div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-358 category-paged-358 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Frikë në mbrëmje: Tërmet me epiqendër në Kosovë, ndjehet në tri shtete

Para pak minutash, Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se është ndjerë tërmet në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

Nga atje thonë se tërmeti është regjistruar në ora 22:43 dhe ka pasur epiqendrën në Kosovë, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, me magnitudë prej 2.6 të shkallës së Rihterit.

“Sipas informacioneve të deritashme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftim.

Institucionet në horizont? Xhevahire Izmaku jep shpresa për javën e ardhshme

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, është shprehur optimiste se javën e ardhme vendi mund të ketë institucione.

Ajo ka bërë me dije se takimi i paralajmëruar në mes të Albin Kurtit dhe Fatmir Limjat mund të mbahet në fund të javës.

në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ajo ka treguar se Nisma nuk ka hequr dorë nga posti i kryeparlamenatrit.

“Java e ardhshme ndoshta ka me na dalë me një rezultat pozitiv edhe ma frytëdhënëse. Po dua me shpresua edhe po besoj që këna me buzëqesh si vend dhe me pa vendin me institucione”, ka thënë Izmaku, duke dhënë detaje tjera.

“Në momentin kur kërkohet partneritet ti e mendon se çfarë përgjegjësie ke me marrë dhe në këtë drejtim Nisma e ka mendua që përgjegjësinë që do ta qonte në vend me sukses është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe unë mendoj që bisedimet të vazhdojnë dhe pres që kjo të kurorëzohet po assesi nuk ka qenë kushtëzim”, ka thënë ajo.

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 17.07.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

LP 10kV J15 Viva Fresh (kodi: 19000028) nga ora 11:00 deri 12:00

Vendet: Viva Fresh, Hotel Gorenja, Al Petroll, Koral, fusha Sheki, Skender Mramori, Proten dhe Ondeks Mont.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi dhe testimi i ndëprerësit.

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV J28 Llapushnik (kodi: 16100028) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuçak,Divjakë, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnik, Kleçkë e re, Berishë dhe Terpezë,

Arsyeja: Punime sipas projektit investiv. vendosja e konzollave, izolatorëve dhe përçuesit në linjën e re dhe demontimi i rrjetit të vjetër.

 

* * *

Punime nga KOSTT-i

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 5:

Do të ndërprehen TR 1 (J08) dhe TR 2 (J23) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00 deri në 09:30

Vendet: rrugët: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6 dhe Nexhmi Llumnica, Kodra e trimave, Kolovica e re, Kolovica e vjetër, Kodra e Trimave (te Zjarrfiksat), Çamëria 3, Xhemajl Ibishi (1,3), Abedin Rexha, Fusha e Pajtimit 2, Shkolla e Gjelbër dhe Hasan Brahimi, Pompat e ujësjellësit, Kodra e Trimave 3, Kodra e Trimave 4, Kodra e trimave 1/1, Kodra e trimave ½ , Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Sh.F. Emin Duraku, Spitali i mushkërive I, Bardh Humolli- N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku-Deshishku Constraction, Kodra e Trimave 5, Xhamia e Llapit II, Qendra e Panaireve, Shaban Shala.

Fshatrat: Bardhosh, Baci Pertoll, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Bardhoshi dhe Bërnica e Ulët,Barilevë Sheshivarët,Shaljanët,te Xhamia,Drenovc Gashët,”Kuvilab” private, Rub Shpk-Samir Rexha, Ndriçimi publik për autostradë, Prugovc: Kaqure, Baci Pertoll, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Llukar, Makovc dhe Sinidol.

Arsyeja: Punime nga KOSTT-i. Punime në zhvillimin e Projektit “Furnizimi dhe montimi i shenjave për sinjalizim të linjave sipas kërkesave të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës”.

