div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-34 category-paged-34 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sami Lushtaku shkon në Libi, ftohet nga një gjeneral i famshëm!

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit fledmarshall Khalifa Belkasem Hifter.

Në një postimin në Facebook, ai ka bërë të ditur se pati takime të rëndësishme dhe zhvilloj biseda me çëshjte të interesit të ndërsjellë.

May be an image of text
May be an image of suit and the Oval Office

 

Postimi i plotë:

Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të gjeneralit feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.

Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloja takime të rëndësishme dhe të bisedoja për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh.

Shpreh falënderimin tim të sinqertë për gjeneralin feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore.

Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!

SL.

“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e nxori nga lumi vogëlushin në Lipjan (VIDEO)

Petrit Danqi është qytetari nga Gadimja e Lipjanit i cili nxori nga lumi trupin e të miturit, Zejn Zejnullahut, tashmë të ndjerë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ai tregoi se si e pa të miturin dhe e bëri tërheqjen e tij nga lumi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se në momentin që e ka kapur trupin e djalit, ka bërtitur me të madhe për ndihmë, derisa dolën edhe fqinjët nga shtëpitë e tyre.

“E kam parë duke e çuar vala…, kam bërtitur sa kam mundur. Kur e kemi shtrirë djalin, kur kanë kaluar kaluesit , i kanë dhënë ndihmë. Mu ka dhimt si evlad i jemi”, shtoi ai për Klanin.

Lidhur me këtë rast tragjik, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Policia./Klankosova.tv

Publikohen materiale tjera, detaje të reja të skandalit sek*sual që tronditi Malin e Zi

Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë – Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat

Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.

Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.

Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore

Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.

Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.

Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.

Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg. /Telegrafi/

 

Propozimi për rritjen e çmimit të rrymës – përqindje dyshifrore

Zyra e Rregullatorit për Energji tashmë e ka në tavolinë aplikimin për rritje të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, bashkë me dokumentacionin për kostot dhe për të hyrat e lejuara maksimale.

Jo-zyrtarisht televizioni Dukagjini kuptoi se rritja e propozuar e çmimit të rrymës shkon në përqindje dyshifrore.

Sidoqoftë, këtë nuk e kanë konfirmuar e as mohuar as Zyra e Rregullatorit për Energji e as kompania për furnizim KESCO.

Në një përgjigje, Rregullatori njoftoi se e ka zgjatur afatin për aplikime për të hyrat e lejuara maksimale të operatorëve deri të mërkurën e 28 Janarit – por refuzoi të japë shifrat zyrtare pa u mbyllur kjo fazë.

“Sa i përket propozimit të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU/KESCO) për të hyrat e lejuara maksimale, nivelin e kostove, të hyrave, si dhe propozimet për tarifat për vitin 2026, këto informacione do të jenë të disponueshme vetëm pas dorëzimit të aplikimeve dhe përfundimit të kontrollit fillestar administrativ nga ZRRE-ja”.

Me arsyetimin e njëjtë edhe KESCO-ja, kompani me detyrë të Furnizuesit të Shërbimit Universal, refuzoi të tregojë propozimin e saj.

“Siç e dini Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë afatin për aplikim deri më datë 28 Janar. Rrjedhimisht, procesi i aplikimit është akoma i hapur dhe ne do e respektojmë këtë proces, të udhëhequr nga Rregullatori”, kanë thënë nga KESCO.

Sido që të jetë aplikimet e të gjithë operatorëve përfshirë edhe KEDS-in, KOSTT-in, por edhe KEK-un, do të publikohen në kuadër të procesit të shqyrtimit tarifor.

Javën e kaluar, TV Dukagjini raportoi për tejkalim për afër 36 milionë euro të vlerës së parashikuar të importit të energjisë elektrike nga KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal, vitin e kaluar.

Një nga faktorët shtesë, që pritet të ketë ndikim në importin e lejuar për FSHU-në, rrjedhimisht në tarifa, edhe vitin tjetër, është planifikimi për ndalje të prodhimit për një pjesë të madhe të vitit 2026 në njësitë e termocentralit “Kosova B” me qëllim të kryerjes së investimeve.

ZRRE-ja do të marrë vendim për tarifa të energjisë elektrike para fundit të muajit Mars, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 Prilli.

Nëse Rregullatori aprovon propozimin e KESCO-s, kjo do të ishte hera e katërt në pesë shqyrtimet e fundit që konsumatorëve do t’u rritej çmimi i rrymës.

Aksion edhe në këtë komunë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ju njoftojë se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën së Malishevës”, kanë thënë nga kjo Prokurori.

Për më të rejat lidhur me rastin do të ju njoftojmë pas dite.

Të premten, Prokuroria Themelore e Prizrenit realizoi aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, që përfundoi me 109 të arrestuar.

Ditën e djeshme koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës.

Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota në këto komuna

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.

Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në këtë komunë – priten arrestime të komisionerëve për manipulim të rezultatit zgjedhor

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve, operacioni është ende në fazë aktive dhe në orët në vijim priten edhe ndalime për ata që kanë falsifikuar rezultatin, pasi tashmë janë siguruar prova materiale dhe dokumentare që ndërlidhen me manipulimin e rezultateve.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare sapo të finalizohen veprimet procedurale.

Dyshime për sulm seksual në një shkollë, profesori ndalohet për 48 orë

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj gjatë orarit mësimor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 27.01.2026 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur viktima e mitur E.A., rreth 15-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ku ka deklaruar se gjatë procesit mësimor është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit, ndërsa më pas është marrë deklarata edhe nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka deklaruar se kishte parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.

Pas grumbullimit të deklaratave, është intervistuar edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do t’i marrë në trajtim Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur.

E trishtë: Vdes nxënësi që ra në lumin e Gadimes

Nxënësi Z.Z., i cili u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, ka humbur jetën.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale persona që u angazhuan në gjetjen e tij, i cili dyshohet se kishte rënë në lumin e Gadimes.

“Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët nxënsi jonë Zejna nuk arriti të shpëtoj,lusim Zotin e madhe të mos ket ksi raste,ngushëllime familjes”, ka thënë Driton Shabiu.

Nxënësi pasi u gjet, u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK. /Insajderi.org/

 

Pas shkeljeve të përsëritura, ky banor përjashtohet nga shtëpia e BBVA-së

Keijsi është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Pas gjuhës denigruese që ai ka përdorur për të disatën herë në shtëpi ndaj kristit, Vëllai i Madh ka marrë vendimin për ta larguar atë nga shtëpia.

Në debatin e fundit që ai pati me Kristin, u përdorën fjalë: “O princeshë, o femër, o pjeshkë-mashkull, do të vijë ndonjë gjë tjetër në gojë”.