div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-358 category-paged-358 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Kemi pasur plane tjera’, rrëfehet për herë të parë gruaja e Edmond Hasanit që u vra në Gjilan

Pak muaj pas kurorëzimit, Njomza Hasani përballet me humbjen më të madhe të jetës – vrasjen e trefishtë tragjike në qendër të Gjilanit ku humbën jetën bashkëshorti i saj, Edmond Hasani, babai i tij, Selami Hasani, dhe Abedin Hoxha.

Në një intervistë për Vox News Kosova, Njomza rrëfeu se për disa ditë është larguar nga Kosova për të marrë pak ajër dhe për të lehtësuar dhimbjen që e ka përfshirë gjithçka rreth vetes:

“Jam larguar prej Kosovës për disa ditë pasi, siç dihet, nuk ka shumë muaj që kemi bërë kurorëzimin. Kemi qenë të përgatitur për plane tjera, për jetë tjetër, për gjithçka tjetër. Ndodh një vrasje që ta shkatërron jetën. Kam ardhur vetëm për disa ditë që të liroj mendimet e mia, mërzinë time dhe të kthehem pak. Më është dashur të largohem, sepse mërzia është shumë e madhe për mua, për familjarët e Edmondit dhe për familjarët e Selamit.”

Ajo theksoi se kushdo në Gjilan e dinte se me kë kishin të bënin personat e përfshirë në këtë krim:

“Edhe me u vra në mes të ditës, në mes të qytetit, nga persona që kanë pasur shumë padi në polici… Ka insistuar me i takuar e me i vrarë persona pa i pasur asnjë borxh. Asnjë borxh. Ky është një rast i prerjes në besë, rasti i Edmondit dhe Selamit.”

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Vdes profesori i njohur deçanas

Ka vdekur profesori i shquar Demë Hasanramaj, një prej figurave më emblematike të arsimit dhe sportit në qytetin e Deçanit, shkruan GazetaDemos.

Profesor Demë Hasanramaj ishte i njohur për përkushtimin e tij të palodhur ndaj arsimit shqip dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit në komunën e Deçanit.

Me gjallërinë, përpikmërinë dhe karizmën e tij prej pedagogu, ai edukoi breza të tërë me dije, kulturë dhe vlera njerëzore.

Brezi i tij në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” konsiderohet si brezi i artë, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij institucioni arsimor. Ishte njeri i veçantë, me integritet të lartë dhe respekt të gjerë në mesin e kolegëve, nxënësve dhe qytetarëve të Deçanit.

Armend Muja alarmohet nga një status i Berat Buzhales, fton institucionet e sigurisë

Deputeti i VV-së, Armend Muja është frikësuar nga një postim i gazetarit, Berat Buzhala.

Buzhala, i cili njihet për shkrimet me ironi e shaka, në një postim, me shaka kishte shkruar: “Nese vendosim me hy neper institucione, Dimalin lemnani mu.”

E, ky postim i gazetarit e ka frikësuar deputetin e pushtetit. Muja e ka quajtur postimin si thirrje për dhunë.

“Kjo është thirrje për dhunë, me të cilën duhen të merren institucionet e sigurisë.”, ka shkruar Muja në postimin e tij.

Mbetet të shihet nëse pushteti do vihet pas gazetarëve edhe për postimet në Facebook./Periskopi/

Mësimdhënësit drejt shteteve të Perëndimit, mbi 600 kanë lënë Kosovën këtë vit

Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit.

Në mesin e këtyre qytetarëve janë edhe mësimdhënësit.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në Klan Kosova, ka pohuar se mbi 600 mësimdhënës kanë lënë vendin për të shkuar në Evropë gjatë vitit shkollor 2024/2025.

“Sa i përket çështjes së ikjes, edhe mësimdhënësit, sikurse pjesa tjetër e popullatës, janë duke e lëshuar vendin e punës. Madje, kemi edhe drejtorë shkollash.

“Nuk kemi shifra të sakta, por numri është mbi 600 që kanë lëshuar vendin për të migruar. Kjo shifër është deri në përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. Por tani, gjatë pushimeve, ky numër mund të rritet edhe më shumë,” tha Ymeri.

Incident në Prizren: Grushte e plumba midis qytetit

Lajmi në Prizren u nda shpejtë.

Prizrenasit mësuan për një përleshje që përfundoi me shkrepje plumbash mbrëmjen e së shtunës.