Prizren:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV]  Dragash do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Rapqa (kodi: 30036009)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci i Ulët, Krsteci Nalt, Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë dhe TS-Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Prizreni 1 (H10) do të ndërprehet:

LP 35/10[kV] Pirana (H01) me kod: 300340 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 12:00  deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël dhe I.M.N”Tulltorja” në Landovicë.

Arsyeja Energjizimi i kabllove pa ngarkese ne kthinat e reja 35kV, punime sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III LP 10kV – Gaçka degëzimi degëzimi i Semajes dhe pa tension mbesin këta TS-a nga ora 10:30 deri 15:00

1.TS 10/04kV TS-Afrim Tafa-Baic (fabrika e ujit) (kodi: 40042002189)

2.TS 10/04kV GREEN HILL SH.P.K. (kodi: 40042002258)

3.TS 10/04kV TS Semaj (kodi: 40042002037)

4.TS 10/04kV TS Vizioni (kodi: 40042002039)

5.TS 10/04kV TS Sllatina (kodi: 40042002040)

6.TS 10/04kV TS Bajnic (kodi: 40042002036)

7.TS 10/04kV TS Bainca te shkolla(Rexhepovit) (kodi: 40042002183)

8.TS 10/04kV TS-Gurthysi 7 Shtatori-Isa Vishi (kodi: 40042002186)

9.TS 10/04kV TS Gaçka – B.Curri (kodi: 40042002026)

10. TS 10/04kV TS TS Pompa te Semajt-Gaçkë- B.Curri (kodi: 40042002242)

11.TS 10/04kV TS Prushaj (kodi: 40042002038)

Vendet: Semajë, Bajnicë, Gaçkë dhe Gërlicë e Epërme.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Nga LP 10kV J03 Jezerci në Stabiliment do te nderprehen këta trfostacione nga ora 11:00 deri 13:30

1.TS 10/04[kV] NPSH-Veli Comerc (kodi: 40042003188)

2.TS 10/04[kV] Hija e Maleve (kodi: 40042003270)

3.TS 10/04[kV] TE LISAT E JEZERCIT (kodi: 40042003276)

4.TS 10/04[kV] Xhamija, Balaj (kodi: 40042003174)

5.TS 10/04[kV] Jezerc – Kalanica (kodi: 40042003057)

6.TS 10/04[kV] Jezerc – Verishta (kodi: 40042003058)

7.TS 10/04[kV] Jezerc – Azemit (kodi: 40042003059)

8.TS 10/04[kV] Mahalla Katunit (kodi: 40042003060)

9.TS 10/04[kV] Jezerc – Ukëzmajli (kodi: 40042003061)

10.TS 10/04[kV] Jezerc – Maqitev (kodi: 40042003062)

11.TS 10/04[kV] ARIU IDRIZ MALOKU (kodi: 40042003264)

12.TS 10/04[kV] Fiton Idriz Sojeva (kodi: 40042003275)

13.TS 10/04[kV] Muhamet Hasani lagje (kodi: 40042003277)

14.TS 10/04[kV] Jezerc e reja (kodi: 40042003341)

15.TS 10/04[kV] Nerodime – Kulla (kodi: 40042003056)

Vendet: Jezercë, Balaj dhe Nerodime e Epërme.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i mbrojtjes rele.

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

LP 10kV J19 Kosova Petroll (kodi: 40041003)  nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: rrugët: Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë); fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

Arsyeja:  Projekte investive, montimi i trafos së re në Projektin Prelez III Isa TS i ri.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

LP 10kV J12 Shkolla e mesme Adem Gllavica (kodi: 41000010) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: rr.Avdi Kelmendi, rr.Zylfije Gashi, rr.Lidhja e Prizrenit. rr. Bajram Gashi, rr. Skënderbeu, rr.Fehmi Agani, rr.Gjergj Fishta, rr.Qamil Olluri, rr.Hajredin Bajrami, rr.Robert Gajdiku, rr.Shtjefën Gjeçovi, rr.Tahir Sinani, rr.e Shqipërisë dhe rr.Mbret Zog.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik, realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV

Mitrovicë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV  J07 Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq dhe Brusnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i transformatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve në Balincë – evitimi i vërejtjeve pas incizimit me dron.

2.

Nga NS 110/10(20)[kV] Skenderaj do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açarevë

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, tërheqja e përçuesve, ndërrimi i izolatorëve dhe kontrollimi i TS-it.

****

Punime nga palët e treta

1.  

Nga TS 35/10[kV] Shupkovci do të ndërpritet:

LP 10kV J07 Kqiqi (kodi: 70000102) në dy termine nga ora 11:00 deri 11:30 dhe nga ora 13:45  deri 14:00.

Vendet: Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe Kçiqi i Madh.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

TS 35/10[kV] Shupkovci do të ndërpritet:

NS10/04kV TS-i Hotel Dardania me kod:70000102032 nga ora 11:00 deri 14:00 .

Vendet: Hotel Dardani.

Arsyeja: Demontimi i TS 100kVA montimi i TS 250KVA sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

Gjakovë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Caralluka (kodi: 82082001) nga ora 10:30 deri në orën 15:30

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, përmirësimi i vërejtjeve.

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë,  Dobrosh, Hereç,  Molliq, Nivokaz, Osek Hil ë(një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubull; rrugët:Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa dhe Lekë Dukagjini

Arsyeja:  Projekte investive,  ndërrimi i siguresave të tensionit të mesëm dhe pastrimi i terrenit.

Ky është i riu që vdiq dje në Prishtinë

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës.

Viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje.

Viktima është Rien Bytyqi, 24 vjeçar.

Të gjitha njësitë e nevojshme – Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit – janë angazhuar në hetimin e rastit.

Kica-Xhelili: Qëllimi i pushtetit të Kurtit është që t’iu lodh, t’iu hutojë, dhe të mos besoni më në asgjë

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar ashpër qeverinë në largim Kurti për, siç ka thënë ajo, shkelje të përditshme të ligjit dhe përpjekje për të krijuar konfuzion te qytetarët përmes një “katrahurë shkeljesh që minojnë demokracinë.”

Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, i cili, sipas saj, vërtetoi se “krejt kabineti Kurti janë shkelës të ligjit, jo herë pas here, por çdo ditë”.

Deputetja Kica-Xhelili ka bërë thirrje për një kërkesë të qartë dhe njëzëshme: të lejohen deputetët e zgjedhur të popullit të votojnë për kryetarin e Kuvendit, “ashtu siç e kërkon rendi juridik”.

“Gjithçka po ju duket e pakuptimtë, apo jo? Dhe nuk keni faj. Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit: që ju të lodheni, të hutoheni, të mos besoni më në asgjë, derisa edhe më bazikja të tingëllojë e dyshimtë.

Në këtë përpjekje për ta shtrembëruar të vërtetën, tani i keni dëgjuar edhe sulmet e tyre të reja kundër vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme. Pse? Sepse ai vendim e tha qartë: krejt kabineti Kurti janë shkelës të ligjit. Jo herë pas here, por çdo ditë. Dhe sipas Kurtit & co, ju nuk “guxoni” ta pranoni këtë si fakt”.

Operacioni Stuhia | Kroacia përgatitet për shënimin e 30 vjetorit të fitores ndaj Serbisë, tregon fuqinë ushtarake

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit policor ushtarak Stuhia (Oluja), dhe përgatitjet për ngjarjen tashmë janë duke u zhvilluar në disa vende të Kroacisë.

Parada do të mbahet më 31 korrik në Zagreb, dhe është njoftuar një shfaqje e njësive të mekanizuara të Ushtrisë Kroate, përfshirë automjete të reja luftarake.

