Përmbysje rezultati në Gjakovë edhe me votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta

Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka siguruar 32 vota me kusht, ose 58,18%, ndërsa Gola ka marrë 23 vota, përkatësisht 41,82%.

Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota (66,67%), ndërsa Gola ka siguruar 33 vota (33,33%).

Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa përfshirë votat me postë, Gjini ka grumbulluar 17,231 vota, ose 56,46%, ndërsa Gola 13,287 vota, apo 43,54%.

Paralajmërime për shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.

Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore. Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese.

Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.

Numërohen votat e diasporës për Mitrovicën – ja kush po prinë bindshëm

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes.

Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsejtë 298 vota, derisa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.

Rezultatet e diasporës në Prishtinë: Çeku bindshëm para Ramës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për komunën e Prishtinës.

Vota nga disapora më shumë ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.

Hajrulla Çeku ka marrë gjithsejtë 395 vota, derisa Perparim Rama ka marrë 168 vota.

Befasi në këtë komunë: Diaspora voton masivisht VV-në – a arriti të përmbysë rezultatin ndaj LDK-së?

Vitia ishte komuna e vetme ku votat e diasporës mund të ndryshonin rezultatin e balotazhit, por megjithatë LDK ka arritur ta ruajë epërsinë.

Sipas numërimit të votave me postë:

VV ka marrë 317 vota,

LDK ka marrë 234 vota.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese në diasporë, diferenca nuk mjaftoi për ta kapërcyer avantazhin e krijuar nga votimi i rregullt, transmeton Indeksonline

Rezultati total:

LDK – Sokol Haliti: 8,622 vota

VV – Arsim Ademi: 8,486 vota

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë, këto janë rezultatet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, derisa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82% prej tyre.

Kurse, në votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, derisa Prebreza me 48.39% të këtyre votave.

Dramë në Viti, LDK e VV në garë të ngushtë – kaq është diferenca pas numërimit të votave të fundit

Në Viti po zhvillohet beteja më e ngushtë e balotazhit. Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, ndërsa 552 vota nga diaspora pritet të numërohen sot.

LDK me Sokol Halitin ka 8,352 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Arsim Ademi, 8,155 vota.

Meqë numri i votave me postë është më i madh se hendeku mes tyre, Vitia mbetet e vetmja komunë ku rezultati mund të ndryshojë plotësisht.

QNR sot nga ora 10:00 nis numërimin e fletëvotimeve të diasporës për raundin e dytë në 18 komuna, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Votat me kusht dhe me nevoja të veçanta, sa vota morën Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Pejës.

Sa i përket votave me nevoja të veçanta, Gazmend Muhaxheri ka marrë 107, derisa kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi vetëm 38.

Ndërsa tek votat me kusht, Kelmendi ka marrë 14 vota, derisa Muhaxheri vetëm 8.

Numërohen votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Prizren: Sa fituan Totaj e Abrashi?

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prizrenit.

Shaqir Totaj i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 47 derisa Artan Abrashi i VV-së 28.

Sa i përket votave me kusht, Abrashi i VV-së ka marrë 75 derisa Totaj 52.

Kaq vota morën Arian Tahiri e Faton Peci nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka  marrë 38 vota, derisa Faton Peci i LVV-së, 26.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Faton Peci i LVV-së ka marrë 70 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së vetëm 39.