div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-338 category-paged-338 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E jashtëzakonshme: Ky është polici që hyri mes flakëve për të shpëtuar të moshuarën

Në përballjen me zjarret që po shkatërrojnë Gramshin, oficeri i policisë, Alfred Zhupani, ka treguar një akt heroik duke rrezikuar jetën për të shpëtuar një grua të moshuar.

Duke kaluar mes flakëve dhe tymit, Zhupani mbajti gruan në krahë dhe vrapoi për ta larguar nga zona e rrezikut, pa menduar për pasojat.

Ky akt guximi dhe përkushtimi është lavdëruar nga banorët dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo për Prishtinën
Jeta Statovci do t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Guxo, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se lista ka 25 gra e 26 burra.

“Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë”, ka shkruar Statovci.

Postimi i saj i plotë:

Guxo për Prishtinën!

Kam nderin të prezantoj dhe t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga Partia Guxo. Në listë gjenden profile të jashtëzakonshme, 25 gra e 26 burra.

Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë.

Prishtina ka një mundësi kreative, na priftë e mbara!

#GuxopërPrishtinën

Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuar për pengim të drejtësisë.

Pothuajse prej një viti, djali i tij, Fahriu, pohon se nuk i lejohet asnjë lloj kontakti me babanë, ndërsa  kujtimin e tij e mban gjithnjë pranë, përmes një fotografie.

Fahriu thotë se po i shkelen të drejtat nga Gjykata në Hagë.

“Këtë muaj që po hyjmë po behën 9 muaj që s’po munden ta takoj babin tim, as ta shohë në video lidhje as ta takoj në mënyrë fizike, ku ai po qëndron atje padrejtësisht. Është një mërzi e madhe si djalë i tij, por mendoj që është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut që s’po më lejohet ta takoj vetëm njëherë babin tim”, tha Fahri Fazliu, biri i Fadil Fazliut.

Megjithëse, familjarët e tjerë gëzojnë të drejtën për ta takuar dhe për të komunikuar me të, Fahriu thotë se nuk e kupton arsyen pse po i mohohet kontakti me babanë teksa thekson se ende nuk ka marrë përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Në dhjetor kur kemi kërkuar si familje të shkojmë ta vizitojmë më nënën, vëllain dhe motrën, më është kkthyer email nga Dhomat e Specializuara që “nuk mundesh ta takosh, as në mënyrë fizike, as përmes videolidhjes, dhe asnjë arsyetim i vetëm nuk ka qenë pse unë nuk kam të drejtë ta takoj babin tim”, theksoi Fahriu.

Ai tregon për mallin që ndjen për babanë dhe për lidhjen e veçantë mes tyre, duke theksuar se mungesën e tij e ndjen në çdo moment.

“Mungesa e tij është e madhe, sepse, si çdo fëmijë, edhe unë, por ndoshta pse kam qenë fëmija më i madh, kam qenë më i lidhur me të, po edhe siç ma kanë lënë edhe emrin e vëllait të Fadilit- dëshmor. Është një mungesë e madhe, ishte edhe ditëlindja e tij, ndihet mungesa e tij në shoqëri, në familje, shtëpi, në përvjetorët e dëshmorëve që i kemi , se është një boshllëk i madh pa kryefamiljarin këtu”, shtoi ai.

Fahriu thotë se problemin më të madh e ka se nuk ka institucion se ku ta paraqesë këtë shqetësim, por mbetet me shpreson se drejtësia do të triumfojë.

Vdes një grua në QKUK

Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës  01:45.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia e Kosovës përdor sprejin ndaj disa qytetarëve serbë që po pengonin një arrestim në veri

Një situatë tensioni u shënua mbrëmë në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës përdori sprej irritues ndaj disa qytetarëve serbë që po tentonin të pengonin arrestimin e një personi të dyshuar.

Sipas informacioneve fillestare, policia ishte në një operacion për arrestimin e një qytetari, kur një grup serbësh u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe tentuan të ndërhyjnë në veprimet e zyrtarëve policorë.

Për të shpërndarë turmën dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, policia ka përdorur sprej si masë parandaluese.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme rreth personit të arrestuar apo arsyeve ligjore të këtij veprimi.