“Përgatitjet për paradën ceremoniale ushtarake me rastin e 30-vjetorit të VRO Oluja janë në kulmin e tyre! Trajnimi intensiv i skalioneve të mekanizuara të Ushtrisë Kroate është duke u zhvilluar për spektaklin ushtarak që na pret më 31 korrik në Zagreb! Në paradë, do të keni mundësi të shihni më shumë se 500 automjete luftarake dhe jo-luftarake, përfshirë tanket luftarake Leopard që do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë në të ardhmen. Jeni të gjithë të mirëpritur në Zagreb më 31 korrik!”, shkroi ai Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Alaskën, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonave bregdetare. Lëkundjet e forta janë regjistruar në një thellësi prej 30.5 kilometrash dhe janë ndjerë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.

Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami, epiqendra e tërmetit ishte rreth 55 milje (88 kilometra) në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof. Tërmeti u regjistrua në orën 12:38 sipas kohës lokale (4:38 pasdite ET).

Menjëherë pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam në disa zona bregdetare. Edhe pse nuk pritet një përmbytje e gjerë, ekspertët paralajmërojnë për rryma të fuqishme dhe valë të rrezikshme për këdo që ndodhet afër ujit.

Qendra Sizmologjike e Alaskës ka bërë të ditur se aktualisht nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në proces. Banorët janë këshilluar të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për mbrojtje civile.

Ky tërmet ka rikthyer kujtimet e zymta të vitit 1958, kur një rrëshqitje toke e shkaktuar nga një tërmet në Gjirin Lituya gjeneroi një megatsunami me një valë gati 525 metra të lartë – më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.

Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se, ndonëse mundësia për një cunam ekstrem është e ulët, Alaskës nuk i mungojnë kushtet gjeologjike që mund të krijojnë skenarë të tillë, sidomos nëse tërmetet shoqërohen me rrëshqitje masive në terrene të thepisura pranë bregdetit.

Lladrovci i bënë thirrje publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë një thirrje publike kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Lladrovci i ka thënë ‘vendos nesër’, por vendos ti personalisht jo ndonjë anëtar i kryesisë nga Skenderaj apo Kamenicës, .

“Sonte i bëj ftesë liderit vendos nesër, vendose ti jo me vendos për mua ai anëtari i kryesisë së Skenderajt ose Kamenicës. Vendose ti unë jam kryetari i PDK-së, unë vendosi”, ka thënë Lladrovci në Pressing.

Lladrovci: Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së.

Lladrovci në T7 tha se askush nuk mund ta largojë nga PDK.

“Unë po thom që nuk ka bir nane që me m’qet prej PDK. Unë jam PDK, unë ia kom rrit vlerat PDK’së, jam rrit me PDK. Ma përmenin Aleancën, qysh dikush po del kundër teje, saherë po ka zgjedhje qendrore hajde bohum bashkë, e kur ka zgjedhje lokale prenu ju mes veti se na pe qesim njanin që na ka premtu edhe do sene tjera”, tha ai.

Izraeli sulmon Damaskun

Izraeli ka rritur sulmet ajrore ndaj Sirisë, përfshirë kryeqytetin Damask, duke deklaruar se po ndërhyn në mbështetje të komunitetit minoritar druzi, i cili është përfshirë në një konflikt të armatosur me grupe të tjera siriane.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka publikuar një video që tregon një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një ndërtese në Damask, i cili ndodhi gjatë një transmetimi live televiziv – gazetari shihet duke u larguar me shpejtësi nga studioja pasi ndërtesa goditet.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dhënë një deklaratë të ashpër pas sulmeve ajrore në Damask dhe në jug të Sirisë.

“Paralajmërimet në Damask kanë përfunduar – tani do të vijnë goditje të dhimbshme”, shkruan Katz.

Ai thotë se forcat izraelite do të vazhdojnë të veprojnë me forcë në zonën e Suweida-s, ku Izraeli ka ndërhyrë kohët e fundit për shkak të përleshjeve mes komunitetit minoritar druzi dhe grupeve të tjera të armatosura siriane.

Duke iu drejtuar komunitetit druzi në Izrael, Katz deklaron se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të mbrojnë popullsinë druzi në Siri.

“Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi marrë një angazhim – dhe do ta mbajmë atë”, shton ai.