Incidenti kriminal fillesat i pati në rrugën ”Ismet Jashari – Kumanova/Xhavit Bajraktari”.

Të përfshirë në kacafytje, siç mëson Klan Kosova, ishin Zejnel Begolli, 29 vjeç dhe Vahit Salihu, 25.

Viktima u nis menjëherë për trajtim mjekësor, ku pas trajtimit gjendja iu stabilizua dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Por, keqbërësi iku menjëherë bashkë me veturën e tij të tipit “Opel Corsa” në një drejtim tjetër.

Megjithatë, s’shkoi shumë dhe u lokalizua nga policia, nga të cilët edhe u konfiskuan disa elemente.

Klani mëson se konflikti mes dyshes s’nisi sefte këtë vikend.

Dyshohet se këta kishin raporte jo fort të mira prej kohësh, duke përfshirë edhe familjarë të tjerë.

Kjo nuk qe as hera e parë që ishte përdorur arma, pasi shpesh kishin provokuar njëri-tjetrin përmes të shtënave.

Në anën tjetër Begolli, ka pak kohë që është liruar nga burgu, pasi edhe ai ka të kaluar të errët për organet e rendit.

Vdekja tragjike e 24-vjeçares në poligonin e Prishtinës, mësohen detaje të reja, ja si ndodhi ngjarja tragjike

Të premten, më 29 gusht, një incident i rëndë ka ndodhur në poligonin e shënjestrimit “Fazani-S” në Kosovë, ku një 24-vjeçare me inicialet L.S. dyshohet se ka plagosur veten me armë zjarri, e cila më pas nuk mundi t’i përballoj plagët e marra, kështu duke ndërruar jetë pas trajtimit në QKUK, shkruan GazetaDemos.

I akuzuari kryesor është Hashim Rexhepi, njëherit drejtori dhe instruktori i poligonit, pasi i njëjti ka shkaktuar rreziktë përgjithshëm, duke lënë tashmë të ndjerën dhe një dëshmitar që të paisen me armë dhe municion pa mbikqyrjen e tij në pjesën ku bëhet gjuajtja.

Teksa e njëjta duke manovruar me armë, ka qëlluar veten në pjesën e abdomenit, ku më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në kryeqytet.

Ndërkaq, sot në Gjykatën Themlore në Prishtinë, të pandehurit Hashim Rexhepi i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, vendim të cilin e ka kundërshtuar avokatja e tij Besjana Ismaili, duke thënë se kërkesa e prokurorisë nuk ka mbështetje në nenin 163 të KPPRK-së dhe mbështetje në paragrafin 2.4 dhe 2.5 të këtij neni pasi që nuk janë përshkruar provat që e mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale.

“Nga video shohim se kemi të bëjmë me vetëvrasje e jo me manovrim të armës sikurse pretendon prokuroria në caktimin e paraburgimit”, tha avokatja Ismaili.

Ismaili shtoi se Rexhepi së bashku me djalin e tij dhe stafin e tij ia kanë dhënë ndihmën e parë tashmë të ndjerës dhe më pas duke thirrur edhe emergjencën, tutje ajo tha se i njëjti ka kontribuar në sigurim të provave duke qënë se i njëjti telefonin e tij personal e ka pasur në Shkup për servis, ai ka kontaktuar personat dhe ka mundësuar sigurimin e kamerave, passwordit, duke shtuar se edhe djali i të pandehurit ia ka dhënë policisë videon e momentit të vetëvrasjes, pra të njëjtit kanë mundësuar dhe kanë ndihmuar policinë në gjetjen e provave të nevojshme.

“Menjëhere pas ngjarjes sipas rregullave zakonore, familja Rexhepi e ka dërguar një person tek familja Sejdiu për të i kërkuar leje për pjesëmarrje në varrim dhe shprehje të keqardhjes për rastin ku familja Sediu e ka mirëpritur këtë veprim duke i lejuar familjes Rexhepi të marrin pjesë në varrim dhe prindi i tanimë të ndjerës ka kërkuar që edhe Hashim Rexhepi të jetë pjesëmarrës në varrim duke deklaruar se para familjarëve të familjes Rexhepi se ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje në mes vete, pasi e githë kjo ngjarje nuk ka ardhur sipas veprimit apo qëllimit të familjes Rexhepi”, deklaroi avokatja.