VIDEO KËTU:

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

I dyshuari për “Krime lufte kundër popullsisë civile”, me inicialet R.M sot ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës, më 1999.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Seanca mbahet e mbyllur për media.

Sot i jepet lamtumira e fundit katërvjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet sot në fshatin Fortesë të Rahovecit, me fillim nga ora 13:00.

Ai e humbi jetën të hënën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër.

Vogëlushi u godit për vdekje nga një furgon në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit Fortesë, transmeton Klankosova.tv.

E dhimbshme: Vdes tragjikisht 4-vjeçari, Lean Popaj

Me pikëllim të madh, është bërë e ditur se Lean (Jetmir) Popaj, vetëm 4 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Zvicër, më 11 gusht 2025.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë, shkruan Jepi zë

Familja Popaj ka marrë ngushëllime të shumta nga të afërm, miq dhe bashkëqytetarë, të cilët po luten që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë.

Limaj: Nëse as pas 60 ditësh nuk konstituohet Kuvendi, 120 deputetët duhet të decertifikohen
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai theksoi se procesi duhet të jetë i drejtë dhe t’u jepet mundësia edhe një grupi tjetër të propozojë kandidat.

Ai shtoi se në rast se deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kryeparlamentarin brenda afatit 30-ditor, duhet të krijohet mundësi për të tjerët që të propozojnë kandidatë dhe, nëse edhe pas 60 ditësh nuk ka rezultate, 120 deputetët aktual duhet të de-certifikohen.

“GJK nuk është një xhelat atje. Ajo është pjesa më e rëndësishme e mbrojtjes, e ruajtjes, e funksionimit juridik e ligjor të këtij vendit. Ata njerëz me aktgjykimin e kanë pas parasysh këtë interes dhe e kanë marrë. Prandaj e vlerësoj.Dhe shpresoj që ta kemi pasojën juridike.

Unë mendoj se këtu duhet më ua dhënë rastin të gjithë deputetëve. Nëse nuk zgjedhet as te i dyti, atëherë neve duhet me na i marrë e drejta e deputetit. Edhe nëse edhe 30 ditë i kanë deputetët dhe nuk kanë shumicë. Tani krijohet një opsionin publik tjetër opinioni publik e sheh e dinë që këta 120 deputetë nuk janë në krye të detyrës. Nuk meritojnë me qenë në Kuvend, këta e kanë keqkuptuar përfaqësimin e popullit. Dhe gjykata me të drejtë mundet me i de-certifiku këta. Dhe me ua jep mundësinë atyre mbrapa nesh, në pritje, edhe 60 ditë. Nëse edhe aty nuk funksionon, atëherë gjykata duhet të çoj vendin në zgjedhje”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë duke dhënë udhëzime më të qarta.

Deputetët duhet të formojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimi të hapur, me mundësinë që i njëjti kandidat të hedhë në votim jo më shumë se tri herë.

Seanca nuk mund të mbahet deri në publikimin e aktgjykimit të plotë, i cili pritet të sqarojë edhe disa çështje të tjera. Në aktgjykimin e mëparshëm, të 26 qershorit, i shpërfillur nga deputetët, Kushtetuesja nuk kishte përcaktuar pasojat juridike të një moszbatimi të vendimit të saj.

Ndërkohë, për rreth gjashtë muaj ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, një krizë disamujore që ka ardhur si pasojë e mungesës së marrëveshjes politike mes partive, pasi asnjë parti nuk ka fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Tensione të ashpra në Serbi – përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Vuçiq, disa të plagosur

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën ditë radhazi.

Sipas raportimeve, mbështetësit e Vuçiq hodhën flakadanë drejt protestuesve pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe.

Derisa protestuesit kundër qeverisë përgjigjën duke thyer dritaret e ndërtesave.

Sipas Al Jazeera, policia serbe ndërhyri dhe u vendos jashtë godinës për të mbrojtur objektin, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq konfirmoi se një oficer u plagos gjatë përplasjeve.

Ai kërkoi rikthimin e rendit dhe ligjit në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes shoqërore.

Këto ngjarje ndodhin pas më shumë se nëntë muajve të protestave të vazhdueshme kundër presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij, të cilat kanë intensifikuar tensionet politike në Serbi.