Vjosa Osmani. Secili prej tyre. Po flas për vota”, tha ai në KTV.

Hasani tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, emrat jashtë partisë së tij i ka të paparashikueshëm, prandaj thotë se është logjike që t’ia japë dikujt të partisë së tij.

“Pse duhet Kurti t’ia japë mandatin dikujt që s’është i partisë së tij. Është legjitime kjo. Në këtë rast, Konjufcës. Pse me ia dhënë të tjerëve sepse të tjerët i ka të paparashikueshëm. Kjo është politikë”.

Hasani tha se për të pasë votat për Konjufcën president, Vetëvendosje duhet të të bëjë një kompromis.

“Le të marrë LDK-në a PDK-në. Për t’i ikur zgjedhjeve, besoj që edhe opozita e kishte votuar Glaukun. Kurse Bekim Jasharin sigurisht që do ta kishin votuar këta të luftës që të gjithë, pa diskutim. Për Shalën, besoj së do ta votonin”.

Ai tha se Jashari e Shala do të kishin më shumë shanse se Konjufca pa ndonjë koalicion.