div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-358 category-paged-358 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
SBASHK-u njofton se do t’i bashkohet protestës së OVL të UÇK-së më 7 gusht

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së thirrur, më 7 gusht nga organizatat e dala nga lufta.

SBASHK-ja njofton se kësaj proteste do t’i bashkohet një numër i gjerë i punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës.

“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë, për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së është thirrur për përkrahjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor,  Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” • E-mail: info@kosovopolice.com •

Trump i prerë: Putini ka kohë deri të premten

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mund të udhëtojë për në Rusi, ndoshta të mërkurën ose të enjten, duke paralajmëruar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon një armëpushim në Ukrainë deri të premten.

“Do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve.

Ata janë personazhe dinakë dhe janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve, kështu që do të shohim se çfarë ndodh”, u tha Trump gazetarëve të dielën, raportoi Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës, të cilat ai i përshkroi verën e kaluar, nuk kishin ndryshuar.

Media ruse dhe ukrainase raportuan se kushtet përfshinin kapitullimin e Ukrainës.

Eksperti i sigurisë: Para 2030-s SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish, ja arsyeja

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është seli qendrore për të gjithë Evropën.

Elezi u shpreh se SHBA-të janë të angazhuara që të ruajnë aleancën me Kosovën ndaj është planifkuar që deri në 2030 të ndërtohet një bazë ushtarake në Nish të Serbisë, që do të bëjë të mundur vendosjen e paqes për një kohë të gjatë në Ballkan.

“SHBA mbetet realisht e angazhuar dhe shumë e interesuar që të ruajë aleancën e saj me Kosovë, të vendosë angazhim të mëtejshëm ushtarak në Kosovë dhe është pikërisht për këtë arsye pse, para 2030 do kemi ndërtimin e një baze ushtarake që do të vendoset në Nish dhe nga ku do garantohet që paqja të vendoset për një kohë të gjatë në Ballkan.

Kjp pasi që dihet që Serbia ka përdorur bashkëpunimin me Rusinë për të vepruar në këtë zonë dhe pikërisht këtu do të vendoste baza amerikane që do të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin ushtarak brenda territorit të Serbisë”, tha eksperti.

“Na mashtruat për Kosovën” – Vuçiq, ndërkombëtarëve: Turp për ju, ju kopilë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke i fajësuar ata për, siç tha, dobësimin e Serbisë ndërkohë që ndihmojnë shtetet e tjera në rajon të forcohen.

Në një fjalim të mbajtur të dielën, Vuçiq tha se i ishin bërë shumë premtime nga ndërkombëtarët lidhur me zgjedhjet në Kosovë, por ato nuk ishin mbajtur.

“Turp për ju, ju kopilë”, deklaroi ai në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Duke komentuar për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq tha se Serbia ishte shtyrë të heshtë dhe të shikojë përpara, me premtime se “askush nuk do ta prekë Kosovën”.

“Ishte e vështirë dhe e dhimbshme për një serb ta shihte. Ne heshtnim, na detyruan të heshtnim, na thanë të shikonim drejt së ardhmes, atje nuk ka më luftëra dhe konflikte. Askush nuk do ta prekë Kosovën, është e juaja. Keni edhe Republikën Serbe, gjithçka po shkon normalisht. Pastaj serbët thanë, Kosova nuk mund të bëhet, tani do t’ju marrim 14 përqind të territorit tuaj…”, deklaroi ai.

Por sipas tij, më vonë pasuan kërkesa të reja dhe humbje të territorit.

“Ata [të huajt] forcojnë gjithçka përreth nesh dhe vetëm na dobësojnë ne. Në vend që të thonë se bënë një gabim për Kosovën apo për Republikën Serbe, ata nuk pranojnë asgjë. Sepse të mëdhenjtë, të fortët, arrogantët nuk gabojnë kurrë, por gabojmë vetëm ne, të vegjlit. Ata që nuk duan të jenë shërbëtorët e tyre”, shtoi ai.

“Dhe një serb nuk do të jetë shërbëtori juaj.”

Në fund, Vuçiq iu referua drejtpërdrejt situatës në Kosovë duke shprehur zhgënjimin e tij me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, shkruan NOVA, përcjell Telegrafi.

Të hënën priten stuhi të forta, breshër dhe mundësi për vërshime

Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C.

Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i fuqishëm, do të sjellin destabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë orëve të paradites, pasditja pritet të karakterizohet nga zhvillime të fuqishme të vranësirave.

Lokalisht, këto do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Stuhitë mund të shoqërohen me erëra të forta dhe breshër të madh në zona të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën 10-15°C. /MeteoKosova/

E gjithë bota thotë të kundërtën, Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza, kjo është propagandë e Hamasit

Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka kërkuar që të angazhohet në ofrimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për pengjet që mbahen në Gaza.

Kjo deklaratë vjen pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez shfaqën dy pengje izraelite, Evyatar David dhe Rom Braslavski, në një gjendje të dukshëm të rënduar, raporton skynews.