Zhvillime në Hagë: Zyrtarë amerikanë pritet…

Gjykata Speciale në Hagë po hyn në një fazë të re nga 15 shtatori, kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj. Por, kjo fazë do të ketë një element krejtësisht të veçantë: pritet prani e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sallën e gjyqit.

Më 18 gusht, ekipi mbrojtës i Thaçit mori miratimin nga SHBA-të për dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003” – një figurë e mbajtur ende në anonimitet për publikun, por e njohur për trupin gjykues. Nuk mbaron këtu: amerikanët kanë vendosur një listë të gjatë kushtesh për mënyrën se si ky person do të dëshmojë.

Sipas dokumentit të avokatit Luka Misetiç, SHBA-të kanë kufizuar fushën e pyetjeve që mund t’i bëhen dëshmitarit, kanë lejuar refuzimin e përgjigjeve për arsye konfidencialiteti, si dhe kanë kërkuar të jenë vetë prezentë gjatë marrjes në pyetje.

Në të njëjtën kohë, mbrojtja e Thaçit ka konfirmuar se është në pritje të miratimit edhe për katër dëshmitarë të tjerë. Për W04174 tashmë është dhënë drita e gjelbër nga amerikanët, ndërsa për 1DW-007 dhe 1DW-008 po vazhdojnë diskutimet. Miratimi për 1DW-010 mbetet ende i bllokuar.

Këto zhvillime nënvizojnë rolin vendimtar të SHBA-ve në procesin e Hagës, jo vetëm si vëzhgues nga jasht, por tashmë edhe si garantues të kushteve mbi të cilat dëshmitarë kyç do të flasin. Një realitet i cili i jep garancione shtesë procesit.

Vendimi i Macron për Palestinën shkakton tensione me Izraelin dhe SHBA-në

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke rihapur sfidën për zgjidhjen me dy shtete dhe duke shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe aleati i tij, Shtetet e Bashkuara.

Në një letër drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron shkruan se: “Vendosmëria jonë për të parë popullin palestinez të ketë shtetin e vet është e rrënjosur në bindjen tonë se paqja e qëndrueshme është thelbësore për sigurinë e shtetit të Izraelit.”

Ai shton se përpjekjet diplomatike vijnë nga “zemërimi ynë ndaj katastrofës së tmerrshme humanitare në Gaza, për të cilën nuk mund të ketë asnjë justifikim.”

Ky lëvizje diplomatike synon të sjellë rivendosjen e shtetit palestinez në agjendën ndërkombëtare si pjesë e një vizioni paqeje, duke pasur në fokus përfundimin e konfliktit shkatërrues në Gaza.

Policia e Kosovës ndalon një serb në veri

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në fshatin Joshanicë, në komunën e Leposaviqit, pasi ka kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur njësitet policore kanë ndaluar një automjet VW Sharan me targa serbe (NP), të drejtuar nga M.B., i lindur në vitin 1980.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 13,992 euro dhe 17,880 dinarë serbë, si dhe mallra për mobilje me vlerë rreth 600 euro. Autoritetet dyshojnë se paratë dhe mallrat janë futur në Kosovë pa deklarim doganor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Automjeti, paratë dhe mallrat janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për trajtim të mëtejshëm ligjor nga Policia dhe Dogana e Kosovës.

Kryeziu: Hashim Thaçi i mungon skenës tonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend dhe duke kërkuar rikthimin e Hashim Thaçit në skenën politike si një figurë e domosdoshme për rivendosjen e balancës demokratike.

“Hashim Thaçi i mungon skenës sonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës,” shkruan Kryeziu, duke shtuar se shpreson që Thaçi të lirohet nga akuzat dhe të rikthehet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryeziu kritikon ashpër udhëheqjen aktuale të opozitës, duke e cilësuar mendësinë e saj si “alla OJQ” dhe të paaftë për të udhëhequr një aksion serioz politik.

Ai thotë se “nuk rrëzohet Albin Kurti duke i bllokuar proceset themelore të shtetit” apo “duke u ankuar për të te ambasadat.” Sipas tij, opozita ka braktisur rolin e saj politik duke u shndërruar në një zë kritik pa veprim konkret.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeziu shprehet i bindur se Thaçi, me kthimin e tij eventual, “do ta shporrë logjikën alla OJQ nga selia e partisë” dhe do të rikthejë garën reale politike.

Postimi i plotë: