“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Poceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka aktivizuar Shtabin Emergjent pas paralajmërimit nga Instituti i Meteorologjisë së Kosovës (IMHK) se kryeqyteti dhe gjithë vendi pritet të goditen nga një ciklon i fuqishëm gjatë orëve në vijim, për cka edhe është anuluar procesi mësimor në Komunën e Prishtinës, raporton Ekomia Online.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Lulzim Fushtica, tha për Ekonomia Online ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe se situata është nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga vërshimet.
Ai tha se procesi mësimor është ndërpre, ndërsa për nesër do të jepet një njoftim i veçantë pas vlerësimit të gjendjes. Ndonëse edhe sot, prindërit janë njoftuar për anulim të procesit mësimor tek pasi i kanë dërguar fëmijët në shkolla.
Fushtica tha se me marrjen e informatës nga IMHK, institucionet kanë filluar menjëherë përgatitjet.
“Me marrjen e informatës nga IMHK se qytetit por edhe gjithë Kosova do të goditet nga një ciklon i morit të ligë i cili ka godit edhe pjesët e tjera të Evropës, ne që dy ditë kemi filluar përgatitje dhe tani gjendemi në qendrën operative të qytetit ku kemi aktivizuar edhe shtabin emergjent. Jemi të përgatitur për çdo situatë që mund të godet kryeqytetin. Gjitha ekipet janë në terren, kemi raste dhe sipas informatave që kemi nga Instituti reshjet do të vazhdojnë deri pas mesnatës”, tha ai.
Ai bëri të ditur se është marrë vendim që procesi mësimor të reduktohet.
“Si pasojë e kësaj dhe shmangies së çdo rreziku dhe trafikut që e kemi të rënduar gjatë kësaj kohe, kemi vendos që procesi mësimor në orët e paradites ta ndërprejmë më herët dhe pasdite të mos mbahet mësimi dhe të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i situatës për ditët në vijim”, tha ai.
Sa i përket mbajtjes së mësimit nesër, ai paralajmëroi se vendimi do të merret në varësi të zhvillimeve.
“Varet nëse është situata e rënduar, do të dalim me një njoftim me kohë dhe do të tregojmë se a do të mbahet mësimi nesër apo jo. Sot nuk do të mbahet që ta kemi situatën në kontroll”, tha ai.
Duke folur për rastet e vërshimeve në kryeqytet, Fushtica deklaroi se ekipet po intervenojnë në disa pika kyçe.
“Rastet janë të përmbytjeve në rrugët kryesore, disa që janë në kompetenca të kryeqytetit disa nuk janë. Ekipet për pastrimin e pusetave dje e kanë bërë pastrimin, ata janë në vendin e ngjarjes, për momentin jemi duke intervenuar te stacioni i autobusëve, ku është një pikë që çdo herë është një problematikë. Jemi në disa pika në Arbëri, po ashtu jemi duke intervenuar për parandalim të një situate të tillë te kolektori në Emshir. Kemi raste edhe në shtëpi e banesa individuale, për momentin situata është në kontroll. E kemi aktivizuar shtabin emergjent”, tha ai.
Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës.
Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor, shkruan EuroNews.
Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa donacionet kapën vlerën e mbi 8 mijë dollarëve, të destinuara për një “mbrojtje ligjore profesionale”.
Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në verandën e restorantit “Prime 7” në Commerce Township, ku Shkambi punonte si menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, megjithëse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Rreth 20 minuta më vonë, një 65-vjeçar nga zona e Farmington Hills u paraqit vetë pranë policisë dhe u vu në pranga pa kundërshtim. Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri 9 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe që rezultonte e vjedhur.
Policia ka konfirmuar se mes viktimës dhe autorit kishte një përplasje të vazhdueshme, ndonëse motivi i saktë i konfliktit nuk është zbuluar ende.
Familjarë, kolegë dhe komuniteti lokal e kanë pritur me tronditje lajmin, duke e cilësuar Francesk Shkambin si njeri të qetë dhe punëtor. Restoranti ku ai ushtronte aktivitetin e tij ka njoftuar mbylljen e përkohshme pas ngjarjes tragjike.
Të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here lokalisht pritet të jetë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Si pasojë e reshjeve intensive, veçanërisht në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, pritet të ketë vërshime.
Në zonat e larta malore, konkretisht në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe verilindore, pritet të ketë reshje bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-44 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C. Ulja e temperaturave do të ndodhë fillimisht paradite në veri të vendit, ndërsa me kalimin e orëve gjatë ditës kjo ulje do të shtrihet gradualisht edhe në jug të vendit. /MeteoKosova/
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.
KRU Prishtina njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Ndër të tjera ata kanë bërë apel për qytetarët që të shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave, po ashtu të mos parkojnë automjetet në zona të ulëta apo të rrezikuara dhe të sigurojnë bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.
Njoftimi i KRU Prishtinës:
Ju lutemi të ndërmerrni këto masa paraprake:
Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.
Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.
KRU” Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dal në ndihmë konsumatorëve.
Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka bërë të ditur se procesi mësimor është anuluar për ditën e sotme, për shkak të rrezikut për vërshime.
Sipas Shahinit, ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike,.
“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, thuhet në njoftim.
“Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”.
Reshjet e shiut kohëpaskohe paraqiten ditën e martë, që duke shkuar orëve të mbrëmjes po parashihet të jenë më intenzive në pjesë të vendit, madje të shoqëruara edhe me bubullimë.
Në pjesë të vendit, sidomos nga Dukagjini nuk përjashtohen mundësi edhe për përmbytje të shpejta, apo rritje e nivelit përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë.
Temperaturat pësojnë rënie nga 11C e 12C paradite, orëve të pasdites në 6C e 9C. Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 4-10m/s, e pasdite ndryshon drejtimin në krahun verior dhe frynë me hove deri në 13m/s.
Reshjet e shiu vazhdojnë kohëpaskohe mëngjesin e mërkurës, e më pas gradualisht pushojnë, mirëpo vendi mbetet i mbuluar nga vranësirat e ulëta.
Ditën e enjtë vranësirat shpërndahen, e do të ketë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C. Ndonjë rigë lokale shiu shfaqet ditën e premtë. Të shtunën megjithëse kalojnë vranësira nuk paraqiten mundësi për të reshura. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 7C e 8C.
Nga e mërkura sërish frynë erëra nga krahu jugor të lehta dhe mesatare, e prej së premtes me hove deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur nëse e ka synim rikthimin e Fatmir Limajt në PDK, tha se “do të bisedojë me të gjithë për garën e radhës zgjedhore”.
Duke shtuar që ne zgjedhjet e kaluara, PDK kishte zgjedhur të garojë e vetme.
Ai u pyet edhe për Sami Lushtakun, për të cilin tha;
“Z.Lushtakun e njoh gjatë, kur është interesi i përgjithshëm gjithmonë rreshtohet me linjën e interesit të përgjithshëm”, tha Hamza për Lushtakun.