div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-353 category-paged-353 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që vdiq në vendin e punës, ra nga kulmi i ndërtesës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Prizrenit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë punës.

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e personit që humbi jetën tragjikisht sot në Prizren, pasi ra nga kulmi i një ndërtese ku ishte duke punuar në kushte të pasigurta.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Nexhat Xhulani, 40-vjeçar i cili po punonte në montimin e kulmit të një ndërtese në rrugën “Besim Shala”, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Sinjali mëson se Xhulani nuk kishte kontratë pune dhe po punonte në mënyrë private, pa ndonjë mbikëqyrje zyrtare dhe pa pajisje mbrojtëse, çka e bën edhe më të rëndë situatën.

Me rastin janë marrë njësitet përkatëse të Policisë, hetuesit dhe krimteknikët, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana

Tutje, ai u shpreh se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen.

E dhimbshme: Humb jetën një 40-vjeçar, ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte

Një person i moshës 40 vjeçare nga Drenasi ka humbur jetë deri sa ka qenë duke punuar në qytetin e Prizrenit.

Ai ka rënë nga kulmi i një ndërtese ku po punonte.

Lajmi ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

”Me datë 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit, është raportuar një incident në vendin e punës ku viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, nga Drenasi, gjatë kryerjes së punimeve në një kulm, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra” ka thënë Bytyi.

”Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, thuhet tutje në konfirmim.

Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, një intervistë në RTK ka folur për zhvillimet në PDK ndër vite dhe për historikun e raportit të tij me Sami Lushtun. Lladrovci ka thënë se Hashim Thaçi e kishte telefonuar dy herë nga Haga, pas zgjedhjeve të 2021’ës.

Lladrovci tha se Thaçi e kishte lutur që t’i përmirësojë raportet me Sami Lushtakun.

“Dy herë Hashim Thaçi më ka thirrë në telefon nga Haga pas zgjedhjeve të 2021-ës me pat lutë duke më thanë kom qejf me iu pa bashkë me Sami Lushtakun” , tha Lladrovci.

Ai shtoi se pas asaj bisede i ka shkuar në zyre Lushtakut, dhe kanë biseduar dhe janë pajtuar, por që të njëjtit prapë i kanë prishur marrëdhëniet meqë sipas Lladrovcit, Lushtaku kishte nisur sulmet përsëri.

E rëndë: Ky është 28-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në QKMF në Malishevë

Sot, rreth orës 09:15, Policia është njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, një person është dërguar nga familjarët pa shenja jete.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Mësohet se i ndjeri është Arlind Krasniqi, 28-vjeçar.

Sot varroset 33-vjeçari që vdiq pasi u hodh nga Ura e Ujmanit

Rrahim Latifi është 33-vjeçari i cili vdiq pasi u hodh nga Ura në Liqenin e Ujmanit, shkruan GazetaDemos.

Rasti ndodhi më 27.07.2025, ndërsa trupi i të ndjerit u gjet më 29.07.2025 nga ushtria e Kosovës.

Ndërkaq, sot do t’i jepet lamtumira e fundit në Shipol të Mitrovicës.

Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë (VIDEO)

Lidhur me rastin tragjik të mbytjes së mërgimtarit,  Rrahim Latifi, në liqenin e Ujmanit, ka folur Kryetari i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitija.

Ai në emisionin “Kosova Today’’ në Klan Kosova, ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë liqen, duke thënë se noti është i ndaluar në çdo liqen në Kosovë.

“Po të më pyeste dikush mua, asnjë njeri s’do ta lija të lahej atje. Temperatura është mbi 40 gradë jashtë dhe kur hyn menjëherë në ujë të ftohtë, trupi pëson ngerç dhe mund të mbytesh në pak sekonda”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Por paralajmërimi më shqetësues nga Vitija lidhet me rreziqe të tjera, të cilat potencialisht, siç thotë ai, mund të jenë vdekjeprurëse.

“Para dy javësh kemi ndërmarrë një aksion për largimin e motorëve me benzinë që i përdorin serbët atje – rreth 70 anije. Aty kam gjetur edhe tela të rrymës që vijnë nga vilat e serbëve në ujë. Në momentin që ndizet agregati i ndonjërit prej tyre, nëse je brenda në ujë, të mbyt rryma”, deklaroi ai./Klankosova.tv.

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

Ariana Musliu-Shoshi: FSK-ja nuk është e Albin Kurtit

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas deklarimit të djeshëm të LVV-së, me rastin e dërgimit të trupave të FSK-së në Ujman, nga ku u nxor trupi i pajetë i një 33-vjeçari.

Në një postim, Musliu-Shoshi tha se pushteti aktual i kishte ndaluar ushqimin FSK-së, e sot po tenton ta përdorë për teatër politik.

“FSK-ja nuk është e Albin Kurtit. Ajo është forcë e qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar me përkushtim, me standarde të NATO-s dhe me respekt për shtetin dhe qytetarin”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, teksa qeverisë në detyrë i ka kërkuar të mos “turpërojë institucionet”.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ky pushtet i ndaloi ushqimin FSK-së, ia mohoi dinjitetin, e sot tenton ta përdorë për teatër politik!

Në vend që ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës si një shtyllë profesionale dhe apolitike të shtetit tonë, Albin Kurti po e përdor atë për qëllime të pastra propagandistike — madje edhe në momente tragjike, siç është humbja e jetës së një të riu në veri.

FSK-ja nuk është e Albin Kurtit. Ajo është forcë e qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar me përkushtim, me standarde të NATO-s dhe me respekt për shtetin dhe qytetarin.

FSK-ja u ndërtua si simbol i sigurisë, jo si dekor për shfaqjet boshe të pushtetit!

Kur institucionet përdhosen nga dora e qeverisë për interesa personale e politike, shteti vdes pak nga pak.

Mjaft më me turpërimin e institucioneve!

Ngushëllime të thella familjes së të ndjerit. Bashkëndjej me ju!

Vdes një person në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i ndodhur më 12 korrik 2025 në Vushtrri, ka përfunduar tragjikisht.

Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 29 korrik 2025, si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Arrestohet Hazir Hoxha që akuzonte Fitore Pacollin për hajni – e telefonoi deputeten disa herë

Hazir Hoxha është arrestuar nga policia. I njëjti po dyshohet se ka ngacmuar Fitore Pacollin.

Siç merr vesh Insajderi, i njëjti ka thirrur shumë herë deputeten Fitore Pacolli.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

Pacolli kishte kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i ishte përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mosmë ofendo..”, ka thënë Hoxha në Tëvë1.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.