Ai tha se i kishte thënë Lerissonit se “gënjeshtra për urinë që përhap Hamasi po shpërndahet në mbarë botën”, duke shtuar se ndaj pengjeve izraelite po kryhet një “urije sistematike”.

“Bota nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj pamjeve tronditëse që sjellin ndërmend krimet naziste”, shtoi kreu i qeverisë izraelite, duke u bërë thirrje vendeve të dënojnë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Izraeli është akuzuar për krijimin e një urie të qëllimshme në Gaza duke kufizuar qajen në ushqime brenda enklavës.

Izraeli mohon se është përgjegjës për mungesat e ushqimit dhe thotë se pretendimet për uri në Gaza janë propagandë nga Hamasi – por organizatat humanitare e kanë akuzuar qeverinë izraelite për krijimin e “kaosi, urie dhe vdekjeje”.

Ndryshe, të paktën 27 palestinezë kanë vdekur sot në Gaza ndërsa kërkonin ushqim. /Telegrafi/

Pamje/ Ky është vendi ku u mbulua sot me borë deri në 40cm – s’kishte ndodhur qe 50 vjet

Disa qytete në Australinë lindore u mbuluan me shtresën më të trashë të borës në dekada, ndërsa moti i egër përfshiu zonën këtë fundjavë, duke shkaktuar përmbytje, duke bllokuar automjete dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për mijëra shtëpi, thanë autoritetet.

Një front ajri i ftohtë ra solli rreth 40 cm borë në pjesë të veriut të Uellsit të Ri Jugor të shtunën, sasia më e madhe që nga mesi i viteve 1980, tha Miriam Bradbury, një meteorologe në zyrën e motit të Australisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Borë ra edhe në zona të shtetit fqinj të Queensland për herë të parë në 10 vjet, tha ajo.

Foto: Armidale Golf Club/via REUTERS

Bradbury tha se ndryshimi i klimës e ka bërë motin e Australisë më të paqëndrueshëm në vitet e fundit, por se kjo lloj ngjarjeje kishte ndodhur disa herë në të dhënat historike.

“Ajo që e bën këtë ngjarje të pazakontë është sasia e borës, por edhe përhapja e saj, duke mbuluar një pjesë mjaft të madhe të pllajave veriore”, tha ajo.

Me shirat e rrëmbyeshëm që godisnin zona të tjera, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor tha se kishte reaguar në më shumë se 1,455 incidente. Tha se më shumë se 100 automjete ishin bllokuar nga bora, stuhitë kishin dëmtuar ndërtesa dhe kishte lëshuar disa paralajmërime të mëdha për përmbytje.

Foto: Matt Walsh / Sky News

Dhjetëra mijëra shtëpi e kaluan natën pa energji elektrike, raportoi transmetuesi shtetëror Australian Broadcasting Corp.

Policia në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, tha se një makinë kishte ngecur në ujërat e përmbytjes të shtunën në mbrëmje dhe një pasagjere femër në të 20-at është zhdukur. Kërkimet po vazhdonin të dielën, thanë ata. /Klankosova.tv

Ymeri: Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht

Në emisionin “VV Show”, analisti Visar Ymeri ka folur për perceptimet dhe reagimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit. Ai tha se duhet bërë ndarja e qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është kjo gjykatë.

“Gjykata Speciale nuk është gjykatë e cila merret me të gjitha rastet që ndodhin, në këtë drejtim duhet me bo këtë ndarje,” u shpreh Ymeri. Sipas tij, pritjet që janë krijuar për këtë institucion kanë qenë të pabazuara.

“Mendoj që kanë pas pritje nga Gjykata Speciale të pabazuara, unë i kuptoj familjarët të cilët presin që 25 vjet me ditë kush ua ka vra babën, vëllain, mirëpo qiky frustrim që vjen nga mos gjetja e akterëve nuk bën me u vesh dikujt pse ja ki inati,” theksoi ai.

Ai ka komentuar edhe reagimet që kanë ardhur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke i cilësuar si të natyrës politike dhe jo të lidhura me drejtësinë.

“I kam pa reagimet e një pjese të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe përkrahësve të tyre, reagimet e tyre nuk kanë të bëjnë me procesin e drejtësisë. Është çështje politike,” tha Ymeri.

Sipas tij, qëllimi i këtyre reagimeve është përfitimi politik: “Reagimi i tyre është reagim nga paniku, ata dojnë me ju kallxu qytetarëve të Kosovës që Hashim Thaçi është i keq, a po ju kujtohet kush është ky, për me përfitu politikisht.”

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen

Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen.

Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë të veçantë për të, urimet ndaj nënës Hyrë nuk i kursyen bashkëpartiakët e tij.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar nënën Hyrë në ditëlindjen e saj, duke thënë se ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri.

“Nëna e liderit tonë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Nëna Hyrë e ka sot ditëlindjen. Ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri. Qofsh shekullore Nëna Hyrë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.